Kulakia qė u bė mjeke


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Kulakia qė u bė mjeke

    Receta Gatimi

    Si ēdo fund muaji paraqitet tek sporteli I arkėtares tė tėrheq bursėn, prej xxx lekėsh, sapo erdhi radha arkėtaria pyet

    - emrin ju lutem

    -Zyl Shaban Hajdari, pėrgjigjet studentja e mjeksisė

    Arkėtaria pasi kontrolloi listen e emrave dhe me njė habi nė fytyrėn e saj thotė vajzės

    - ka njė ngatėrres me bursėn tuaj, paraqitu nė sekretarin e fakultetit pėr sqarim.

    Me dyshime qė i vinin nė mėndje, vazhdoi rrugėn drejt sekretarisė sė fakultetit, Ēfarė ngatėrrese tė jet vallė! , por asnjė ide e sakt nuk i vinte nė mėndje. Mė nė fund arriti nė sekretari, sekretaria njė zonjė grua, e dhimbshur, e dashur, sapo pa vajzėn e kuptoi pse kishte ardhur , e njifte studenten si njė vajzė shum tė mire dhe student shėmbullore, e dėgjoi problemin e sajė pa i ngritur sytė, i thot shkojmė nesėr tek dekani tė sqarohemi. Asnjė sqarim, nga askush , studentja kthehet nė dhomėn e konviktit, e pikėlluar pa masė, me njė parandjenjė tė keqe qė e mundonte nė shpirt. Shoqet e dhomės dy vajza nga Korēa dhe njėra nga Dibra, e dėgjuan me shqetėsim hallin e shoqes sė tyre, u pėrpoqėn ti jepnin zemėr, duke hamendėsuar “do jet ndonjė gabim qė rregullohet shpejt, andaj mos u shqetėso”.

    Tė nesėrmen nė mėngjes nga ora 7 e 30 minuta takohet me sekretaren, dhe tė dyja paraqiten nė zyrėn e dekanit tė fakultetit. Dekan nė ato vite ishte Hiqmet Dibra, mjek neorolog, Profesor nė Fakultetin e mjeksisė, njeri i respektueshėm nga tė gjithė, njeri me vlera tė larta. Dekani ishte nė dijeni tė ēėshtjes, dhe me shum keqardhje ndaj vajzės I thot:

    -Mė vjen shum keq, shum shum keq, por duhet tė tė komunikoj qė tė ėshtė prerė e drejta e studimit dhe bursa, vėndim I ardhur nga rrethi juaj.

    Sikur tavani u rrėzua dhe ra mbi kokėn e students, ndryshe nuk kishte sit ė ishte ai lajm, lotėt filluan teposhtėn, sado qė pėrpiqej tė mbahej, lajmi ishte tronditės. Sekretaria, pėrpiqej tė qetsonte vajzėn, e afron nga vetja, i mbėshtet kokėn mbi kraharorin e saj. Do gjėndet njė zgjidhje – pėrpiqej tė qetsonte sekretaria.

    - Pse ta ket bėr kėtė rrethi im, pse duhet tė mė presin tė drejtėn e studimit!

    - A ke ndonjė cen nė biografi? mendohu pak.

    - Dikur familja ime qe shpallur kulak, por pas disa vitesh e hoqėn atė emėr, pasi njė nga partizanėt qė kishte ngrėn e pirė, nė shtėpin e prindėrve tė mi, kur mori vesh emėrtimin qė I kishin vėn familjes sė Shaban Avdisė , kėrkoi menjėher tė hiqej, pasi ajo shtėpi vėrtet kishte qėn shtėpia mė e pasur e Hajdarajve, por kishte pritur e pėrcjellur partizan gjat kohės sė luftės nacional ēlirimtare, kėshtu u hoq emri kulak familjes time.

    Dekani si njeri i mir qė ishte me shum vlera humane I thot studentes:

    - Dėgjo vajz e mbarė, tė njoh pėr vajzė tė mire dhe student tė mire, kam aq kopetenca qė e drejta e studimit tė mos tė tė pritet, dhe do e bėj kėtė, siē e kam bėr dhe pėr shum student tė tjerė, si pėr Llazant e Shkodrės qė kishin njė bjografi shum her mė tė sterrosur se kjo e jotja, problem qėndron, nėse ke mundėsi tė ushqehesh , sepse pėr tė drejtėn e burses, e ka nė dor vetėm rrethi, un nuk kam gjė nė dorė pėr kėtė.

    - Posi, kam mundėsi, ska asnjė problem pėr kėtė

    - Shum mire pra,mos ta ēojmė mė gjat, shko direkt nė mėsim.

    Nga entuziazmi i madh qė fitoi sėrish tė drejtėn e studimit, ėndėrrėn e saj pėr tu bėr mjeke, niset pėr nė klas, pa e menduar fare, si do ja bėnte pėr lekėt. Rrugės pėr nė konvikt, po mendohej, si do ushqehej, ku do i gjente lekėt, prindėrit skishin asnjė mundėsi pėr ta ndihmuar, pasi ato vite qė u shpallėn kulak prindėrit e saj u detyruan tė paguajn taksa shtetit, babai i sajė ishte detyrur tė bėnte “punė korrektojse”, kėshtu quhej atėherė puna e detyruar pa pagesė , familja ishte rrėnuar ekonomikisht, me rrogėn qė merrej nė kooperativ, me zor mbanin frymėn, ishin dhe dy vėllezrit dhe motra e vogėl qė duheshin shkolluar. Njė frik po I kaplonte shpirtin, ndodhej nė njė qytet tė madh, ku nuk njihte asnjė njeri qė mund ta ndihmonte, pėr veē studentėve qė vinin nga I njėjti rreth nga i cili vinte edhe vet ajo. Kishte 300 lek tė vjetra tė kursyera, pėr tė bler ndonjė veshje tė bukur, apo ndonjė dhuratė pėr motrėn dhe vėllezrit, kur tė shkonte pėr festat e fundvitit nė shtėpi. Me aq lekė njė muaj e kaloj, mendonte vajza e re, po pastaj,,,

    Me kėto mendime nė kokė, arriti ashtu si pa e kuptuar nė dhomėn e konviktit, shoqet i gjeti nė dhomė, ato e vun re menjėher nga fytyra e ngrysur e saj qė lajmet ishin jo tė mira. Me pak fjal ua tregoi gjith bisedėn me dekanin, dhe vendimin e saj pėr tė vazhduar studimet, por ēėshtja ishte mė keq se kaq.

    Si do ushqehej?

    Shoqet e saj e dėgjuan me vėmėndje deri nė fund, dhe pa pasur nevoj pėr diskutim mes njėra tjetrės I than

    - Shum mire ke bėr qė ke pranuar tė vazhdosh studimet, sa pėr tė ngrėnėn mos u shqetėso fare, do hash me neve, ne tė treja e kemi bursėn, do tė japim lek nga bursa jonė, kur tė kesh nevoj tė ikėsh nė vėndlindje, mos u bėj merak fare.

    Vendimi i shoqeve e bėri vajzėn tė fluturonte nga gėzimi, sikur hoqi njė barrė tė madhe nga shpirti, por prap ndjehej keq, si do u lante borxhin shoqeve tė veta, nuk ishte pak tė tė mbanin me tė ngrėn pėr pesė vjetėt e fakultet

    Pas pak ditėsh, vjen ta takojė njė miku i familjes sė sajė, Bajram Dega, punonjės nė tregti, I cili e bėnte shpesh rrugėn pėr nė Tiranė. Bajrami e kishte marr vesh problemin e vajzės, dhe e kėshillon qė tė shkruaj letėr ēdo ditė nga njė, drejtuar Enver Hoxhės, Ministrisė sė Shėndetėsisė, Ministrisė sė Financės, letra pa fund pasi sipas Bajramit, pas shum letrash, njėra do I bjeri nė dorė nė mos Enver Hoxhės, dikujt tjetėr.

    Nė pritje tė pėrgjigjes sė letrave tė sajė, vjen njė thirrje nga nėna, nė tė cilėn thuhej, tė nesėrmen nė orėn 4 tė mbasdites tė paraqitej nė postė.

    Kjo thirrje e trėmbi vajzėn pa masė, pasi tė nesėrmen nėna e sajė do udhėtonte 4 orė nga fshati pėr nė qytet, qė tė fliste me tė bijėn, pasi fshati nuk kishte akoma telefon. Ēfar tė ket ndodhur vallė!



    Nėna – ku je moj bijė, ēka kėrkon nėpėr rrugėt e Tiranės, na kan tregu qė ta kan pre bursėn edhe tė drejtėn e studimit, mos na korit duke nejt rrugėve, kthehu nė shtėpi tė past nėna.

    Bija – jo nanė nuk mė kan pre tė drejtėn e studimit, un shkoj nė shkoll ēdo ditė, bursėn po ma prenė, dekani ėshtė njeri i mire, ai e bani tė mundur qė un tė vazhdoj shkollėn

    Nėna – po ēka po han moj bijė, nėse merr rrugėt e kėqija, nuk mė duhesh mė as mjeke, pash nanėn mos u sjell rrugėve po kthehu nė shtėpi

    Bija - do ha me shoqet e dhomės njė her nė ditė, a nė shtėpi nuk kthehem pa u ba doktorreshė, ato vet mė than se do mė ndihmojnė, megjithse shpresoj se do ma kthejnė prap bursėn.



    Nėnės sė shkret i kishin vajtur thashethemexhinjt e katunit, i kishin treguar qė vajzės ja kishin hequr tė drejtėn e studimit gjithashtu dhe bursin,kishin hedhur dhe kunja, pėr qėndrimin e vajzės sė sajėn nė Tiranė, pa lekė, dhe pa tė drejt vajtjeje nė shkollė, kishin hedhur ide tė ēuditshme se si mund tė jetoj njė vajzė e vetme nė mes tė Tiranės pa asnjė mbėshtetje. Kjo e kishte mėrzitur shum nėnėn e gjorė, dhe kishte marr vendimin tė dilte vet nė qytet, e tė fliste vet me vajzėn. Kishte besim tė plot te vajza e sajė.

    U kthye nė fshat, dhe ua pėrplasi nė sy thashethemexhinjve, - vajzėn e kam nė shkoll doni apo s’doni ju ajo do bėhet doktorreshė,,, me kaq ua mbylli gojėn tė ligėve dhe nuk I la tė diskutojnė mė

    Letrat vazhdonte ti shkruante ēdo ditė studentja bashk me shoqet e dhomės, u bė specialiste pėr letrat, pas gati tre muajsh, u kthye njė pėrgjiegje, “paraqituni nė sekretarinė e fakultetit”. Gati luajti mėndsh nga gėzimi, mė nė fund dikush kishte marrė mundimin tė lexonte njė nga letrat e saja, sa gjat po i dukej pritja deri nesėr. Qė nė mėngjes u paraqit nė derė te sekretares, sekretarja sa e pa , gjith gėzim i thirri, “fitove vajzė”, i kishin kthyer tė drejtėn e burses. Po atė ditė bėri dhe tėrheqjen e lekėve pėr tre muajt e kaluar.

    Epilog

    Kushėriri nga babai i students, i cili kishte detyrėn e sekretarit tė partis nė kooperativėn e fshatit, ishte paraqitur nė zyrėn e sekretarit tė pare tė rrethit, dhe me njė ton indinjues i thot

    - Doni tė bėni doktorresh vajzėn e kulakut, don me marr nė qaf popullin, me armiqt si e bija e Shaban Avdisė sė Hajdarajve

    Kjo gjė e kishte trėmbur sekretarin e pare tė parties sė rrethit , i cili vandos ti heq tė drejtėn e studimit dhe tė drejtėn e burses, po ky sekretar qė ia kishte dhėn mė pare.

    Studentja i pėrfundoi studimet, punoi si mjeke pėr 30 vjet nė rrethin e saj Tropojė, gėzoi rrespektin e tė gjithėve.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    Suksese per shkrimet tuaja

  3. #3
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Suksese per shkrimet tuaja
    Faleminderit Renix

+ Pėrgjigju tek Diskutimi