E gjithė familja ėshtė ulur nė sallon. Ndizet televizori. Lajmet e ditės transmetojnė imazhe dhune dhe terrori. Edhe fėmijėt shikojnė. Mos i lini kurrė vetėm!

Familja ėshtė ulur rreth tavolinė. Ėshtė ora e darkės. Si gjithmonė babi do shikojė lajmet. S’ka kukulla me kartona, s’ka emisione pėr fėmijė, s’ka muzikė. Nė kėtė orė ka vetėm lajme. Pas siglės qė lajmėron fillimin e edicionit tė darkės, spikerja fillon njė e nga njė me lajmet. E gjithė familja qetėsi! Edhe fėmijėt!

“Njė baba qėllon tė birin 7-vjeēar pėr vdekje, pėr t’u hakmarrė pėr tė shoqen e cila e braktisi para tre ditėsh”; “250 persona u vranė dje nė Irak si pasojė e njė shpėrthimi minash. Ndėr tė vrarėt edhe 37 fėmijė”; “Tjetėr aksidente ajror. 70 tė vdekur dhe 37 tė humbur ėshtė bilanci i rrėzimit tė avionit amerikan dje nė brigjet e Paqėsorit, si pasojė e njė defekti nė njėrin prej motorėve”...

Lajmet, tė preferuara nga fėmijėt!
Informacione, qė pėr tė rriturit, tė cilėt e kanė tė stėrvitur dėgjimin me aksidente, vrasje, tė humbur e tė mbytur, janė mėse tė dėgjueshme. Pėr ta, lajme tė tilla do tė pėrbėnin gjėnė mė normale nė botė. Por nuk vlen e njėjta gjė pėr fėmijėt, tė cilėt mund tė turbullohen jo vetėm sepse janė duke dėgjuar pėr kaq e aq tė vrarė apo tė aksidentuar, por mbi tė gjitha sepse imazhet qė transmetohen nė ekran mund tė shkaktojnė tek ta trauma tė vėrteta psikologjike.

E megjithatė, sipas disa statistikave, mendohet se edicioni lajmeve ėshtė programi mė i ndjekur dhe mė pak i censuruar nėpėr shtėpitė e evropianėve. Prindėrit pėrpiqen aq shumė qė tė mbrojnė fėmijėt e tyre nga filmat me skena dhune, kontrollojnė me kujdes programet qė ata ndjekin nė televizor. Madje edhe vetė mediat vendosin nė ekran simbole treguese me moshėn pėrkatėse qė mund tė ndjekė aksh program televiziv, duke paralajmėruar se ky apo ai film nuk lejohet pėr fėmijėt nėn moshėn 16 vjeē. Por as kujdesi i prindėrve dhe as ai i mediave nuk vlen kur vjen puna tek lajmet. Janė tė lirė t’i shohin fėmijė e tė rritur.



Fėmijėve u duhen shpjeguar tė gjitha

Si tė mbrosh njė fėmijė nga informacionet shumė tė ashpra dhe direkte, qė mund tė ndikojnė pėr keq nė gjendjen e tyre shpirtėrore?

Fėmijėt kanė tė drejtė qė tė informohen dhe tė dinė gjithēka qė ndodh nė botė. Kjo i ndihmon tė jenė nė dijeni tė realitetit dhe mbi tė gjithė shėrben si material pėr zhvillimin e tyre. Por ėshtė e domosdoshme qė gjatė ndjekjes sė lajme nė televizor, pranė fėmijės tė jetė gjithmonė njė i rritur, i cili tė jetė i gatshėm t’u pėrgjigjet pyetjeve qė mund t’i linin fėmijės gjatė dėgjimit tė lajmeve, edhe t’i sqarojnė pėr ēdo lajm aspak etik qė mund tė transmetohet. Nė kėtė mėnyrė prindi mund tė qetėsojė edhe frikėrat qė mund t’i lindin fėmijės gjatė ndonjė imazhi qė do tė ishte i tepruar pėr syrin e njė tij. Nuk ka asnjė eveniment apo ngjarje qė nuk mund tė diskutohet me fėmijėt nėse ata janė nė moshėn e fillimit tė shkollės. Ata mund tė kuptojnė gjithēka qė tė rriturit u shpjegojnė. Do tė ishte e dėmshme nėse fėmijėt diskutojnė mes tyre ato qė kanė dėgjuar nga mė tė mėdhenjtė ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė t’i sqarosh –edhe kur ata nuk ta kėrkojnė njė gjė tė tillė- pėr ēdo gjė qė fėmijėt shohin e dėgjojnė, por sidomos pėr ato gjėra qė janė vėrtet tė kėqija dhe tė paperceptueshme pėr njė fėmijė.



Ėshtė mirė tė flasėsh me fėmijėt sidomos pėr ato gjėra qė ata mund t’i trembin. Prindėrit asnjėherė nuk duhet tė kenė frikė t’i njohin fėmijėt e tyre me realitetin, sido qė tė jetė ai. Ata duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm pėr faktin qė ėshtė e pamundur t’i ruash nga informacione qė pėrēojnė dhunė dhe skena tė papėrshtatshme. Do tė ishte e palogjikshme qė ta ndalosh njė fėmijė qė shohė edicionet e lajmeve, me tė cilat ekranet janė deri nė grykė nga mėngjesi deri nė darkė. Nė kėtė rast mė mirė t’u shpjegosh gjithēka, pasi mbi tė gjitha televizioni ėshtė njė instrument shumė i nevojshėm nė edukimin e fėmijėve, sepse u mėson atyre se si tė bėjnė dallimin nga historitė e sajuara tė filmave apo tė kukullave me kartona, nė ato tė botės reale tė treguara sidomos nga lajmet. Kėshtu shpjegojnė sociologėt.



Kur dhe ku ndodhin ngjarjet

Prindėrit duhet tė tregohen tė vėmendshėm dhe tė ndihmojnė fėmijėn tė bėjė distancimin nga ajo qė shohin nė televizor. Nė pak minuta, emisioni i lajmeve ėshtė nė gjendje tė servirė njė informacion tė bollshėm pėr gjithēka qė ndodh jo vetėm nė vendin tonė, por edhe pėr ngjarjet nė tė gjitha planetin. Dhe pėr fėmijėt, sidomos pėr ata mė tė vegjlit, nuk ėshtė shumė e thjeshtė tė kuptojnė se ēfarė ėshtė ajo qė ndodh larg dhe ēfarė ėshtė ajo tjetra qė ndodh pranė tij dhe mund tė pėrbėjė kėrcėnim dhe pėr atė vetė. Ja pse ėshtė e rėndėsishme qė tė mė rriturit t’u shpjegojnė tė vegjėlve me fjalė siguruese dhe tė qarta se ajo lufta dhe ata tė njerėzit e vdekur qė ata sapo kanė parė nė televizion, kanė ndodhur shumė kohė mė parė nė njė vend qė ėshtė shumė larg shtėpisė sė tij dhe qė nuk asnjė rrezik qė “tė kėqijtė” tė vijnė deri kėtu. Nė kėtė mėnyrė fėmija do tė dijė tė ndajė mirė kohėn dhe vendin se kur dhe ku kanė ndodhur pamjet qė ėshtė duke parė nė ekran.





Do tė ishte e dėmshme nėse fėmijėt diskutojnė mes tyre ato qė kanė dėgjuar nga mė tė mėdhenjtė ose nga televizori, sidomos pamjet apo lajmet e frikshme me skena makabre



Eshtė e domosdoshme qė gjatė ndjekjes sė lajme nė televizor, pranė fėmijės tė jetė gjithmonė njė i rritur, i cili tė jetė i gatshėm t’u pėrgjigjet pyetjeve qė mund t’i linin fėmijės gjatė dėgjimit tė lajmeve