TIRANE, 3 Nėntor/ATSH/.- Interpol Tirana ekstradoi mbrėmjen e kaluar nga Greqia, *katėr persona tė shpallur nė kėrkim pėr vepra tė ndryshme penale, mes tyre *"vjedhje me armė" dhe *"shfrytėzim prostitucioni".
* * Sipas njoftimit tė sotėm (e shtunė) pėr shtyp tė *Policisė sė Shtetit, * nga kjo Zyrė u realizua ekstradimi i shtetasit Vullnet Kanani, 22 vjeē, lindur dhe banues nė Librazhd, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Librazhd me vendimin nr. 64 datė 01.07.2005 e ka deklaruar atė fajtor pėr veprėn penale tė "plagosjes sė rėndė me dashje, *duke e dėnuar me 4 vjet heqje lirie.
* * Po ashtu, *u bė i mundur ekstradimi *i shtetasit Gėzim Hazizi, 30 vjeē, banues nė Berat, pasi ėshtė dėnuar *nga gjykata e Rrethit Gjyqėsor Berat me vendimin nr.47 datė 29.03.2002 me 10 vjet burg, pėr veprėn penale tė "vjedhjes me armė" dhe tė "armėmbajtjes pa leje". *
* * Gjithashtu, Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia shtetasin *Shkėlzen Skollaj, 32 vjeē, banues nė Tropojė, i cili ėshtė * dėnuar nga Gjykata e rrethit Gjyqėsor Lezhė, me vendimin nr.143 datė 30.12.2005, *me 2 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė "shfrytėzimit tė prostitucionit".
* * Ndėrkohė qė, *personi i katėr i ekstraduar ėshtė shtetasi Bledar Pema, 23 vjeē, lindur dhe banues nė Berat, i cili * ėshtė dėnuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Berat me vendimin nr.34 datė 19.02.2007 me 5 vjet burg pėr kryerjen e veprės penale tė "shfrytėzimit tė prostitucionit nė rrethana rėnduese".
* * Policia e Shtetit sqaroi se ndalimi nė Greqi dhe mė pas ekstradimi nė vendin tonė i kėtyre personave u bė i mundur nė sajė tė *bashkėpunimit tė Interpol-Tirana me Interpol Athinėn. *Policia e Shtetit konfirmoi se *nė aeroportin e Rinasit personat e ekstraduar *iu dorėzuan pėrfaqėsuesve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve