Nganjėherė ju duhet tė pėrkuleni para kundėrshtarit dhe ta ngritni lartė kapelėn duke e pėrshėndetur dhe duke i thėnė se “keni luajtur mirė”.

Megjithatė kėto fjalė tė respektit tė pėrbashkėt kursehen deri nė momentet kur ka njė fitues dhe njė humbės tė qartė. Samsung nuk priti. Kur Apple prezantoi produktin iPad 2 me datėn 2 mars, Samsung pati diēka pėr tė thėnė rreth gjeneratės sė radhės tė tabletit tė gjigantit Apple, dhe nė thelb pranoi se kjo kompani ka vendosur sėrish njė nivel tė ri nė treg dhe se do tė jetė vėshtirė pėr tė konkurruar me tė.

Zyrtarė tė lartė pranė Samsung kanė thėnė se dizajni i hollė dhe ēmimi konkurrues, janė veēanėrisht sfidues pėr ta. iPad 2, nė rast se nuk e keni kuptuar deri tani, ka njė trashėsi prej 8.8 mm, qė jo vetėm se ėshtė mė hollė sesa origjinali iPad, por gjithashtu mė hollė se iPhone 4, qė ka njė trashėsi prej 9.4 mm.

“Ne duhet tė pėrmirėsojmė pjesė qė janė joadekuate” tha Lee Don-joo, zėvendės president ekzekutiv i divizionit mobil tė Samsung pėr njė agjencion tė lajmeve nė Kore. “Apple e ka bėrė produktin e vet shumė tė hollė”.

Samsung do tė futet kundėr iPad 2 me produktin e saj tė radhės, qė nė fakt ėshtė modeli pasardhės i Galaxy Tab. Galaxy Tab 10.1 do tė ketė njė ekran 10.1 inē dhe do tė fuqizohet nga Android Honeycomb. Veēori tjera tė pėrfshira nė tė janė procesori me dy bėrthama 1GHz Tegra 2, altoparlantė pėr sorround, HD incizim, kamera para dhe prapa, etj. Megjithatė ai do tė jetė mė i trashė dhe sipas tė gjitha gjasave edhe mė i shtrenjtė se iPad 2. Origjinali 7 inē ka kushtuar 899 dollarė pa kontratė dhe nėse Samsung dėshiron tė konkurrojė nė raundin e dytė, atėherė duhet tė bėhet gati pėr tė bėrė ndryshime nė raundin e tretė. Nėse jo, atėherė le tė bėhet gati pėr raundin e tretė. /pcworldalbanian