“Ollga”, emri mė popullor dhe mė i preferuar i publikut shqiptar pėr “Artisten e Popullit” Violeta Manushi do tė mbetet nė sėnduqet e arta tė kujtesės Kombėtare. Po aq sa edhe vepra dhe karakteri i pavdekshėm dhe i paaritshėm i saj nuk do tė shuhen kurrė. Njė universitet mė vete, njė akademi e gjallė, njė rrugė filmike-aktrimi me njė thesar disavjeēar. E paharueshmja Manushi edhe pse fizikisht nuk do tė jetė mė mes nesh, do tė jetė pandashėm nė ēdo skenė, nė ēdo skenar e nė ēdo udhėrrėfim pėr talentet dhe tė ardhmėn e bukur tė kinemasė shqiptare. Natyrshėm ajo s’ėshtė vetėm kaq. Ajo meriton dhe do tė meritojė mė tepėr nė tėrė hapėsirėn e kulturės dhe trashėgimisė shqiptare.

“Artistja e Popullit”, e nderuar edhe me titullin “Qytetare Nderi e Tiranės”
Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene. Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne “Zonja nga qyteti” ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine “Pallati 176”. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit”, “Morali i zonjes Dulska”. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne “Karnavalet e Korēes”, Zyhrane te “Fytyra e dyte”, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena

Jeteshkrimi:
Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe ne drame (Nica tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (195. Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korēes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (196, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (195 e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.

Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (195