Mjekėt rekomandojnė qė personat qė vuajnė nga kėto probleme tė ndjekin njė stil jete tė shėndetshme, tė shmangin abuzimet me ushqimet dhe korrentet e ajrit pėr tė shmangur rishfaqjen e shenjave tė kolitit spastik. Nė njė intervistė pėr "Panorama" mjeku gastro-hepatologe, Altin Cekodhima shpjegon si mund tė parandalohen kėto shqetėsime dhe si duhet tė jetė menyja pėr tė parandaluar kėto probleme:
Doktor, pse gjatė stinės sė verės mund tė ndodh rishfaqja e problemeve me kolitin spastik?
Stina e verės, konsiderohet e qetė pėr pacientėt qė shfaqin probleme me kolitin spastik. Megjithatė, shpeshherė gjatė kėsaj stine janė tė shpeshta rastet e acarimit tė simptomave. Arsyeja kėrkohet te klima, mėnyra e ushqyerjes dhe gjendja psikologjike, tė cilat mendohet tė jenė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė shfaqjen e kėsaj patologjie. Kėshtu korrentet e ajrit, abuzimi me ventilatorėt dhe kondicionerėt bėhen shkaktar i kolikave abdominale. Po ashtu ndikon dhe "i ftohti ushqimor", pra ushqimet dhe pijet e ftohta, qė krijojnė spazma nė aparatin tretės me pasojė probleme pėr kolitin spastik. Nga ana tjetėr, i nxehti tenton tė ulė dhe ngadalėsojė lėvizjen intestinale qė ndikon nė shfaqjen e problemeve me kolitin qė karakterizohet me kapsllėk tė alternuar me diarre. Po ashtu njė nga faktorėt kryesorė qė ndikon nė shfaqjen e problemeve ėshtė abuzimi me menynė. Gjatė stinės sė nxehtė konsumohen ushqime tė skuqura, me erėza, ushqime tė nxehta, fast-foode dhe tė pasura me kalori. Tė gjitha kėto ushqime ndikojnė nė gjithė aparatin tretės, duke sjellė probleme dhe pėr kolitin. Pėrveē kėsaj, disa fruta dhe perime, qė janė tipike pėr stinėn ndikojnė nė acarimin e kolitit spastik, tė tilla si: mollėt, kumbullat, domatja, etj.
Ēfarė problemesh mund tė shfaqin kėta persona?
Problemet mund tė jenė tė ndryshme nė varėsi tė tipit dhe gradės sė sėmundjes. Megjithatė ndėr shenjat kryesore mund tė shfaqen; dhimbje barku, kapsllėk ose diarre, fryrje e barkut dhe gurgullima tė zorrėve.
Si mund tė parandalohen kėto probleme, nė kėtė periudhė tė vitit?
Parandalimi konsiston nė njė sėrė drejtimesh, pėr shkak tė faktorėve qė ndikojnė dhe nė acarimin e gjendjes. Kėshtu duhet kujdes ndaj korrentėve tė ajrit dhe pėrdorimi pa kriter tė kondicionerit. Pėr kėtė nevojitet njė veshje e pėrshtatshme qė tė rregullojė termorregullatorin e organizmit, pra tė sasisė sė nxehtėsisė qė prodhohet dhe nxirret jashtė organizmit, si dhe tė tregohen tė kujdesshėm ndaj temperaturave nė ambientet ku qėndrojnė. Kėshillė tjetėr qė jepet nė kėto raste ėshtė kujdesi ndaj ushqimeve qė pėrdoren. Rekomandohet tė eliminohen ushqimet dhe pijet e ftohta, po ashtu ato produkte ushqimore qė rrisin gazrat nė zorrė si lėngjet e gazuara, lakrat, mollėt, kumbullat, bizelet, fasulet, qumėshti etj. Tė pėrdorin metodat qė synojnė jashtėqitjen e gazrave p.sh; qėndrimin nė kėmbė apo pozicioni shtirė pėrmbys pas ngrėnieve etj, pėrdorimi i ushqimeve tė pasura me fibra si; drithėrat, zarzavatet, frutat e freskėta.
Po pėr mjekim ēfarė mund tė pėrdoret?
Trajtimi i kėtyre tė sėmurėve pėrfshin trajtimin higjieno-dietetik dhe atė medikamentoz. Trajtimi medikamentoz pėrfshin preparate qetėsuese tė sistemit nervor, anksiolitikėt dhe antidepresivėt nėse ėshtė e nevojshme. Nė format me diarre, pėrveē heqjes nga dieta tė ushqimeve qė e provokojnė atė (qumėshti domatja, tė fėrguarat, ēokollatat etj) vend tė rėndėsishėm zėnė dhe preparatet antidiaretike (imodium, kodrine etj). Ndėrsa pėr dhimbjen abdominale pėrdoren preparatet antispastike dhe prokimetike (buscopani 3x1 tab, cisaprid 10 mg 3x1 tab nė ditė etj).

Shenjat

Ēfarė ankesash shfaq pacienti:

* *Dhimbje barku
* *Kapsllėk ose diarre
* *Fryrje e barkut
* *Gurgullima tė zorrėve
* *Rėndimi nė stomak
* *Ndjenjėn e rremė tė defekimit
* *Tė pėrziera apo tė vjella