Receta Gatimi

Letra te pa postuara asnjehere


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Letra te pa postuara asnjehere

    sot eshte 25 maj, papritur nje flash i shpejte me kujtoi TY, kerkoja te dija daten sa ish por per cudi syte nuk arrinin te gjenin daten tek kalendari.Vapa e majit po me hutonte, eshte sot apo ishte dije, sot eshte 25 apo 26 maj. Sot eshte 25 maj, plot 11 vjet qe ti s'je me, plot 11 vjet qe mungon beseda me ty, sa shume qe kam per te treguar,te te them me vrapte rene me te fundit. E di dje fiksova daten e dasmes. Ti nuk vjen dot edhe se ma kishe premtuar, me kishe premtuar shume ate dite. Ishe 4 maj e mban mend? Une e mbaj mend, mbaj mend qe kishe kaluar tek qoshka e pallatit dhe po fershelleje si "ai" (edhe pse "ai" ish nje kapitull i mbyllur nga pak dite ) dola ne dritare edhe se ime moter ishte gjithe nerva se mendonte se ish "ai" me the do iki ne Tirane,prit se dola te thashe. Ishte nate, tek dera mamit i thashe qe po dilja te te takoja ty, do isha poshte tek hyrja e pallatit, ndoshta nuk te shikoja me.
    U ulem te dy tek bordura e hyrjes, me the ate qe kishin diagnostikuar mjeket"anemi e thelle".Ndoshta ne fillim nuk e kuptova, ndoshta nuk doja ta besoja, te thashe vetem se duhet hash me mire dhe ti me tregoje se kur te vije ne Tirane do rije gjithe diten me kushuririn tend qe ishte nga ata te "briskut" dhe se do beje qef.Me tregove per "ate" tenden qe kur e takove nuk i the qe do ikje, dhe qe kishe bere gjyna qe kishe vajteur me te se ishte e fejuar, me tregoje se si i futeshe nga dritarja, me tregoje dhe per "Korcarken" qe dilte naten te kerkonte, me tregoje dhe per "ngjalucken" policin qe te priste tek banga dhe na shikonte qe ishim aty, papritur degjuam qe nga dritarja e komshies vinin pershperima, filluam te qeshnim, kushe di cmendonin qe po na pergjonin.
    Atehere u ndame, me the qe do ktheheshe per 20 dite. Per 20 dite me radhe lajmet nga ty sa vinin dhe keqesoheshin, te gjithe qanin.Nuk e mbaj mend kush me tha qe ti ike,me Klaren vajtem bleme lule per ti vene tek lajmerimi, kishin vene fotografine e matures, sa qeshje aty.
    Nqs ka jete te pertejshme Koli qofsh gjithmone i qeshur, ajo bote te dhente gezimet qe kjo jete nuk arriti dot te ti jepte.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    E dashur mami,te mendoj shpesh,te sjell perpara syve dhe them sa ke ndryshuar. Ti qe kurre nuk na beje qefin,kur nuk na jepje nje perkedheli nuk na thoje kurre bravo se kishe frike se mos na ritej mendja dhe pastaj shkelim ne derrase te kalbur. Ti qe ne syte e tu nuk pashe kurre nje lot,qe nuk te pashe kurre te epeshe apo te thoshe jo. Ti qe me guximin dhe perpjekjet e tua ke bere sa e sa gjera per jeten tone. Sot te shoh dhe fytyra jote ka ndryshuar nuk ke rrudha si gjithe moshataret e tua,jo se ti je e bukur si yll akoma,por syte e tu te bukur jane te mallengjyer. Na mbush me te perkedhelura,telefonatat e tua fillojne me fjalelen cupke e mamit e vockla imee etj etj e deri ne fund kur me thua te jesh e forte se keshtu te do mami. Apo kur menjehere telefonin i kalon babit duke me thene:’’fol me babin se nuk ngopet pa une ska gje". E une e di qe ti sdo qe te kuptoj se te ka mare malli ose ben gjoja sikur nuk do te me flasesh.kur je e semure dhe une te them me thuaj te verteten se po te erdha te vrava e ti me thua: " po ku do me gjesh qe te me vrasesh" ,te pyes si je, dhe mire thua ti kur une insistoj me thua :"pse ke pare enderr ti,ke ke pare".E pastaj me tregon po ja me me dhemb kjo apo ajo dhe une te them me thuaj te verteten se mua ma tregoi nje zocke dhe ti :"epo keto zockat nuk e mbajne gojen mbyllur po te vine te thone deri aty ku je".Nuk erdha te te shikoja kur bere operacionin po ama ketu nuk lashe doktor pa pyetur se jam mes doktoresh,te pyesja te dhemb keshtu dhe e ndjen keshtu dhe ti me thua:" epo ku e di ti me ku e di". Nuk erdha te te shikoja se pastaj nuk doja te mendoje se kishe ndonje gje me zarar dhe te te shqetesoja.te kujtohet kur ishe ne shqiperi dhe te zuri gjuri une ketej u enjta se qari se kisha frike se nuk do te te sheroj dhe nuk te imagjinoja dot se do hecje duke caluar sepse artrosi nuk sherohet por duhet bere operazion.Por per fat ti nuk e kishe dhe sapo ndrove klimen te gjitha i kalove, por une te shoh dhe te shoh ne fotografi te degjoj zerin dhe ndjej se ke ndryshuar se tani je bere me e dobet shpirterish dhe jep me shume dhemshuri e une qe jam mesuar te te shoh gjithmone si ai mali qe nuk tundet nga debora dua te te shoh perseri ashtu si ke qene gjithmone shpirt i vetmohomit per gjithcka se keshtu me jep dhe mua me shume force edhe se une jam vajza jote dhe uroj te jem si ty gjithmone dhe e ndjej pasi me kalimine viteve e ndjej qe shume gjera padashur i bej si ty sepse brenda vetes kam ate damarin tend.
    Te puth mamushke e te kafshoj faqkat fort fort edhe se e di qe do me thuash epo leme me leme se mi bere cope te shkretat.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    Uau....!!!
    Te lumte....!!!
    Tek ky shkrimi yt,gjeta vetveten. Jo se ngjasonin si histori,por sepse dhe une kam shume qe si kam thene ndonjehere e do te doja ti thoja... Nuk e di ca na shtyn e i mbajme brenda.
    Perse nuk e tregojme dashurine tone sa nuk eshte vone....? Por kujtohemi atehere kur gjithcka ka mbaruar?'......E pendohemi e themi perse e bera kete,ose perse se bera kete....?


    Faleminderit nga une,sepse me lehtesove pak shpirtin duke qare....

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    ora 12-data 1 qershor, une akoma ketu, por ty po te mendoja. U bere dhe ti 30 vjec, Gezuar dhe njeqint te tjere akoma.
    E shtrenjta ime, mikja ime e vjeter, u rritem, ti je bere dhe nene. Si thua ka mbetur akoma diku brenda nesh camarroksia e dikurshme?
    E shtrenjat ime, sa vite pa u pare, pa u prekur,pa qeshur me te madhe. Shihemi vetem ne fotografi tashme, flasim me e-mail dhe telefon, here pas here shkruajme dhe ndonje kartoline, tregojme ndodhite e jetes keshtu nepermjet teknologjise.

    Gezuar e shtrenjta ime qofsh gjithmone e lumtur.

  5. #5
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    Te bukura keto! Shume! Dy te parat njehere, shume prekse!

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    Nuk e di pse keto dite jam e rethuar nga nje trishtim i lehte,nga nje nostalgji jo fort e kendeshme dhe emozione te pashpjegueshme ose me mire te pakuptueshme.Nga nje telefonate e larget nga nje bisede e bere diku,nga nje fjali e thene pas kaq vitesh jam zhytur ne keto ndjenja qe me turbullojne qetesine dhe te sotmen.
    ‘’Ai me ka dashur me te vertete’’ keto fjale i degjoj per here te pare nga ai thene dikujt,nuk kisha imagjinuar asnjehere se ai do te dorzonte ndjenjat e tij.Sot pas 11 vjetesh te njohjes sone dhe 8 vjet qe jemi ndare,8 vjet qe secili nga ne ka vazhduar jeten dhe ka krijuar familien e tij,i kemi vene kapak se kaluares,Keto fjale te papritura per mua me shpartallojne nga akuzat, qendrimi qe mbaja dhe ndjenjat ndaj tij.
    Kalova pa dashur ne emozione te trazuara.
    Edija qe gjithmone do e sfidoja dhe me jeten time deri me sot gjithmone e kam sfiduar,duke e ditur se ai eshte atje si dikur,eshte i vetmi njeri qe me mendon,me kujton pa dashur edhe se une kam ikur nga ai qytet prej 8 vjetesh jam akoma aty dua apo s’dua se aty ashte dhe ai,ishte triumfi im mbi ate qytet fjalesh dhe zilie.
    Sot di qe dhe ti do te ikesh,nuk do te jesh me aty dhe une nuk te sfidoj dot me ,pasi ti do jesh largur,nuk do te ndjekesh me bisedat dhe komentet reth meje nga te njohurit e perbashket qe tek ai qytet jane shume,nuk do jesh atje te me presesh me apo pa dashje kur kthehem.
    Me vjen keq por sfida ime mori fund,nga nje telefonate,nje bisede,nje fjali:’’ai te ka dashur me te vertete shume’’dhe mbreteria e sfides te egoizmit tim mori fund.


    22.01.2005

  7. #7
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Letra te pa postuara asnjehere

    Te gjith jemi njerez, kemi emoziona, dhe prekemi dhe sa e sa here gabojm…. ndonjehere fjalet jan te teperta dhe prishin gjithcka dhe shume here te tjera, fjalet ngecin ne fyt!…Mendoj se koha sheron plaget, por kurr gjerat apo njerezit harrohen, dhe eshte e veshtire te kthehesh mbrapa. Letrat e tua me fjale te pa thena, te pa derguara asnjehere, me mallengjen shume! Me kujtuan momentet dhe personat qe per mua kan raprezentuar gjithcka, qe nga zemra ime kurr z’do te levizin deri sa te kem jete!

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Letra te pa postuara asnjehere


    Leter nje te panjohuri..........

    Ti nuk me mendon,je indiferent ndaj meje,me sheh si me nje ironi,me flet ndoshta vetem qe te mos dukesh i pasjellshem.Por ti ke zene vend te zemren time.Cuditerisht je ne cdo enderr timen.
    Shpeshhere i them vetes:Ai se ka idene kush je ti.........
    Dua te vij ne endrrat e tua te nates,te ngjitem ne dritaren tende e te shoh tek mbyll syte i lodhur nga dita qe kalove......por kam frike....se aty do jete dikush tjeter ne krah tend qe te ben te lumtur.
    Dua te jem ne mengjeset e shkurtra te tuat,te te puth ne momentin qe del nga shtepia te te uroj nje dite te mbare.......por smundem......dikush tjeter mund te jete protagoniste e mengjeseve te tua.
    Cdo mendim per ty kacavirret ne koken time si nje lemsh i ngaterruar aq keq sa dituria e shume njerezve sdo ta bente te mundur ta vinte ne vend.
    Me vjen ne endrra pa pyetur dhe me le ashtu si e pergjysmuar ne shtratin e ftohte
    Ahhh me vjen te bertas,te cirrem e te them cfare ndjej,pa marre parasysh opinionin e njerezve,pa patur frike nga pergjigja jote.
    Te me marresh ne krahe,te me puthesh fort e te thuash Te dua,fjalen qe kam pritur kaq kohe!
    Ne mendjen tende mund te jem thjesht nje vajze e perkedhelur,me koken mbi re!
    Por ate cfare une ndjej per ty ti se mposht dot me fjale.Ne kembim te fjaleve,do doja te me hidhje nje shikim per te pare reagimin tim.Nje buzeqeshje te embel qe tregon dicka per mua.
    Ti ndoshta ke jeten tende,dashurine tende qe kujdeset per ty. E une endem si nje hije rreth vetes time duke menduar ty.
    Sa keq............

    Ishim te panjohur e perseri mbeta e panjohur nga ti!
    I dashur kjo leter kurre sdo arrije ne doren tende,pasi do jete e strukur ne zemren time qe vazhdon te jete ne pritje per dite me rradhe! Ne pritje te fjaleve tua,te shikimit tend qe per mua do ngelen nje enderr e pafundme por fatkeqsisht e parealizur nga ti!
    Te uroj asgje tjeter vetem ato qe ka zemra ime per Ty!

    26/01/08 18:00


  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    sa letra prekse kto ,,,, nje stilolapes dhe nje flete behen ndonjehere miqt me te mir

  10. #10
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla Lexo postimin
    Nuk e di pse keto dite jam e rethuar nga nje trishtim i lehte,nga nje nostalgji jo fort e kendeshme dhe emozione te pashpjegueshme ose me mire te pakuptueshme.Nga nje telefonate e larget nga nje bisede e bere diku,nga nje fjali e thene pas kaq vitesh jam zhytur ne keto ndjenja qe me turbullojne qetesine dhe te sotmen.
    ‘’Ai me ka dashur me te vertete’’ keto fjale i degjoj per here te pare nga ai thene dikujt,nuk kisha imagjinuar asnjehere se ai do te dorzonte ndjenjat e tij.Sot pas 11 vjetesh te njohjes sone dhe 8 vjet qe jemi ndare,8 vjet qe secili nga ne ka vazhduar jeten dhe ka krijuar familien e tij,i kemi vene kapak se kaluares,Keto fjale te papritura per mua me shpartallojne nga akuzat, qendrimi qe mbaja dhe ndjenjat ndaj tij.
    Kalova pa dashur ne emozione te trazuara.
    Edija qe gjithmone do e sfidoja dhe me jeten time deri me sot gjithmone e kam sfiduar,duke e ditur se ai eshte atje si dikur,eshte i vetmi njeri qe me mendon,me kujton pa dashur edhe se une kam ikur nga ai qytet prej 8 vjetesh jam akoma aty dua apo s’dua se aty ashte dhe ai,ishte triumfi im mbi ate qytet fjalesh dhe zilie.
    Sot di qe dhe ti do te ikesh,nuk do te jesh me aty dhe une nuk te sfidoj dot me ,pasi ti do jesh largur,nuk do te ndjekesh me bisedat dhe komentet reth meje nga te njohurit e perbashket qe tek ai qytet jane shume,nuk do jesh atje te me presesh me apo pa dashje kur kthehem.
    Me vjen keq por sfida ime mori fund,nga nje telefonate,nje bisede,nje fjali:’’ai te ka dashur me te vertete shume’’dhe mbreteria e sfides te egoizmit tim mori fund.


    22.01.2005
    shume e bukur kjo

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gaga: Asnjėherė nuk do tė tradhtoja
    Nga EMAUS nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 12:37 AM
  2. Truri nuk pushon asnjėherė
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 10:11 AM
  3. Asnjėherė mos u beso!
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-06-2012, 12:05 PM
  4. Letra te pa postuara asnjehere
    Nga kuklla nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-01-1970, 01:00 AM