Receta Gatimi

Skandali 'Vergine', miliona nga mashtrimi, por dhe rimbursim nga shteti pėr 'eksport'


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    K.O Skandali 'Vergine', miliona nga mashtrimi, por dhe rimbursim nga shteti pėr 'eksport'


    TIRANĖ - Ka tortė fitimesh kolosale, po ka edhe "qershi mbi tortė". Dy kompanitė e tregtimit tė hidrokarbureve "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a. dhe qė kishin ekskluzivitetin e shitjes sė mbetjeve tė naftės sė pėrpunuar e njohur si "Vergine" jashtė Shqipėrisė, pėrveē se e pėrzienin dhe shisnin nė pika tė ndryshme tė karburanteve si naftė tė cilėsisė sė mirė, duke fituar nėpėrmjet mashtrimit, pėrfitonin nga ana tjetėr edhe rimbursim nga TVSH-ja pėr eksportin fiktiv tė saj.
    Hetimi pesėmujor i Task-Forcės ka zbuluar se dy kompanitė e tė arrestuarve Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku nga mbetja "Vergine" kishin pėrfitim tė dyfishtė. Nga njė anė, pwrfitimi nga pėrzierja e kėsaj mbetjeje me naftėn cilėsore dhe shitjen e saj me ēmim tregu nė pika tė ndryshme tė karburanteve dhe nga ana tjetėr pėrfitimi nga rimbursimi i TVSH-sė, pasi sasia e "Vergine"-s qė nxirrej nga rafineritė e "Armos", "nė letra" figuronte e eksportuar jashtė Shqipėrisė.
    Sipas tė dhėnave tė grupit hetimor, mėsohet se rreth 50 mijė tonė mbetje tė naftės me emrin "Verigne" janė shitur ne tregun e brendshėm me ēmimin e naftės sė cilėsisė sė mire. Por kėto fitime me mashtrim nuk paskan mjaftuar. Nga ana tjetėr, dy kompanitė private janė rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH pėr eksportin e llumit, pra "Vergine"-s, eksport i cili nė fakt nuk ėshtė kryer kurrė.
    "Nga hetimet e kryera dhe raporti i ekspertėve, rezulton se mbi 50 mijė tonė mbetje "Vergine" ėshtė tregtuar brenda territorit tė Shqipėrisė, nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum. Por jo vetėm kaq. Pas dokumentacioneve fiktive pėr gjoja eksport tė "Vergine"-s, qė plotėsoheshin nė pikat doganore tė Vlorės, Durrėsit dhe Tiranės kompanitė "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a. pajiseshin me njė vėrtetim. Kėtė vėrtetim ku thuhej se X sasi ėshtė eksportuar jashtė bashkė me dokumentacione tė tjera false, pėrfaqėsuesit e dy kompanive e dorėzonin nė Drejtorinė e Tatim Paguesve tė Mėdhenj, tė cilėt e rimbursonin me 20 % tė vlerės sė "mallit tė eksportuar".
    Vetėm nga kėto rimbursime, sipas akt-ekspertimit kontabėl dy kompanitė "Euroil" dhe "Fisheku" kanė pėrfituar, sipas burimeve tė prokurorisė, njė shumė mbi 1 milion euro, veē fitimeve tė mėdha nga mashtrimi nė kurriz tė qytetarėve. "Madje, kjo sasi parash, nga tatimet i ėshtė kthyer nė para kesh nė dorė dhe jo siē ndodh rėndom qė t'i konsiderohet taksė e paguar pėr periudhėn pasardhėse", - thuhet nga prokuroria.
    Sipas tė dhėnave tė hetimeve, zbulimi i sasisė sė mbetjes "Vergine" qė ėshtė nxjerrė nga rafineritė e "ARMO-s" ėshtė identifikuar nga shkresat e marra nė kėtė kompani nga hetuesit e ēėshtjes. Nga verifikimi i tyre me dokumentacionet dhe vėrtetimet nė pikat e doganės, rezultonte se sasia e marrė nga "ARMO" nuk eksportohej e gjitha, por njė pjesė fare e vogėl e saj. Ndėrkaq, nga ana tjetėr rezulton se pėrzierja e mbetjes "Vergine" me naftėn cilėsore bėhej nė magazinat e kompanive "Euroil" dhe "Fisheku" me qendėr nė Golem tė Durrėsit dhe nė Fier, nga ku mė pas niseshin botet me naftė dhe shpėrndaheshin nė pika karburantesh pėr tregtime me pakicė, ku furnizohen qytetarėt shqiptarė.



    Dy tė arrestuarit e djeshėm shoferėt Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani, njė person shpallet nė kėrkim

    Policia e kryeqytetit, ka arrestuar nė orėt e hershme tė mėngjesit tė djeshėm edhe dy persona pėr llogari tė hetimeve pėr skandalin e nėnproduktit tė naftės tė njohur me emrin "Vergine", ndėrsa njė tjetėr ėshtė shpallur nė kėrkim. Dy tė arrestuarit quhen Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani dhe janė shoferė botesh. Edhe pėr dy tė arrestuarit dhe tė tretin qė ėshtė shpallur nė kėrkim, Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet, dy ditė mė parė me kėrkesė tė Prokurorisė ka vendosur nė mungesė masėn e sigurisė "arrest me burg" ndaj tyre, si tė pėrfshirė nė skandalin e naftės "Vergine".
    Sipas prokurorisė, nė ditėt nė vazhdim pritet edhe arrestime tė tjerė pėr kėtė skandal, pasi rrjeti i personave qė kishin dijeni dhe kanė pėrfituar nga ky mashtrim ėshtė mė i gjerė.





    Elezaj, takime tė shpeshta nė zyrėn e Kuliēit


    Hajri Elezaj, biznesmeni kuksian i arrestuar parmbrėmė me urdhėr tė Prokurorisė, ėshtė mik i familjes sė Berishės dhe i nėndrejtorit tė policisė Agron Kuliēit. Ka sponsorizuar PD-nė qė prej 2005-s, ndėrsa bashkėshortja e tij ėshtė parė nė fushatė me Topallin. Ka fituar tenderin pėr furnizimin me naftė tė gjithė institucioneve shtetėrore, ndėrkohė qė uji i tij "Lajthiza" gjendet mbi tavolinėn e ministrave gjatė mbledhjeve tė qeverisė.
    Me kėrkesė tė dy prokurorėve tė ēėshtjes, gjyqtari i gatshėm i masave pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė ka caktuar qė paraditen e sė enjtes nė mungesė masat e sigurisė "arrest me burg" pėr tė dyshuarit, dhe pas kėsaj, vendimet janė ekzekutuar nga Policia.
    Skema e kontrabandės shtetėrore e naftės e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, ka sjellė edhe krisjen e parė tė tij me S. Berishėn. Kur Prifti kėrkoi takim me Berishėn dhe nisi t'i fliste pėr kontrabandėn e naftės kryeministri ka kėrkuar qė i pranishėm tė ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Nė bisedė ish-ministri i Ekonomisė i ka thėnė kryeministrit se nė kontrabandėn e naftės ishte implikuar Agron Kuliēi, nėndrejtor i Policisė sė Shtetit. Pas kėsaj, Berisha i ka kėrkuar ministrit tė Financave, Ritvan Bode qė kėtė ēėshtje "ta shikonte me prioritet tė madh". Me kėtė fjali ėshtė mbyllur edhe takimi mes Berishės, Bodes dhe Priftit. Por kanė qenė vetėm llafe. Sepse pas kėsaj bisede, ēdo gjė ka vijuar si mė parė, asgjė nuk ka ndryshuar.
    Kur Prifti nisi tė denonconte publikisht, fillimisht Berisha ka mohuar bisedėn me Priftin dhe Boden pėr kontrabandėn e naftės, por pas publikimit tė dokumenteve, nuk ka pasur mė asnjė reagim.
    Burime tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pohojnė se z. Elezaj ishte njė vizitor i shpeshtė nė zyrėn e z. Kuliēi, nė kėtė drejtori, madje trau i postbllokut ngrihej pa kontroll dhe me pėrshėndetje ushtarake, kur duhej tė kalonte makina e tij. Takimi i fundit mes tyre nė zyrėn e Kuliēit ėshtė zhvilluar vetėm tri ditė para se Prokuroria tė lėshonte urdhėr-arrestet.




    TĖ ARRESTUARIT E DERITANISHĖM:

    11 tė arrestuar pardje

    Hajri Hajredin Elezaj
    pronari i kompanisė "Euro-oil" sh.a., njėkohėsisht dhe anėtar i konsorciumit "US Balkan Capital Fund Inc., "Euroil sh.a." and "NSF Partners & Vitol Group" si dhe pronari i stabilimentit tė ujit "Lajthiza" me qendėr nė Qafė Mali tė Kukėsit.
    Ilias Isa Fisheku administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.
    Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmės administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.
    Bajram Isa Fisheku, (vėllai i Ilias) ndihmės administratori i kompanisė "Fisheku" sh.a
    Dashamir Veiz Kasaj, specialistė dhe kontrollor i tatimpaguesve tė mėdhenjtė tė TVSH-sė pranė Tatimeve
    Edmond Kaso Ferraj, doganier vlerėsues dhe fizik nė doganėn e Vlorės
    Flamur Rexhep Merkaj administrator i njė pike karburanti
    Vladimir Kilo Koteci shofer
    Gani Llazar Prence shofer
    Reshat Hamza Aleksi magazinier
    Kadri Rakip Hajredini magazinier

    2 tė arrestuar dje

    Gazmend Serjani, shofer
    Fadil Abdurrahmani, shofer

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Nė kėrkim
    1 person




    SHKURT AFERA




    Lidhjet politike
    Tė dy kompanitė kanė pėrdorur lidhjet politike pėr t'u favorizuar dhe pėr tė arritur nė kėtė nivel tė trafikut tė naftės brenda vendit. Kompania e parė Euroil sh.a ėshtė themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, njė biznesmen qė njihet edhe si prodhues i ujit Lajthiza me fitoren e PD ai u fut dhe nė tregun e naftės, kryesisht nė shitje-blerjen e naftės vergine nga ARMO, nė atė kohė pronė shtetėrore. Ėshtė interesant fakti se Tartari bashkėjetues me Vokshin, ka qėndruar pronar i kėsaj kompanie deri nė vitin 2007, ndėrkohė qė kunata e tij Mimoza Vokshi ka qenė nė atė kohė Presidente e Bordit tė ARMO, pra i bie qė t'i ketė shitur kunatit tė vet natėn vergine. Mė 2007-ėn, Tartari largohet, pasi lidhet me kanadezėt e "Stream Oil" dhe ia shet aksionet njė qytetari nga Durrėsi.


    Mbesa e Berishės
    Detaji i dytė qė afron kėtė kompani me pushtetin ėshtė studioja e ekspertes kontabėl qė ėshtė sėrish Shpresa Breēani, mbesa e kryeministrit Berisha, emri i sė cilės shfaqet nė gjithė kompanitė e privilegjuara nga pushteti. Nuk kemi ende ndonjė tė dhėnė mbi cilėsinė e auditit tė kėtyre kompanive, por, siē veprohet rėndom, emra tė tillė pėrdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave qė tatimet vėnė mbi bizneset. Fisheku ėshtė njė kompani e njohur me bazė nė Fier. Kanė qenė tė lidhur me tė majtėn nė Fier dhe kryesisht zyrtarė socialistė. Pas vitit 2005 janė afruar me njerėz tė Berishės, kryesisht me njė botues tė njė gazete tė vogėl proqeveritare, i cili ka shėrbyer shpesh si negociator pėr tė zbutur probleme tė tyre. Epėrsia e tyre nė treg ėshtė rritur ndjeshėm vitin e fundit.


    Reagimi i Doganės
    Kur skandali i naftės vergine, u denoncua nga Dritan Prifti vjeshtėn e shkuar, Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Flamur Gjymyshka, hodhi poshtė akuzat duke deklaruar se nga hetimi nė dogana nuk rezulton tė ketė pas trafik me naftėn vergine. Gjymyshka tha se nuk ka asnjė provė qė tė vėrtetojė akuzat e ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, bėrė ndaj zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Agron Kuliēaj, pėr kontrabandėn e naftės vergine. Kreu i Doganave e bėri kėtė deklaratė nė takimin ndėrkombėtar tė Task Forcės qė pėrfshin policitė dhe doganat e 13 vendeve tė Europės Juglindore. "Ju siguroj se pėr periudhėn, nė tė cilėn bėhet fjalė nė materialet e servirura nga njė deputet nuk ėshtė periudha qė pėrkon. Bėhet fjalė pėr njė periudhė tjetėr", - na ka "siguruar" drejtori i Doganave.

    "Eksportet" false
    Sasia e nėnproduktit tė naftės tė quajtur "vergine" ėshtė blerė nga shoqėria e pėrpunimit tė naftės "ARMO" sh.a dhe nė mėnyrė fiktive ėshtė pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtė shtetit pėr t'u pėrpunuar. Por nė fakt, ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Llumi "vergine" faturohej sikur do tė shkonte nė Itali apo Libi pėr eksport dhe pėrzihej nė njė depozitė nė Fier me naftė tjetėr duke na u shitur pėr makinat tona. Kjo rriste nė mėnyrė kolosale fitimet tek biznesmenėt qė kanė bėrė kėtė krim, ndėrsa kanė shkatėrruar jo vetėm konkurrentėt e tyre, por dhe qytetarėt e zakonshėm shqiptarė. Burri i deputetes sė PD Albana Vokshi ka qenė themelues i njėrės prej kompanive, ndėrsa mbesa e kryeministrit Sali Berisha, eksperte kontabėl e saj.


    Prifti, akuza Kuliēit
    "Nga analiza ime kam evidentuar njė kontrabandė tė madhe nafte qė kryhet nga vetė shteti. njė person nė kėtė mes quhet Agron Kuliqi, ish-truproja Sali Berishės, qė sot ėshtė nėndrejtor i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit. Unė nė momente tė caktuara kam informuar edhe kryeministrin pėr kontrabandėn e naftės, nė tė cilėn janė pėrfshire edhe policia e shtetit, doganat e tatimet. Bėheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri ka thėnė qė i ka dhėnė porosi ministrit tė Financave, por edhe sot nuk ka asnjė rezultat", - ka thėnė Dritan Prifti nė njė intervistė pėr "Shekulli"-n. Agron Kuliqi ka qenė pėr shumė vite truproja personale e Berishės dhe nė vitin 2005 u rikthye nė radhėt e policisė, sot ka postin e nėndrejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit

    "Shkon shumė lart"
    "Ka shumė zyrtarė tė tjerė tė pėrfshirė, qė nga ish-drejtues tė ARMO-s shtetėrore, qė nga drejtues lokalė tė policisė sė shtetit deri nė drejtues e punonjės doganash. Rrjeti i kėtij aktiviteti kriminal ėshtė shumė i madh. Ata kanė punuar me shumė kujdes dhe ėshtė shumė vėshtirė ta zbulosh kėtė krim qė i ka sjellė shtetit miliona euro dėm ekonomik dhe evazion fiskal", - ka thėnė Prifti, duke shtuar: "Shkon shumė lart, deri nė nivel ministrash. Njė aktivitet kaq i madh kriminal ku kanė marrė pjesė qindra shoferė, dhjetėra policė, dhjetėra punonjės doganash e tatimesh, ėshtė e pamundur tė bėhet nėn hundėn e shtetit dhe askush mos tė dijė asgjė. Njerėzit e thjeshtė kanė folur dhe flasin, kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkėfajėsi. Unė pėr pjesėn time kam folur me anėtarė tė qeverisė dhe po flas publikisht. Duhet tė flasin dhe tė tjerėt".





    MINI - ANALIZĖ


    Kėto janė "eksportet e rritura" ?!

    "Eksportet janė dėshmi tė pastra mbi progresin e pastėr industrial qė po pėrjeton vendi", - kėshtu ka pohuar kryeministri Berisha gjatė mbledhjes sė qeverisė pak ditė mė parė, duke pohuar se rritja me 424 tonė e eksporteve shqiptare, tregon mė sė miri edhe rritjen e punėsimit, si shkak i rritjes sė prodhimit. "Rritja e eksporteve vėrtitet nga 7.9 nė 19.9 miliardė lekė dhe ėshtė dėshmi e reformave tė ecurisė sė madhe ekonomike dhe luftės sė suksesshme kundėr korrupsionit", tha ai.
    E ka fjalėn edhe pėr "eksportet" si kėto tė naftės "vergine"? Tė cilat jo vetėm nuk egzistojėn realisht, por ne na duhet edhe tė paguajmė pėr rimbursimin e tyre? Mashtrimi dhe grabitja e qytetarėve ėshtė e dyfishtė. Paguajmė nga xhepi shumė shtrenjtė njė naftė qė nuk ėshtė naftė dhe mė pas paguajmė nga taksat, edhe rimbursimin e mashtruesve. Kurse "shifrat nė letra" shėrbejnė pėr tė na gėnjyer nga salla e mbledhjeve tė qeverisė

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shteti Ideal per nje Femer
    Nga ReniX nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-06-2012, 11:02 AM
  2. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2012, 09:51 PM
  3. Mashtrimi i madh i astrologjisė
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-04-2011, 12:51 PM
  4. Shteti i Vatikanit, me 572 qytetarė
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 09:02 PM
  5. Tirana per her te parė me Kryetar shteti
    Nga Kampioni99 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-08-2007, 11:35 PM