E cmendur per ty


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    12

    E cmendur per ty

    Receta Gatimi

    Ketu do te shkruaj disa poezi te shkruara nga kusherira ime disa vite me pare. Sot po lexoja librin e botuar nga ajo dhe mendova pse jo, ti lexoni dhe ju, sepse sipas mendimit tim jane shume te bukura. Libri me poezi titullohet "E cmendur per ty".

    Miremengjes

    Miremengjes,
    Ti qe s'me the kurre "Te dua!"
    Miremengjes, ju o prinder
    Qe s'me kuptuat njehere!
    Miremengjes ju o njerez
    Qe me gjykuat pa te drejte.
    Miremengjes, o diell
    Qe jo gjithmone me ngroh!
    Ne vend qe tiu urrej
    Po ju them:"Miremengjes!"
    Nje shpirt qe vuan shume
    Di dhe te doje.

    Nese...Nje dite

    Nese nje dite me kerkon
    Do te jem atje
    E braktisur, e mjere
    Mbi guret e bardhe.
    Nese me shikon
    Te brengosur
    Te lutem mi thuaj dy fjale.
    Pyetme nese te kam harruar
    Apo jo,
    Pyetme nese plaget e gjakosura
    Jane te zemres
    Apo jo,
    Nese ste pergjigjem do te thote
    Se jam shnderruar ne statuje
    Nga pritja e gjate.

    Do te pres

    Do te pres shume gjate
    Sa te kthehesh ti,
    Dhe floket nuk do ti pres,
    As frutat ne kopesht nuk do ti vjel,
    Dritaret do ti mbaj te mbyllura,
    Vetem deren gjithnje
    Do ta gjesh te pa kycur.

    Une jam e marre

    Ti me thoje
    Kur te vije vjeshta
    Do te martohemi,
    Shtrat sdo te kemi,
    As dyshek e kuverte,
    Por gjethet qe do te rrezoje era.

    Une qeshja si e marre
    Si kuptoja fjalet e tua,
    S'eshte e bukur vjeshta
    Me mire pranvera - thoja.

    Ne gjithe lulet e pranveres
    Shko ver buzet e tua,
    Do te ndiesh aromen time,
    Sikur me puth mua.

    Dhe ja ku erdhi vjeshta melankolike,
    Erdhi vjeshta, por ti ike,
    Shirat nuk kishin te pushuar
    Shpirti im zjarr i pashuar.

    Shtrati yt i marteses
    Me gjethe u mbush plot,
    Une e marra s'bej gje tjeter
    Vecse lutem e derdh lot.

    Pa ty bota me duket bosh,
    Pa ty gjithcka me duket humnere,
    E marre do te mbetem te me besosh
    Sa here te kete vjeshte dhe pranvere.

    Mendova

    Mendova e lumtur,
    Mendova e lodhur,
    Mendova mes lotesh pa ngjyre.
    Ti je dashuria ime e paster,
    Ti je thesari im i vertete,
    Eja ma sill qerpikun e jetes
    Dhe buzeqeshjen e zemres.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    Urime kusherires dhe ishalla boton ndonje liber tjeter!

    Te bukura Poezite!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    Shum e te bukura poezite Urime & Suksese...!

  4. #4
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Do te pres

    Do te pres shume gjate
    Sa te kthehesh ti,
    Dhe floket nuk do ti pres,
    As frutat ne kopesht nuk do ti vjel,
    Dritaret do ti mbaj te mbyllura,
    Vetem deren gjithnje
    Do ta gjesh te pa kycur
    me pelqu kjo

  5. #5
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    3
    Reputacioni
    12
    Shume te bukura Poezite!
    I uroj suksese kusherires

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Shum te bukura

  7. #7
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    wow shum te bukura urime

  8. #8
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Like........

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Me mire i cmendur apo i pakuptueshem?
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 10:24 PM
  2. Mengjes i cmendur...
    Nga erinda nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 12:43 AM
  3. Propozimi i ēmendur
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 10:07 PM
  4. Tė “ēmendur” pas Facebook?
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-01-2011, 11:20 PM
  5. Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 03:18 PM