Receta Gatimi

Probleme specifike pėr gratė.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Probleme specifike pėr gratė.

    Probleme specifike pėr gratė

    Ai lėngu i cili nxirret zakonisht nga vagina dhe qafa e mitrės ėshtė pa ngjyrė ose i verdhė i zbehtė, me erė pak tė thartuar. Nė rast se lėngu i qafės sė mitrės shtohet ose ndryshon ngjyrėn ose erėn, kjo mund tė jetė shenjė e njė IST (infeksion seksualisht i transmetuar).

    Nxjerrjet, ngutja dhe/ose ndjenja e djegies gjatė urinimit mund tė shkaktohen nga:
    Klamidia, gonorreja, kondiloma, ulcerat e urdhjes nė uretėr, trikomonasi ose cistiti. Kėto probleme mund t’i shkaktojė edhe skuqja vaginale e shkaktuar nga njė infeksion mykor ose ērregullimi i florės normale bakteriale.

    Ndjenja e kruajtjes/djegies tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohet nga:
    Njė infeksion mykor, kondiloma, zgjebja, morrat gjenitalė, ekzema.

    Ulcerat tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
    Kondiloma e sheshtė, urdhja, sifilisi dhe gėrryerja gjatė marrėdhėnieve seksuale, masturbimit ose rrobave shumė tė ngushta.

    Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
    Kondiloma ose molluskumi.

    Dhimbja nė zonėn gjenitale mund tė shkaktohet nga:
    Skuqja e vaginės, skuqja e mitrės ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund tė shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere tė tjera.

    Gjakosja ndėrmenstruale mund tė shkaktohet nga:
    Ērregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nėse gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.

    Problemet e zorrės sė trashė si kur tė kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund tė shkaktohen nga:
    Ekzema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    te shkretat gra thuaj por nje korigjim lythat shkaktohen nga papilloma virus human ,jane si mish i huaj dhe jane nje semundje e rrezikshme dhe infeks e tjera genitale vijne si pasoje e perdorimit te slipve te ngushte me tyl a sintetike ,mosurinimit pas aktit seksual,nje higjene e ulet ,xhinset a rrobat e ngushta dhe kujdes nese sekrecionet e vagines suaj mbajne nje ere te rende beni nje strish vaginale ,nese ato mbajne ere maja birre behet fjale per myk,nese mbajne ere peshku kemi te bejme me gardnerela vaginalis qe trejtohet me metronidazol nga goja dhe pomada vaginale etj

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gratė janė mbretėresha tė ftohjeve
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2013, 10:05 PM
  2. Grate shtatzena sa me pak celularin! Ju Ben Keq
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 10:09 PM
  3. Gratė qė flenė pak, mė shumė probleme sesa burrat
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2008, 10:08 AM
  4. Grate came
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 10:56 AM
  5. Probleme specifike pėr burrat.
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2007, 01:23 PM