Historiani i letėrsisė, Thanas Gjika, sjell argumente gjuhėsore nė mbrojtje tė tezės pėr njė udhėtim tė Apostullit Pal nėpėr trojet iliro-shqiptare
Historiani i letėrsisė, Thanas Gjika, me prezantim pėr herė tė parė nė Shqipėri tė librit "Ku dhe kur u shkrua Dhjata e Re", mbron tezėn e udhėtimit tė Apostullit Pal nėpėr trojet iliro-shqiptare nė shek.I. Sigurisht kjo nuk ėshtė njė tezė e re, por Gjika i bėn njė tjetėr qasje, nėpėrmjet argumenteve gjuhėsore. Kėshtu itinerari i Shėn Palit apo i nxėnėsve pėr tė cilėt ai flet nė Letrat drejtuar kishave, lė tė kuptohet qė ka kaluar nėpėr viset shqiptare dhe mė konkretisht nė Durrės (Dyrrah) e Lezhė. Ai mbėshtetet kryesisht nė pėrshėndetjet hyrėse apo mbyllėse tė letrave ku Pali bėn edhe rekomandimet e rastit pėr pritjen e tij, pėr ndihmat qė duheshin mbledhur, etj. Si dėshmi pėr kėtė udhėtim, Gjika jep dhe njė sėrė toponimesh, emra vendesh e kishash nė gjithė vendin tonė, sidomos nė krahinėn mbi lumin Mat. Gjika, i cili prej disa vitesh jeton nė Amerikė filloi leximin e Biblės pėr tė mėsuar gjuhėn angleze, gjė qė e ēoi nė njė proces studimor.

Cila ėshtė metoda studimore qė keni ndjekur pėr tė arritur nė pėrfundimin qė Apostulli Pal ka kaluar nėpėr Shqipėri?

Si historian letėrsie, interpretoj tekstin. Kur bėhet fjalė pėr Letrėn drejtuar Romakėve (kapitulli 1-15), apo letra tė tjera ku tregon pėr itinerarin e tij dhe tė nxėnėsve, mendoj se ato nuk mund tė jenė shkruar asgjėkundi tjetėr veēse nė Iliri. Udhėtimi i shoqėruesve tė tij tregon se nė Durrės ai linte Apollonin dhe Sotenin, nė Nikopol Titin dhe tė katėrt kalojnė mė tej. Tė dhėnat kryesore janė nga vetė Pali tė cilat ka tė ngjarė tė jenė keqlexuar apo keqkuptuar. Pas vendosjes sė komunizmit, Vatikani nuk mundi tė sjellė studiuesit e vet kėtu pėr tė ndjekur studimet qė u shėrbejnė krijimit tė hartave tė sakta pėr udhėtimet e Palit.

Mė konkretisht?

Botimet e Biblave tė pas vitit '45 janė tė pajisura me harta, ku tregohen udhėtimet e Shėn Palit pėr tė pėrhapur krishtėrimin. Aty nuk tregohen terrenet shqiptare dhe duket sikur ai ka kaluar nga Selaniku nė Korinth dhe trojet e Maqedonisė perėndimore, Shqipėria e sotshme, ėshtė lėnė mėnjanė. Duke lexuar letrat e tij dhe dokumente tė ndryshme vėrtetova se disa fjali nuk mund tė shpjegohen nėse nuk interpretohet drejt teksti. Ai ka qenė nė Ilirikun e Jugut, nė zonat mbi Mat, nė Lezhė dhe nė Durrės, ku ka shkruar edhe Letrėn drejtuar Romakėve. Aty thotė: "Atyre nga Maqedonia dhe atyre nga Greqia, u vajti nė mendje tė mbledhin ndihma pėr tė varfėrit e Jeruzalemit". Po tė ishte nė Maqedoni, do thoshte kėtyre nga Maqedonia, ose po tė ishte nė Greqi, do tė thoshte kėtyre nga Greqia dhe atyre nga Maqedonia. Ai u thotė "atyre" tė dyja palėve, pra ka qenė nė njė vend jashtė Maqedonisė dhe jashtė Greqisė. Ky vend ka qenė Durrėsi, qė ka qenė port ilir, i varur direkt nga Senati i Romės, i pavarur nga pjesa tjetėr e Maqedonisė. Pastaj ai thotė se "e nisa Titin nė Dalmaci", qė do tė thotė Ilirik. Asnjėherė nuk na tregohet se ka nisur nxėnės nė vende ku nuk ka qenė vetė mė parė. Prandaj patjetėr qė ka qenė nė Shqipėri nė territoret mbi Mat, prandaj dhe ka nisur pėr aty nxėnės tė vetmuar, ngase kishte miq.

Mendoni se vetėm interpretimi gjuhėsor i tekstit mjafton pėr tė mbrojtur kėtė tezė?

Shqipėria ėshtė vend ku Shėn Pali gėzon respekt tė madh. Kemi kisha, legjenda dhe toponime qė lidhen me Shėn Palin e jo Shėn Pjetrin. Pėrtej malit tė Dajtit kemi njė krahinė me 14 fshatra qė quhet Shėn Pal dhe populli i thotė Shupal. Nė Mirditė kemi njė Shėn Pal tjetėr, manastir tė vjetėr, nė Kabash kemi njė tjetėr manastir tė ndėrtuar pėr nder tė tij, nė Lezhė po ashtu.

Ēfarė lėnde tekstore keni shfrytėzuar?

Kam shfrytėzuar botime tė ndryshme tė Biblės, qė nga viti 1840, kur fillojnė shėnimet. Unė merrem posaēėrisht me to, i komentoj dhe i korrigjoj, pėr tė zbuluar se ku dhe kur janė shkruar Letrat dhe Ungjijtė nė Dhjatėn e Re. Janė botime kryesisht nė anglisht ku shėnimet janė edhe mė tė pasura, por edhe nė shqip, si edhe njė literaturė tė gjerė, biografi tė Shėn Palit, tė Shėn Pjetrit dhe apostujve tė tjerė.

Nėse Pali ka qenė nė trojet tona, pėrse nuk kemi njė letėr drejtuar shqiptarėve, sikundėr korintasve, romakėve, kolosianėve, etj, etj?

Ėshtė vėrtetuar qė Apostullit Pal i kanė humbur shumė letra. Ndonjėrės i ka humbur mbyllja, njė tjetre hyrja, madje janė bashkuar edhe si njė letėr mė vete. Ekziston mundėsia qė ai tė ketė shkruar njė letėr pėr tė krishterėt e Durrėsit dhe tė Lezhės, kur bėri udhėtimin e katėrt dhe shkoi nė Nikopol pėr tė dimėruar. Zakonisht, pėrpara se tė bėnte njė ndalesė nė vendin ku kishte ngritur kishė, dėrgonte njė letėr pėr tė pėrgatitur vajtjen e tij, mblidhte ndihma, por jepte edhe kėshilla si tė pėrhapej krishtėrimi. Nė kėtė moment, pėrputhen tė gjitha tė dhėnat, qė tė ketė pasur njė letėr pėr durrsakėt. Por mbledhja e letrave nėpėr kishat qė u drejtoheshin, u bė 30-40 vjet pasi u hartuan, nė vitin '95 tė shek. I (letrat u shkruan nga viti '50-'64 kur vdiq). Njeriu qė u interesua pėr mbledhjen e tyre ishte Onesimi njė ish-skllav, i cili mundi tė bėjė mbledhjen e letrave qė ishin afėr, si nė Korint, Efes, Selanik, kurse Durrėsi ishte shumė larg komunikimit. Ekziston mundėsia qė banorėt e zonės, nuk kanė treguar interes ndaj kėsaj letre tė shkruar nė greqisht. Mundet qė pergamenat tė jenė dėmtuar, aq mė tepė qė asokohe tė krishterėt pėrndiqeshin nga romakėt, madje kryqėzoheshin, apo digjeshin.

Ku qėndron rėndėsia e udhėtimit tė Apostullit Pal nė Shqipėri?

Popullsia ilire nėn pushtimin romak ishte e ndarė nė provinca, Iliriku mbi Mat, Maqedonia nga Mati poshtė deri nė Prevezė, gjiri i Ambrakisė deri nė Pind dhe Dardania, Kosova e sotshme e bashkuar me popullsi tė tjera trake. Pra tri provinca qė flisnin njė gjuhė, por qė nuk mund tė komunikonin me njėra-tjetrėn. Pali predikonte paqe dhe dashuri ndaj dhe popullsia e pėrqafoi menjėherė krishtėrimin.

Kjo do tė thotė qė shqiptarėt kanė njė traditė nga mė tė hershmet tė krishtėrimit?

Jo vetėm kemi njė traditė tė hershme, po prej saj kanė dalė njerėz tė shquar. Ėshtė Shėn Asti i Durrėsit, qė pati njė vdekje tragjike, u vra nė mėnyrė barbare nga ushtarėt romakė. Kemi Shėn Jeronimin, qė quhet doktor i teologjisė, pėrkthyesi i Biblės nga greqishtja nė latinisht, si dhe shenjtorė tė tjerė deri tek Nėnė Tereza nė ditėt e sotme. Gjithnjė kemi qenė njė popull me traditė tė krishterė por qė rrethanat tragjike tė historisė na kanė bėrė tė quhemi afetarė.