Receta Gatimi

Sarandė, tė miturit mbyllen e torturohen nė njė "shkoll


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Sarandė, tė miturit mbyllen e torturohen nė njė "shkoll

    SARANDĖ- Njė denoncim i ēuditshėm qė ka mbėrritur dje nė policinė e Sarandės ka tronditur tė gjithė opinionin lokal. Prindi i njė fėmije tetėvjeēar, i shoqėruar nga djali i tij dhe drejtori i shkollės, kanė denoncuar dje tortura fizike e psikologjike tė ushtruara mbi fėmijė tė ndryshėm nga disa persona qė hiqeshin si mėsues privatė. Fėmijėt mblidheshin nė njė godinė jo shumė larg shkollės 9- vjeēare dhe iu merreshin tė gjitha paratė qė kishin. Sipas denoncimit, torturat kishin arritur deri aty sa fėmijėve u janė vendosur nė trup minj tė ndryshėm. Ky denoncim ėshtė marrė me pėrparėsi nga policia e Sarandės, e cila ėshtė ende nė fazėn e verifikimit tė tij. Ende nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė veprim ndaj personave tė akuzuar nga fėmijėt pėr tortura ndėrsa policia ėshtė duke marrė fillimisht dėshmitė e fėmijėve tė vegjėl.

    Zbulimi

    Skandali ėshtė denoncuar nga prindi i njė fėmije, i cili ka zbuluar krejt rastėsisht dhunėn fizike, psikologjike ndaj fėmijėve. Ka qenė gjendja tepėr depresive dhe shėndeti qė po keqėsohej pėrditė i fėmijės M. Sinani, nxėnės nė klasėn e tretė tė shkollės "9 tetori", qė kanė shtyrė tė atin, S. Sinani , tė shkojė tek mėsuesi i kėsaj klase, Neron Shehu. Prindi ka shkuar qė t'i kėrkojė mėsuesit shkaqet e mundshme tė rėnies nė peshė dhe pėrskuqjes sė vazhdueshme nė fytyre tė djalit tetėvjeēar por aty ka mėsuar se djali i tij prej shumė ditėsh nuk shkonte nė mėsim. Mėsues Neroni me qetėsi i ka thėnė se djali prej mė se 20 ditėsh, nga data 12 tetor, nuk paraqitej nė klasė. "Ne, kemi kujtuar se ishte sėmurė, ndaj edhe nuk jemi preokupuar mė shumė",- i ka thėnė mėsuesi prindit tė fėmijės. Pas kėsaj, prindi, drejtori i shkollės, Lefter Gjini dhe mėsuesi Neron Shehu vendosėn tė bisedojnė me fėmijėn dhe ai i frikėsuar i ka treguar tė gjithė ngjarjen .

    Rrėfimi i fėmijės

    Njė grua me flokė tė verdhe, tek dera e shkollės, vrojtonte fėmijėt e klasave tė fillores, qė po luanin nė oborrin e shkollės. Ajo i afrohet tetėvjeēarit M . Sinani, e kap pėr dore duke i thėnė sedo tė shkonte me tė nė njė shkollė tjetėr tė zgjedhur kėtu afėr. Kėshtu ka treguar dje fėmija tetėvjeēar. "U mundova tė ēlirohesha por ajo nuk mė lejonte tė largohesha. U futėm nė njėrėn prej portave tė lyera me bojė nė atė shtėpinė atje. Arritėm nė oborrin e rrethuar me mur tė lartė dhe tė mbuluar me hardhi, nga dyert e hapura dukej njė dhomė me ca stola dhe tavolina. Nė to ishin ulur fėmijė tė tjerė. Sa hyri gruaja pushuan zėrat e fėmijėve. Nga dhoma doli njė burrė zeshkan, i cili mė vonė do mė merrte ēdo ditė tek porta e shkollės dhe do mė shpinte aty",- ka treguar fėmija. Sipas tij, nga dhomat e tjera tė shtėpisė dėgjoheshin zėra fėmijėsh. "Sa futeshim nė oborr, ēdo ditė, gruaja na mblidhte lekėt qė na jepnin prindėrit pėr tė blerė ndonjė gjė pėr pushim tė madh. Pastaj na ulte nė stola dhe na detyronte tė mėsonim mėsimet e klasės sė parė e tė dytė, tė cilat ne i dinim. Njė zhurmė tė vogėl tė dėgjonte na bėrtiste, ulėriste dhe na torturonte, duke na hedhur nė fytyrė minj qė i mbante nė disa kafaze nė dhomėn ngjitur. Rrinim tė mbyllur aty rreth 4-5 orė. Na lejonte tė largoheshim pasi kishte mbaruar ora e fundit nė shkollėn tonė. Tek porta e daljes nuk harronte tė na porosiste se po tė tregonim ēfarė kishim parė dhe ē'kishim provuar do ta kishim pisk",- ka pėrfunduar rrėfimin e tij fėmija tetėvjeēar. Luan Sejdini

    Denoncimi

    Fėmijėt tė tmerruar nga ajo qė ka ndodhur

    Drejtori i shkollės, Lefter Gjini, me tė dėgjuar rrėfimin e fėmijės ka njoftuar policinė, e cila ka nisur hetimet e para. Sė bashku me fėmijėn denoncues, tė atin, mėsuesin dhe drejtorin e shkollės, hetuesit kanė shkuar nė shtėpinė pėrdhese ku ishte improvizuar "shkolla". I mituri i ka treguar hetuesve tė gjitha mjediset dhe ēfarė kishte parė gjatė 20 ditėve. Personat e pėrfshirė nė skandal, sipas tė babait tė fėmijės, Sulo Sinani, u morėn nė pyetje nga policia. "Njėri prej fėmijėve, fqinjė me djalin tonė, ende edhe sot ėshtė i tmerruar. Ai kur kujton kėtė gjė flet duke u dridhur",- thotė babai i fėmijės. Ndėrkohė banorėt pėrreth shtėpisė flasin pėr fėmijėt qė dėrgoheshin aty me motor nga njė 30vjeēar. Ata kanė parė edhe njė grua brenda shtėpisė por nuk dinin gjė tjetėr.

    REAGIMI

    Babai: Policia tė zbardhė ngjarjen ose do ketė vetėgjyqėsi

    Sulo Sinani, babai i fėmijės sė tmerruar e tė dhunuar shpreson se hetuesit do tė zbulojnė tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje por nė rast tė kundėrt ai pohon se do tė arrijė deri tek vetėgjyqėsia. Sipas tij, u bė njė javė qė hetuesit e vonojnė kėtė ēėshtje duke u justifikuar se janėnė pritje tė mbėrritjes sė njė psikologu. " Unė sot kam identifikuar pėrmes djalit njeriun qė e ka marrė atė nė shkollė. E njohu vetė djali. Ai e pa atė njeri tek porta e shkollės. Kam mėsuar se emrin e ka Koli, ndėrsa pėr gruan qė i torturonte ma tregoi nė dyqanin afėr shkollės",- thotė babai i fėmijės. Sipas tij, tė gjitha kėto janė denoncuar nė polici por ende nuk ėshtė marrė asnjė masė. "Mos presin qė fėmijėt t'i gjejmė bunkerėve tė masakruar, si rasti i Dibrės, apo tė shitur, pastaj policia tė veprojė? Nėse nuk do tė veprojė policia pėr tė zbardhur ngjarjen unė do tė bėj vetėgjyqėsi dhe pėr kėtė nuk ndihem fajtor, se do tė ve nė vend padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė fėmijės tim",- tha dje Sulo Sinani. Ai ka kėrkuar nga shteti qė tė gjejė tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur nė mėnyrė qė tė parandalohet ndonjė tragjedi.

    E-mail * Print

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Sarandė, tė miturit mbyllen e torturohen nė njė "sh

    te isha ne vendin e ketij prindi do te kisha reaguar shume ashper. por faj kane edhe mesuesit qe nuk interesohen te shpia e nxenesit qe ka munguar prej kohesh ne shkolle. ketu te ne nje dite mos te vesh ne shkolle, te marrin ne tel prinderit brenda dites dhe e paralajmerojne se femija e tyre nuk eshte paraqitur ne shkolle.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si mund te aplikoj per shkoll te lart jashtetit?
    Nga bessy nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 04:08 PM
  2. Kerkoj ca skripta per shkoll
    Nga mentor1993 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2010, 08:54 AM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 08:35 AM
  4. Sarandė, njė fshat rrezikon tė groposet
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 11:13 PM
  5. Shkollė tmerri nė Sarandė
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-11-2007, 05:38 PM