Energjia e pastėr dhe me kosto tė ulėt nuk ėshtė njė ėndėrr e parealizueshme. Mjafton tė frymėzohesh nga natyra dhe tė shtosh pak teknologji, e gjithēka mund tė realizohet.
Siē informoi sot revista amerikane Science, dy tė rinj nga Instituti Teknologjik i Masaēusets zhvilluan pėr herė tė parė njė lule artificiale, e cila ėshtė nė gjendje tė shndėrrojė dritėn e diellit nė elektricitet.
Falė vendosjes sė njė flete tė veēantė nė vend tė petaleve, bima zhvillon njė proces fotokimik, analog me fotosintezėn e zakonshme. Nė sajė tė kėtij procesi, ėshtė e mundur qė oksigjeni dhe uji tė bashkohen midis tyre, duke prodhuar korrent elektrik.
Bima ėshtė jashtėzakonisht efikase. E vendosur nė njė enė qė pėrmban katėr litra ujė dhe e ekspozuar nė diell, ajo ėshtė nė gjendje qė tė prodhojė tė gjithė energjinė pėr tė cilėn ka nevojė njė familje e zakonshme.
Pėr mė tepėr, petalet artificiale janė edhe me kosto tė ulėt, pasi ndėrtohen me materiale qė gjenden gjerėsisht nė natyrė, si kobalti dhe borati i nikelit.
Kėto elementė kimikė nuk shpenzohen dhe hyjnė menjėherė nė kontakt me ujin dhe energjinė diellore.