Receta Gatimi

Dhe numri i tij ėshtė 666.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Dhe numri i tij ėshtė 666.

    Dhe numri i tij ėshtė 666.



    Kur do tė vijė sundimi i bishės?


    Ishte njė ditė e zakonshme. Bėnte shumė vapė dhe isha i lodhur. Pas punės ashtu sic isha, nisem pėr nė supermarket pėr tė blerė disa nga gjėrat qė mė duheshin mė shumė pėr nė mbrėmje. Afrohem drejt sportelit tė pagesės, dhe njė uaa.. e zgjatur e arkėtares mė zgjoi disi nga ėndėrrimet.
    Shikoj me cudi arkėtaren qė ia kishte mbėrthyer sytė kompjuterit dhe shikoj se llogaria ime ishte 6,66 marka. “Ah, - tha arkėtarja, - numri i telefonit tė djallit”!!! Nė fillim u hutova pak, por mė pas fillova tė mendoja edhe mė thellė pėr gjithcka dija pėr kėtė numėr.

    Numri 666 nė kohėt tona nuk ka mbetur mė i panjohur pėr asnjė. Shumė patjetėr do ta kenė takuar nė ndonjė rast ose tė tjerėt tė paktėn do ta kenė dėgjuar. Dhe gjėja mė e cuditshme e kėtij numri ėshtė se kush e ka parė njėherė, nuk mund ta harrojė mė kurrė… E megjithatė dhe nė si lexues tė Biblės e dimė se ky numėr ka tė bėjė me diktatorin e botės, me Antikrishtin.

    Nė Zbulesėn 13:17 lexojmė pėr atė qė pėrshkruhet si “numri i bishės” dhe njė varg mė poshtė na thuhėt: “Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu; dhe numri i tij ėshtė gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė”.

    Nė kėtė varg numri 666 na prezantohet si numri i bishės. Kjo do tė thotė para sė gjithash se po ky numėr ėshtė i lidhur me personin e Antikrishtit. Nė tė vėretetė, vetėm Antikrishti nėnvizohet “bisha” nė Zbulesė. Ndėr tė tjera numri 666 ėshtė njė numėr njeriu. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme tė kuptohet drejt, sepse me kėtė dalim nė pėrfundimin se personi i Antikrishtit ėshtė njė njeri qė njė ditė do tė dominojė gjithė botėn.

    Pra Antikrishti ėshtė njė person real dhe jo njė “sistem qeverisje antikristiane” sic besojnė disa. Si cdo njeri tjetėr, edhe Antikrishti pra, do tė ketė njė emėr mėse normal. Por kur njė ditė “bisha” do tė dalė nė publik, atėherė edhe emri i tij do tė bėhet i njohur. E megjitatė emri i bishės do tė ketė njė karakteristikė tė vecantė, sipas Shkrimeve, sepse nė tė pėrfshihet njė numėr dhe ky numėr ėshtė 666. (Zbulesa 13:17).

    Pėr tė kuptuar qartėsisht kuptimin e kėtij vargu, duhet tė njohim edhe dicka tjetėr. Si nė alfabetin grek ashtu edhe nė atė hebraik dhe latin njė emėr mund tė shprehet edhe me numra. Kjo ėshtė e mundur kur gėrmat e kėtyre gjuhėve kanė vlera numerike, si p.sh..:

    A - alpha/aleph njė
    B - beta/beth dy
    G - gama/gimei tre
    D - delta/dalet katėr etj…


    Nga pėrshtatja e vlerave numerike me vetė gėrmat mund tė dali pra numri i njė emri. Nė rastin e Antikrishtit janė teorikisht njė seri e tėrė kombinacionesh tė gėrmave qė mund tė kenė si rezultat numrin 666. Pėr kėtė na duket e pamundur qė tė njihet emri tij mė pėrpara, vetėm duke u udhėhequr nga numri, por kur njė ditė Atikrishti do tė shfaqet, atėherė edhe emri i tij do tė bėhet i njohur.

    Dhe po sipas Zbulesės 13:18 do tė ketė persona “qė kanė dituri” dhe qė do ta bėjnė tė njohur emrin e tij nė varėsi nga kombinimi i numrave.
    Nė lidhje me gjithcka qė folėm deri tani, e natyrshme do tė dilte edhe njė pyetje. Po pėrse Zoti i fton njerėzit nė mėnyrė kaq tė qartė e tė hapur, pėr tė gjetur emrin e diktatorit tė ardhshėm botėror mbi bazėn e njė numri?
    - Pėrgjigjja e kėsaj pyetje i pėrkon njė funksioni tė rėndėsishėm qė numri 666 do tė ketė nė mbretėrinė antikrishtere:

    ..................................

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Dhe numri i tij ėshtė 666.

    Numri 666 - kod identifikimi.

    Do tė jetė nė fakt e mundur qė Antikrishti tė njihet mė parė me njė ndėrmjetsim tė pėrshtatshėm. Nė fakt, sipas Shkrimeve gjatė mbretėrimit tė Antikrishtit gėnjeshtrat dhe imoraliteti do tė arrijnė nė njė nivel tė tillė saqė edhe vetė tė zgjedhurit e Zotit, nuk do tė kishin as mė tė voglėn shpresė shpėtimi, nėse Zoti nuk do tė ndėrhynte nė njė moment tė caktuar (Mat 24:24).

    Kjo gjė vlen nė mėnyrė tė vecantė nė lidhje me zbulimin e Antikrishtit: *nė fakt *kur ky diktator do tė ngjitet nė fronet e botės, sigurisht nuk do tė ketė ngjashmėri me njė bishė tė hekurt, gjė qė nė fakt ėshtė njė realitet. *Natyra e diktaturės konsiston nė faktin qė diktatori do tė mbesė pėr njė kohė tė gjatė i panjohur si i tillė, derisa tė plotėsohet edhe qėllimi i mashtrimeve tė tij.

    Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė korruptim total tė njerėzimit. Identiteti i vėrtetė i Antikrishtit pra do tė bėhet i njohur plotėsisht vetėm atėherė kur do tė jetė tepėr vonė, pėr viktimat e tij, d.m.th pėr njerėzimin.

    E megjithė kėto ai do tė prezantohet nė publik nė njė mėnyrė tė tillė fitimtari dhe entuziasti qė do tė pėrkrahet nga tė gjithė. Nė Shkrimet e Shenjta ka njė seri pėrshkrimesh, qė na bėjnė tė kuptojmė se Antikrishti me veprat e tij do t’ia dalė tė mrekullojė gjithė botėn deri sa tė arrijė nė njė adhurim total (Zbulesa 13:3).

    Shfaqja e Antikrishtit pra do tė jetė njė ngjarje historike e mrekullueshme. Do tė manifestohet me entuziazėm nga masat. (2 Thesalonikasve 2:9; Zbulesa 13:2). *Dhe pas gjithė kėtyre ai do tė lejojė tė nderohet si Zot (Zbu. 13:4, 8, 12; 14:11). Dhe vetė hebrejntė, tė zgjedhurit e Perėndisė mbi tokė, do tė jenė viktima tė kėtij mashtrimi satanik, dhe do ta marrin Antikrishtin pėr Mesinė..(Gjoni 5:43).

    .............................

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Dhe numri i tij ėshtė 666.

    Numri 666 - vula e bishės

    Pėr pjesėn mė tė madhe tė personave qė ndjekin bishėn numri 666 do tė pėrfaqsojė njė destin tė tmerrshėm. Nėse lexojmė me kujdes tek Zbulesa 13:16-17, konstatojmė se vula e bishės do tė egzistojė nė dy forma kryesore. Si emėr ose si numėr i emrit tė tij.

    Kjo do tė thotė se mbi dorėn e djathtė ose mbi ballė do tė jetė shprehur emri i vetė Antikrishtit ose vetė numri i tij. Dhe ashtu sic vetė Shkrimi na e thotė askush nuk do tė mund tė blejė ose tė shesė, pa qenė i vulosur.

    Ėshtė mjaft e rėndėsishme qė nė kushte tė tilla tė bėhet plotėsisht i njohur antikrishti nė kohė, me gjitha natyren e tij “bishė”, ashtu sic profetizohet nė Zbulesėn 13. E megjithatė po nga Shkrimet del se do tė egzistojnė persona qė nuk do tė bien nėn kėmbėt e “bishės”. Kėta persona nuk janė pjestarė tė Antikrishtit dhe janė tė emėruar si shėlbyesit e qiellit.

    “Dhe pashė njė qiell tė ri dhe njė dhé tė ri; sepse qielli i parė dhe dhéu i parė kishin shkuar, dhe deti nuk ishte mė. Kush fiton do t’i trashėgojė tė gjitha gjėrat; dhe do tė jem pėr tė Perėndi dhe ai do tė jetė pėr mua bir. Kurse pėr frikacakėt dhe tė pabesėt, tė neveritshmit dhe vrasėsit, kurvėruesit dhe magjistarėt, idhujtarėt dhe gjithė ginjeshtarėt… pjesa e tyre do tė jetė do tė jetė nė liqenin qė digjet nė zjarr dhe squfur, qė ėshtė vdekja e dytė”.

    I dashur mik, gjej rastin edhe njė herė tė tė kujtoj pėr ato “gjėrat e vogla” *qė ndoshta i ke harruar, pėr ato “tė parėndėsishmet” qė ndoshta i ke neglizhuar… Kthehu… Tani sa nuk ėshtė vonė.

    “Dhe Perėndia do tė thajė cdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brenga, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme…shkuan”

    Detlef Grebe

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Phone - Numri PUK - PIN
    Nga izzy nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-09-2012, 08:18 PM
  2. Cili eshte numri juaj i fatit?
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 12:08 AM
  3. Rritet numri i softuerėve dashakeq
    Nga Kliton nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-07-2010, 06:56 PM
  4. Rritet numri i viktimave tė tėrmetit
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 07:48 PM
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 11:45 PM