Receta Gatimi

Nje fragment nga filmi “Zoteria 420"


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Nje fragment nga filmi “Zoteria 420"

    Nje fragment nga filmi “Zoteria 420"
    YouTube - Mera Juta Hai Japani
    If you are able to see this message it means that you don't have flash installed or that the video server is down.

    Kane kaluar shume vite nga trasmetimi i filmit “Zoteria 420". Eshte ēudi se si disa filma si ky, i krijojne nostalgji kaq shume brezave duke filluar nga prinderit tane qe e kane pare ne kinemate e atyre viteve, deri tek ne qe e kemi pare te trasmetuar tek TVSH e viteve 90. Ne kete video do te shikoni nje fragment te ketij filmi ku personazhi kryesor kendon kengen “Mera Juta Hai Japani”.


    http://www.youtube.com/watch?v=ysSS4RgP8TE

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Nje fragment nga filmi “Zoteria 420"

    RAXH KAPURI – PRINCI I "BOLLYWOOD" - IT



    Kur shqiptaret kendonin Raxh Kapurin ...

    … Nje shkrim i tille, i gjate, per Raxh Kapurin dhe kinemane indiane, per shume nga lexuesit e sotem mund te provokoje thjesht nje nenqeshje apo nje ndjenje indiferentizmi shoqeruar me ndofta fare pakez nostalgji, per ate cka ata mund te kene perjetuar shume e shume kohe te shkuara, pikerisht ne vitet kur ne kinemate shqiptare shfaqeshin filmat e njohur "Vagaboni" e "Zotnia 420". Kesaj nostalgjie, nuk do t'u shpetojne dhe keto kujtime te mia, te cilat do t'u a rrefej me poshte edhe pse, aso kohe ( fillimi i viteve '60 ), une nuk isha vecse nje femije.

    Po !... Eshte e vertete qe Raxh Kapuri dhe dy filmat e tij te mesiperm, kane lene mbresa te paharruara ne mendjet e gjithe shqiptareve e, vecanerisht tek ata qe, absolutisht pa asnje ndjenje percmimi, ne i quanim"evgjite". Mbaj mend e me kujtohen si ne nje film te vjeter bardh' e zi, pamjet e rremujes qe behej aty para kinemase "Ali Demi", turmat e madhe te njerezve te grumbulluar para saj si edhe rradhet e gjata per bileta, rradhe te cilat natyrisht, nuk respektonin asnje fare rregulli. Ne "betejat" qe beheshin cdo dite per blerjen e biletave aq te cmuara, te paret qe fitonin ishin pa dyshim me te fortet.

    Njerezit e shumte, te bere lemsh, per te arritur gjer prane sportelit te Ides, biletashiteses me orgjine italiane, shanin, shtynin, ulerinin, hypnin mbi njeri-tjetrin e griseshin gjer ne gjak. Vetem ata me te vendosurit, disa here me harbuterit e me brutalet, arrinin te dilnin fitimtare duke terhequr pas tyre, xhaketat e grisura, floket e shprishur, kemishat e shqyera e duke mbajtur ne duart e ngritura lart mbi koket e njerezve, biletat e tyre aq te cmuara ( jo me teper se tre ! ). Filmat e Raxh Kapurit te cilat vinin nga India e larget, kishin magjepsur zemrat e shqiptareve te cilet, te sterngopur me filmat luftarake sovjetike, zbulonin para tyre nje kinema krejt te panjohur, me subjeke sentimentale e personazhe mjaft te dashur. Mund te gabohem por, seancat e atyre filmave, te cilat nisnin qysh nga ora nente e mengjezit e perfundonin ne mesnate, s'besoj se do t'i kete ndjekur nje mase aq e madhe spektatoresh, ndofta, ne asnje lloj filmi tjeter te shfaqur ne Shqiperine e asaj kohe ...

    Raxhi e Rita, dy personazhet e filmave "Vagabondi" dhe "Zotnia 420", shikimi i te cileve lejohesh vetem per moshat mbi 18 vjec (?) mbahen mend nga brezat e atyre viteve, si nje eveniment i rralle e krejt special. Dhe, nuk ishte rastesi qe subjektet dhe kenget e tyre u bene mjaft te dashura, ne menyre te vecante per banoret e Llonxhes ne Vlore, lagjes me te varfer ne qytet ( e cila ngjante disi me Bombein e Indise ), te cilet binin ne gjume e gdhiheshin me imazhet e personazheve te tyre te adhuruar. S'kaluan shume kohe dhe melodite e filmave te Raxhit, degjoheshin kudo te kenduara poshte e lart neper rruget e qytetit. Nder te tjere, mbaj mend "tenorin" Luti – "evgjitin" gungac llustraxhi, i cili e kish "seline" te vendosur te "Rrapi" ne Uje te Ftohte. Ai tip, gjithmone i qeshur dhe hokatar, i binte kutise se llustres, sikur ajo te ish nje tambur dhe gjithmone i ftonte klientet me kenget e Raxhit nderkohe qe, sozia perfekte e Raxhit ne qytet, ishte bere nje djalosh "evgjit" simpatik, me balluke sterre te zeza e mustaqet spic.
    Hipur ne karrocen e tij, ai rendte neper rruget e qytetit dhe i binte kalit me thirrjet: Ohuuu !... Aiiii … nderkohe qe kendonte me sa ze qe kish, te famshmen kenge te Raxh Kapurit:

    Mera xhuta ai Xhapani
    Je pantalun ai Inglistani
    Sar pe lal topi Rosi
    Parbi dil ai Industani …

    ( Kepucet i kam japoneze
    Pantallonat ingleze
    Kapelen e kam ruse
    Po zemren e kam indiane )

    Aso kohe ate, gjithe Vlora e therriste Raxhi e, pastaj emri i tij i dyte i mbeti pergjithmone ashtu gjersa une e mbaj mend ... Duke perfunduar keto rradhe, une sot nuk di ne se "Raxh Kapuri" i Vlores eshte ende aty, gjalle e shendoshe, nderkohe qe di se Raxhi i Bombeit ka vdekur qysh me 1988. Por, nderkohe, per nje gje besoj se jam i sigurte. Per ate qe, kujtimi i Raxh Kapurit dhe i filmat te tij, bashke me kenget, personazhet e subjektet e tyre te bujsheme ( filma te cilet, pastaj, u ndaluan te shfaqeshin nga regjimi i kohes ), kane mbetur ende gjalle jo vetem aty, te njerezit ende te varfer te Llonxhes, por edhe te shume shume breza artdashes te asaj epoke …

    * * *

    RAXH KAPURI – PRINCI I "BOLLYWOOD" - IT

    " Raxh Kapuri ishte nje djalosh eternel i cili te mrekullonte me shikimin dhe hijeshine e nje gjesti te vetem, me mjeshterine e lojes se tij si aktor dhe regjisor. Ai debutoi ne kohen e arte te kinemase indiane e cila nuk e ka humbur edhe sot spontanitetin dhe freskine e saj, duke ruajtur e zhvilluar nje pervoje mjaft te pasur, te njohur ne mbare boten. Para dy vjetesh, qyteti i Cannes ne France, i kushtoi atij nje homazh te merituar. Ne nje festival te organizuar me kete rast, filmat e pare te Raxh Kapurit qene nder me te bukurit, dhe ata e meritojne epitetin e autorit te tyre te quajtur "djaloshi eternel", emer me te cilin eshte cilesuar ai. Nderkohe, nuk mund te mos flitet per partneren e tij te perhereshme Nargis e cila, me portretin e saj universal te femres se dashuruar, me kenget e saj te mrekullueshme te cilat, duke qene larg stilit operete mbeten pergjithmone si nje shprehje e zjarrte e pasionit, gezimit dhe lumturise njerezore ".

    Pierre Riscient
    ( Regjisor dhe kritik arti francez )

    BIOGRAFIA

    ... Raxh Kapuri ( Raj Kapoor ), emri i vertete i te cilit ishte Ranbir Raj Kapoor, lindi me 14 dhjetor te vitit 1924 ne Peshawar (Pakistan) dhe vdiq me 3 korrik 1988 ne New Delhi. Raxh Kapur ishte njeheresh aktor, realizues, prodhues, muzikant, kengetar e mbi te gjitha nje nga veteranet e pare te industrise se filmit ne Indi, nje artist i cili mbetet ende edhe sot mjaft i njohur e popullor ne kete vend qindra milionesh. Bir i aktorit te shquar Prithviraj Kapoor, ai nisi te debutoje si figurant qysh ne moshen 6 vjec e pastaj punoi si aktor ne kompanine filmike "Bombay Talkies" si edhe asistent i aktorit dhe regjisorit te njohur Kidar Sharma i cili i ofroi rolin e tij te pare te madh me 1947, ne filmin "Neel Kamal". Shume shpejt, krahas dy aktoreve te tjere te shquar ( Dilip Kumar dhe Dev Anand ), ai u be "stari" i filmave indiane te viteve '50 e me tej. Razh Kapur nuk ishte vecse 22 vjec, kur vendos te ngrere studjon e tij kinematografike, ne periferi te Bombeit duke themeluar kompanine e tij te prodhimit R. K. Films ...


    RAXH KAPUR
    ( 1924 - 1988 )

    Aty ai realizoi filmin e tij te pare "Aag", ku rolin kryesor e luante vete. Ishte pikerisht gjate xhirimeve te ketij filmi qe ai u njoh me aktoren e re dhe mjaft te hijeshme Nargis, me te cilen me pas do krijonte ciftin me popullor te kinemase indiane te asaj kohe. Me 1948, ai nis realizimin e nje serie filmash me kete aktore, filma ne te cilet evokohet kryesisht dualiteti mes bukurise fizike dhe asaj shpirterore. Me 1949, Mehboob Andaaz e cileson Raxh Kapurin nje "star" nderkohe qe pikerisht ate vit realizoi edhe filmin "Barsaat", nje romance dashurie ku ai fiton reputacionin e nje realizuesi mjaft te talentuar.

    Me 1951 ai realizon nje nga filmat e tij me te njohur, filmin "Awaara" (Vagabondi), i cili pat jehone te madhe nderkombetare, vecanerisht ne Bashkimin Sovjetik. Ky film ishte edhe i pari ne historine e filmit indian te pasluftes, i cili hodhi bazat e nje kinemaje popullore te tipit "spektakel" ku, ne qender ndodhet gjithmone figura e nje "stari" e ku perzihen se bashku vallezimet, muzika e kenget me orgjinalitetin e temave te realitetit indian ( diferencat dhe kontrastet shoqerore, varferia, korrupsioni, padrejtesite ), te shoqeruara me linja pothuajse te njejta, romantike e moralizuese, pra te natyres "melodrame shoqerore".

    Kater vjet me vone, me 1955, ai realizon filmin "Zotnia 420" ( Shree 420 ) - titull i cili i referohet nje neni te kodit civil indian mbi vjedhjen - i cili i jep edhe nje shtese tjeter, dimensioneve te vepres krijuese tashme e te njohur te Raxh Kapurit. Mes theksesh tragjike te nje melodrame prekese, filmi rrefen historine e nje djaloshi i cili sapo ka mbaruar studimet dhe kerkon pune. I cgenjyer nga shpresat per nje jete te re me te mire, ai bie ne mjerim dhe shtrengohet te vjedhe per te mbijetuar. Filmi ne fjale, krahas drames, here - here merr permasa komike, fale interpretimit te Raxh Kapurit i cili imiton gjestet e Charles Chaplin.

    Ne kete film, pervec ndikimeve nga ky mjeshter i madh, ndihet edhe influenca e neo -realizmit italian e cila te kujton filmin "Vjedhesin e bicikletave" te L. Bunuel. Nene ndikime te tilla, si edhe ne frymen e paraqitjes teper realiste te mjediseve urbane, filmat e Raxh Kapurit ne Indine e pavarur te pasvitit 1947, jane te vetmit te cilet ushqyen shpresen e nje te "ardhme" te re, me shpresa per rindertimin e vendit, per drejtesi sociale e lufte ndaj korrupsionit e varferise. Me kete film, si edhe me ate qe mund te quhet vazhdim i tij "Zotnia 420", ai mallengjeu tej e mbane gjithe Indine, e cila e cilesoi ate si "Charli Chaplin indian".

    Raxh Kapur edhe me pas, vazhdoi me trajtimin e temave te ndryshme sociale ( me 1960 realizon filmat"Jis Desh","Mein Ganga","Behti Hai") ku perpiqet te pershkruaje kompleksitetin e maredhenjeve njerezore ( "Sangam" me 1964) etj. Ndersa, ne filmin me nota autobiografike "Mera Naam Joker" (1970) te prodhuar ne bashkepunim me nje studio sovjetike, perseri nene ndikimin e lojes se Chaplin -it, ai tregon historine e jetes se nje "clown" fatkeq, film i cili megjithe skenat e tij te shkelqyera per Raxh Kapurin ish nje deshtim, ne kuptimin se nuk pati mjaft te ardhura.

    Por, me 1973, Raxh Kapur triumfon perseri me filmin "Bobby", nje komedi sentimentale, ne te cilen nje djalosh i dashuruar lufton kunder familjes e cila nuk eshte dakord qe ai te martohet me vajzen e zemres, per shkak te diferencave sociale, teme kjo e cila me pas do te jete gjithmone e me e pranishme ne subjektet e ardheshme te kinemase indiane. Me kete film, Raxh Kapuri ishte i pari qe beri te mundur heqjen e tabuse per nje kinema me sensuale, duke treguar skena te cilat gjer atehere ishin te ndaluara per kinemane indiane. Pastaj, pas viteve ’70 - ‘80 filmat e tij u bene me konvencionale. Me 1982, filmi i tij "Prem dog", i cili tregonte mbi martesen e nje nje vejuesheje, u cilesua prej kritikes here si sukses, e here si nje film thjesht komercial.

    I semure nga nje azme e rende kronike, Raxh Kapur vdiq para kohe, me 1988, ne moshen 64 vjec. Ne castin e vdekjes, ai ish duke punuar per filmin e tij "Henna", nje film i cili kishte ne qender te subjektit dashurine mes nje vajze pakistaneze dhe nje te riu indian. Ky film, pastaj, u perfundua prej djalit te tij te madh Randhir Kapoor. Djemte e tij ose me mire te themi dinsatia Kapur, vazhdoi te ece perpara sepse, te tre djamte: Randhir, Rishi dhe Rajeev si edhe dy mbesat Kareena dhe Karisma, realizuese e aktore te njohura, vazhduan traditen e atit te tyre e, sot, drejtojne kompanine e njohur filmike “Raj Kapoor Production” ne Bollywood ( Bollywood - keshtu quhet krijimtaria filmike popullore e Bombeit dhe e Indise ne pergjithesi, duke bere paralelizem me "Meken" e filmit boteror: Hollywood - in amerikan ).

    Kenga ne filmat e Raxh Kapurit

    … Nje vecori dalluese e mjaft filmave te tij, krahas talentit te tij si aktor e regjisor, ishte edhe aftesia dhe sensi muzikor i Raxh Kapurit. Ne vitet ’50, Raxh Kapur prodhoi e realizoi filmat e tij me te mire, duke u bere nje nga personazhet me te dashura te kinemase indiane. Ishte pikerisht gjate asaj periudhe qe ai u shqua edhe si kengetar. Kenget e dy filmave "Vagabondi" dhe "Zotnia 420", si edhe shume te tjera te interpretuara ne filma te ndryshem, kane qene ne vite mjaft terheqese, jo vetem per publikun indian por edhe ne shume vende te Afrikes, te Lindjes se Mesme e gjer ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe. Sic dihet, shpesh here ndodh qe ne filma, nje kenge apo melodi te behet edhe perucesja e vete subjektit, idese apo atmosferes se tij. Nje shembell tipik ishte ai i kenges "Avara un", kenduar nga Raxh Kapur ne filmin e tij "Vagabondi".

    Vagabondi
    (Awaara)

    Realizuar nga: Raxh Kapur
    Interpretojne : Raxh Kapur, Nargis, Prithviraj Kapoor, Cuckoo Prodhuar me 1951 193 min.



    Afishe e filmit "Vagabondi " ( 1951 )


    Permbajtja: Filmi tregon historine e hajdutit Raxh ( Raxh Kapur ). I braktisur qysh i vogel nga i ati, gjykatesi i njohur Ragunath Raju, Raxhi u rrit mes rrugeve te Bombeit. Nena e tij sakrifikon gjithecka per t'a derguar ate ne nje shkolle te mire, ku ai njihet dhe ze miqesi me Riten ( interpretuar nga aktorja e shquar indiane Nargis ). Por Raxhi bie viktime e njeriut te lig e te djallezuar Xhaga, i cili ben plane qe te hakmerret ndaj te atit te Raxhit, gjykatesit Ragunath duke e mesuar ate qe te vjedhe e duke e cuar, keshtu, drejt rruges se krimit. Ne tentativat per t’i shpetuar tiranise se Xhagait, ne nje moment grindje, Raxhi e vret ate. Per kete vrasje, ai denohet me burg nga nje gjykates i cili eshte pikerisht i ati i tij, nderkohe qe e dashura e tij, Rita, ka mbaruar shkollen dhe eshte bere avokate dhe e mbron ate plot perkushtim e zjarr, duke e keshilluar te nise nje jete te drejte e te ndereshme.
    Kenga qe kendon Raxhi nis qysh ne fillim te filmit. Ne sekuencat e para te tij, shohim Raxhin duke dale nga burgu te veshur ala Charlie Chaplin, qe endet rrugeve te Bombeit ku zhvillohen gjithfare veprimtarish kriminale. Nder te tjera, pamjet filmike tregojne Raxhin teksa vjedh portofolin e nje kalimtari, duke kenduar pastaj vargjet e kenges se meposhtme :


    Vagabond, une jam nje vagabond
    si nje yll qielli qe vuan nga mjerimi
    vagabond jam, nje vagabond …
    S'kam familje, s'kam njeri,
    kurkush s'me do, kerkend s'pres
    askush s'me do, fillikat une jam
    rrugesh te panjohura,
    ne nje qytet te mjere …



    Raxhi ( Raj Capoor ) dhe Rita ( Nargis ) ne filmin "Vagabondi" ( 1951 )

    FILMAT ME TE NJOHUR TE RAXH KAPURIT :

    1948 : Aag
    1949 : Barsaat
    1951 : Awaara
    1959 : Anadi
    1960 : Jis Desh Mein Ganga Behti Hai
    1955 : Shree 420
    1964 : Sangam
    1970 : Mera Naam Joker
    1973 : Bobby
    1978 : Satyam Shivam Sundaram
    1982 : Prem Rog

    Zotnia 420
    ( Shri 420 )

    Realizues dhe prodhues: Raxh Kapur
    Kompozitor: Shankar - Jaikishen
    Scenario K. A. Abbas
    Photo Radhu Karmakar
    Musique Shankar - Jaikishen
    Interpretues: Raxh Kapur, Nargis, Nadira
    Viti : 1955 177 min.

    ... Eshte nje nga filmat me te njohur te kinemase indiane te pasluftes. Nje film i cili ka ndikuar jashtezakonisht ne kinemane e sotme komerciale te ketij vendi. Ne te tregohet historia e nje djaloshi ta porsa diplomuar, roli i cilit interpretohet nga vete Raxh Kapuri. I sapo ardhur ne Bombej, djaloshi perpiqet te pasurohet me te gjitha menyrat e mundeshme. Teksa eshte duke bere vrapime me kuaj, Neeta ( Nargis ) vajze e nje familje te pasur njihet me Dilip ( Dilip Kumar ), i cili i shpeton jeten, ndersa kali i saj harbohet. Nis keshtu mes tyre nje njohje e cila pastaj transformohet per Dilip -in ne nje ndenje te forte dashurie. Por kjo dashuri e paster thyhet, nderkohe qe del ne skene, Raxhan ( Raj Kapoor ), i fejuari i Neeta -s. Besnike ndaj ndenjave te porsa lindura, Neeta i rrefen Dilip per te fejuarin e saj e pastaj, gjithecka komplikohet nderkohe qe Raxha meson se Dilip dashuron Neeta -n. Atehere, ai sillet shume keq ndaj te fejuares se tij. Ne kete film luajne Nargis, Raj Kapoor dhe Dilip Kumar. Domethene tre aktoret me te medhenj te "kohes se arte" te kinemase indiane, te cilet u ndodhen se bashku ne nje film te madh.

    FILMOGRAFIA

    1935 : "Inquilab" i regjisorit Debaki Bose
    1943 : "Hamari" Baat i M.I. Dharamsey
    1943 : "Ggauri" i Kidar Sharma
    1946 : "Valmiki i Bhalji Pendharkar
    1947 : "Neel Kamal" i Kidar Sharma
    1947 : "Jail Yatra" i Gajanan Jagirdar
    1947 : "Dil-Ki-Rani" i Mohan Sinha
    1947 : "Chittor Vijay" i Mohan Sinha
    1948 : "Aag" i Raj Kapoor
    1948 : "Gonipath" i Mahesh Kaul dhe Latika
    1948 : "Amar Prem" i N.M. Kelkar
    1949 : "Sunehre Din" i Satish Nigam
    1949 : "Parivartan" i N.R. Acharya
    1949 : "Barsaat" i Raj Kapoor
    1949 : "Andaz" i Mehboob Khan
    1950 : "Sargam" i P.L. Santoshi
    1950 : "Pyaar" i Raj Kapoor
    1950 : "Jan Pahchan" i Fali Mistry
    1950 : "Dastan" i Abdul Rashid Kardar
    1950 : "Bawre Nain" i Kidar Sharma
    1950 : "Banwra" i G. Rakesh
    1951 : "Awaara" i Raj Kapoor
    1952 : "Bewafa" i M.L. Anand
    1952 : "Ashiana" i B. Trilochan
    1952 : "Anhonee" i Khwaja Ahmad Abbas
    1952 : "Amber" i Jayant Desai
    1953 : "Dhoon" i Kumar
    1953 : "Aah" i Raja Nawathe
    1954 : "Boot Polish" i Prakash Arora
    1955 : "Shree 420" i Raj Kapoor
    1956 : "Jagte Raho" i Shanbhu Mitra dhe Amit Moitra
    1956 : "Chori Chori" i Anant Thakur
    1957 : "Sharada" i L.V. Prasad
    1958 :" Phil Subha Hog" i Ramesh Saigal
    1958 : "Parvarish" i S. Bannerjee
    1959 : "Main Nashe Men Hoon" i Naresh Saigal
    1959 : "Kanhaiya" i J. Om Prakash
    1959 : "Do Ustad" i Tara Harish
    1959 : "Char Dil Char Raahein" i Khwaja Ahmad Abbas
    1959 : "Anari" i Hrishikesh Mukherjee
    1960 : "Shriman Satyawadi" i S.M. Abbas
    1960 : "Jis Desh Men Ganga Behti Hai" i Radhu Karmakar
    1960 : "Chhalia" i Manmohan Desai
    1961 : "Nazran" i C.V. Sridhar
    1962 : "Ashiq" i Hrishikesh Mukherjee
    1963 : "Ek Dil Sau Afsane" i R.C. Talwar
    1963 : "Dil Hi To Hai" i C.L. Rawal dhe P.L. Santoshi
    1964 : "Sangam" i Raj Kapoor
    1964 : "Dulha Dulhan" i Ravindra Dave
    1966 : "Teesri Kasam" i Basu Bhattacharya
    1967 : "Diwana" i Mahesh Kaul
    1967 : "Duniya Ki Sair" i Pachhi
    1968 : "Sapnon Ka Saudagar" i Mahesh Kaul
    1970 : "Mera Naam Joker" i Raj Kapoor
    1971 : "Kal Aaj Aur Kal" i Randhir Kapoor
    1973 : "Mera Desh Mera Dharam" i Dara Singh
    1975 : "Dharam Karam" i Randhir Kapoor
    1975 : "Do Jasoos" i Naresh Kumar
    1976 : "Khaan Dost" i Dulal Guha
    1977 : "Chandi Sona" i Sanjay Khan
    1980 : "Abdullah" i Sanjay Khan
    1982 : "Gopichand Jasoos" i Naresh Kumar
    1982 : "Vakil Babu" i Asit Sen

    Raxh Kapuri eshte regjisor i filmave:

    1948 : "Aag"
    1949 : "Barsaat"
    1951 : "Awaara"
    1955 : "Shree 420"
    1964 : "Sangam"
    1970 : "Mera Naam Joker"
    1973 : "Bobby"
    1978 : "Satyam Shivam Sundaram"
    1982 : "Prem Rog"
    1985 : "Ram Teri Ganga Maili"



    DY FJALE PER KINEMANE INDIANE

    … Kinemaja indiane eshte jashtezakonisht "pjellore". Per cdo vit ne Indi prodhohen mbi 800 filma. Pjesa me e madhe e tyre realizohen ne ashtuquajturat "studio regjionale", sepse ne Indi numurohen 22 shtete dhe 17 gjuhe kryesore. Bollywood eshte nje term i cili perdoret per te diferencuar filmat komerciale te cilet prodhohen ne studjot e Bombeit e qe xhirohen ne gjuhen hindi. Por, ne se "Bollywood", nuk eshte ai i cili prodhon numurin me te madh te filmave indiane ne aspektin sasior, ai eshte modeli dhe promovuesi i "hiteve" me te suksesshem te kinemase ne kete vend.
    Lidhur me kete fenomen, nje kritik i njohur ( Bikram Singh ) ka shkruar se "filmat e Bombeit ne gjuhen hindi, jane per Indine si filmat e Hollywoodit per mbare boten". Por ne se termi "Bollywood" ka nisur te perdoret gjeresisht ne vitet '70, ky fenomen ka ndodhur shume kohe me perpara. Ishte pikerisht, qyteti i Bombeit, ai qe krijoi superioritetin e tij qysh ne fillimet e kinemase indiane, me te parin film ne metrazh te gjate ( filmi "Raja Harishchandra" te Dadasaheb Phalke, me 1913). Por "Bollywood" duhej te priste vitin 1931, per t'u quajtur plotesisht i tille e per te merituar kuptimin e simbolit qe perfaqesonte. Sepse, nuk mund te kete "Bollywood", pa kenge. Si gjithe kinemate e medha industriale, Bollywood eshte njohur qysh ne fillim per periudhat e saj novatore ( gjinite e reja, menyrat dhe materialet e reja te filmimit, artistet e medhenj e disa here edhe krizat e, bashke me to, edhe kryeveprat e saj )
    Por, fillimet e para te kinemase se vertete indiane, mund te konsiderohen si te tilla ne mesin e viteve '30 ( me "Devdas" te PC Barua ) si edhe gjate viteve '50 kur nisin te dalin ne drite super - prodhimet e kinemase indiane ( nder te tjera "Mugal E Azam" i regjisorit Kamal Amrohi, xhirimi i te cilit zgjati 9 vjet ), si edhe filma te tjere te panumurte te realizuar nga regjisore te medhenj ( Raxh Kapur, Bimal Roy, Guru Dutt, Mehboob Khan etj. ). Filma te tille si "Vagabondi " Awaara ) dhe "Zotnia 420" ( Shri 420 ) e te tjere te Raxh Kapurit, bejne pjese ne "klasiket" te cilet ndikuan jashtezakonisht ne kinemane "bollywood" – iane jo vetem ne vitet '50, por gjer ne ditet tona. Rezonanca e natyres romantike e sentimentale te ketyre filmave, ndihet sot sidomos ne krijimet e regjisoreve te medhenj indiane, te tille si Yach Chopra e Karan Johar.
    Nderkohe, kulmin e suksesit, kinemaja indiane e njohu me filmin me te njohur e me te vleresuar ne bote "Nene India" te regjisorit M. Khan i cili u nderua me cmimin "Oscar" me 1957. Edhe vitet '70 lane gjurme ne historine e kasaj kinemaje me filma te cilet paraqesnin heronj te forte e te pamposhtur, qe u misheruan nga aktore te shquar si Ahmitab Bachnan, me filma kolosale e te suksesshem te tipit "western" ( po, po mos habisni ! ). Natyrisht, luhatjet e shpeshta persa i perket estetikes filmike nuk kane munguar por, ne bote vazhdojne te shfaqen mjaft filma indiane qe njohin sukses te konsiderueshem.

    * * *

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rol filmi ....
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2013, 10:07 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 12:16 AM
  3. Partneritet me wWw.Filmi.Im
    Nga Elti Vlore nė forum Webmaster Area
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2011, 11:53 AM
  4. Fragment nga Matrix - Juno Reactor's Navras
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2008, 04:01 PM