Mjalti, antibiotik natyral, mund tė pėrdoret edhe nėse e ka ndryshuar ngjyrėn pothuajse pa kufi, ndėrsa uthulla e alkoolit, orizi dhe kripa e detit madje do tė rrojnė deri pas vdekjes sė “pronarit”.
Mos gjuani automatikisht ēdo gjė qė gjendet nė qilar ē’ prejse as vetė nuk mund ta kujtoni. Disa ushqime kanė afat pėrdorimi mė shumė se njė dekadė, madje edhe pasi qė t’i hapni, kėshillon Janice Revell, bashkėthemeluesja e StillTasty. Edhe nėse e ka ndryshuar ngjyrėn apo ėshtė kristalizuar, mjalti ėshtė shumė i pėrdoruar, sepse vetitė antibiotike e ruajnė nga prishja, gati pa kufi. Freskia mund t’i mbahet nėse e ruani nė vend tė ftohtė, ndėrsa do tė “rikthehet nė jetė” nėse ngrohet nė mikrovalė. Dhe uthulla e alkoolit mundet pėrgjithmonė tė shėrbejė pėr sallata, marinade, pastrim... Vetėm duhet tė mbyllet fort dhe shishja tė lihet nė njė qoshe tė ftohtė dhe tė errėt. Ekstrakti i pastėr i vaniljes po ashtu ėshtė jetėgjatė nėse ruhet nė shishe tė mbyllur fort nė njė vend tė ftohtė dhe tė errėt, si edhe shurupi i panjės.

E paprishur edhe nėse hapet

Sido qė tė jetė, orizi ėshtė i paprishur edhe pasi qė ta hapni. Pėrjashtim bėn orizi i kaftė, tė cilin ėshtė mirė ta ruani nė frigorifer, nė njė enė tė mbyllur hermetikisht, sepse pėrmban mė shumė vaj.

Rezistent ndaj baktereve pavarėsisht llojit

I bardhė, i kaftė apo nė pluhur – sheqeri nuk mund tė prishet, sepse nė tė nuk mund tė zhvillohen bakteret. Sfida ėshtė qė ta ruani atė nga ngurtėsimi, ndėrsa receta pėr tė ėshtė ta ruani nė enė tė mbyllur hermetikisht. Nėse ėshtė bėrė gurė , “kthejeni nė jetė” nė mikrovalė.

Konservansi natyral nė gurė apo nga deti

Kripa e gurit apo e detit nuk i humb veēoritė e veta. E rėndėsishme ėshtė vetėm qė atė ta ruani nė vend tė ftohtė apo tė thatė. Pėrveē kėsaj, kripa mund tė shėrbejė pėr ruajtjen e ushqimeve tė tjera si konservans ideal.

Gjithmonė pėrmirėson salcat, kremrat dhe ėmbėlsirat

Afati pakufi i kohėzgjatjes vlen edhe pėr nishestenė, pėrbėrėsi i cili shpesh mungon kur dėshirohet tė trashet gjella. Pėr tė qėndruar i pėrkryer, duhet tė ruhet nė vend tė ftohtė dhe tė thatė dhe tė mbyllet mirė pas ēdo pėrdorimi.