Pranvera ėshtė koha e alergjive. Ndoshta ėshtė kjo periudha ideale pėr tė folur pėr kujdesin qė duhet tė tregojmė pėr sytė. Ja disa kėshilla pėr tė pasur sy tė ēlodhur, tė qetė dhe shikim mė tė pastėr.
Pranvera ėshtė koha e luleve, erės, diellit tė ngrohtė, por edhe alergjive. Ndoshta ėshtė kjo periudha ideale pėr tė folur pėr kujdesin qė duhet tė tregojmė pėr sytė, qė janė shqisat mė tė ndjeshme tė organizmit. Lodhja dhe skuqja e tyre shkakton simptoma tė tilla, si dhembja e kokės apo shikimi i turbullt. Ja disa kėshilla pėr t’i ndjekur nė shtėpi dhe disa prej produkteve mė tė mira nė qarkullim, pėr tė pasur sy tė ēlodhur, tė qetė dhe shikim mė tė pastėr. Rregulli numėr njė ėshtė ai qė fetat e kastravecit apo patateve shumė tė ftohta duhet t’i mbani nė sy pėr tė paktėn 15 minuta. Po ashtu edhe pecetat e pastra tė lagura me kamomil tė ftohtė, tė cilat duhet t’i vendosni mbi qepalla. Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar nė qetėsimin e irritimit tė lėkurės dhe sidomos tė syve. Ai ka edhe aftėsi diuretike, ēka e bėn atė njė faktor tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare. Kastraveci pėrmban disa substanca tė quajtura sterole, tė cilat ulin nivelin e kolesterinės sė dėmshme nė gjak. Vetitė e tij kuruese janė pėrdorur qė nė lashtėsi. “Yes to Cucumbers”, ėshtė njė produkt i ri biologjik, i realizuar me 99 pėr qind tė pėrbėrėsve me origjinė natyrale. Ėshtė nė formė xheli qė pėrhapet nė pjesėn rreth syve, tė cilėn pėrveēse e tonifikon i jep edhe njė ndjesi freskie dhe qetėsimi. Pėrbėrėsi kryesor i kėtij produkti ėshtė kastraveci, i njohur pėr vetitė e tij natyrale ēlodhėse pėr sytė. “Stick Yeux Effaceur de Fatigue” ėshtė njė tjetėr produkt kundėr syve tė lodhur. Ai pėrmirėson shenjat e lodhjes, duke tonifikuar dhe duke gjallėruar pjesėn rreth syve. Pėrbėrėsi kryesori i tij ėshtė gjalpi i kikirikėve. “Renergie Yeux Multiple Lift” i “Lancome” bazohet nė kombinimin e dy formulave komplementare nė njė produkt tė vetėm. I pari ėshtė njė krem pėr tė ushqyer lėkurėn dhe pėr tė hequr rrudhat rreth syve. Produkti i dytė qė gjendet nė pjesėn e kapakut ka njė ngjyrė tė lehtė dhe ėshtė nė gjendje tė pėrmirėsojė shikimin, duke qetėsuar sytė. Tė dyja kėto produkte aplikohen njėri pas tjetrit dhe sipas specialistėve arrijnė tė qetėsojnė ėnjtjen e syve, qeskave poshtė tyre dhe pėrmirėsojnė shikimin. Pėr sy mė tė bukur kėshillohet edhe pėrdorimi i “Cool eyes”, maska njė njėpėrdorimshe nė formėn e fetave tė kastravecit. Ato kanė veprim ultrafreskues dhe qetėsues, ideal pėr sytė e lodhur. Pasi vendosen, mbahen pėr rreth 15 minuta. Pėr njė ndjesi mė tė madhe freskie, produkti mund tė futet nė frigorifer disa orė pėrpara pėrdorimit.
Rreziqet
Dihet qė rreziku i dėmtimit tė syve ėshtė gjithnjė e mė i madh. Duke kaluar ditė tė tėra pėrpara ekranit tė kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit qė vjen nga tė gjithė agjentėt atmosferikė, ajri i kondicionuar, alergjitė, diabeti, madje sė fundmi edhe nga sėmundjet reumatike. Pasoja ėshtė njė dhe e vetme: lodhje, irritim dhe skuqje e syve. Ky ėshtė njė shqetėsim nga i cili vuajnė shumė njerėzit, aq sa ēdo vit, rreth 20 milionė persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistėve, me qėllim largimin e kėsaj dhembjeje tė bezdisshme. Mjekėt okulistė pohojnė se pėrdorimi i pakontrolluar i produkteve tė ndryshme pėr njė kohė tė gjatė ndikon nė pėrkeqėsimin e shikimit. Produktet “shpėlarėse” qė tregtohen nga farmacitė ambulante nėpėr supermarkete mund ta pėrkeqėsojnė rishtas gjendjen e syrit. “Edhe nė tė shkuarėn, shumė simulantė apo lot artificialė, shiteshin pa manualin e pėrdorimit. Nė kėto kushte, ndėrhyrja mbrojtėsve nė supermarkete do ta pėrkeqėsojė edhe mė shumė gjendjen. Pėr kėtė arsye dua t’i bėj thirrje qytetarėve qė, pasi tė kenė blerė kėto produkte nė markete, tė lexojnė fillimisht manualin e pėrdorimit”, tregojnė mjekėt.
Syzet e diellit
Pėrdorimi i syzeve tė diellit pėr mbrojtje duhet tė fillojė gjatė fėmijėrisė. Duke zvogėluar ekspozimin nėn rrezatimin diellor, ėshtė e mundur qė tė parandalohet dėmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcė.
Ndonjėherė syri i njeriut krahasohet me njė kamera tė gjallė mahnitėse. Ai ka njė lente tė pėrkryer, qė mund tė fokusojė pamjet tė cilat shihen nė njė distancė prej disa centimetrash deri nė disa kilometra, si dhe njė mekanizėm qė pėrshtatet automatikisht me ndryshimin e intensiteteve tė dritės. Rrezet e dritės futen nė sy pėrmes kornesė (thierzės), membranės sė fortė tė jashtme qė mbulon kokėrdhokun e syrit dhe i ruan formėn. Mė pas ato kalojnė pėrmes sė ēarės nė iris, pjesa me ngjyrė e syrit.
Kjo e ēarė, bebja e syrit, ngushtohet apo zgjerohet automatikisht duke kontrolluar sasinė e dritės qė futet. Pamjet e fokusuara bien mbi retinėn qė ndodhet prapa kokėrdhokut tė syrit. Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė shkėputet shikimi pėr rreth njė minutė. Sytė tė rrotullohen nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash.