A thua banesa juaj ėshtė vėrtetė e pastėr?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    20

    Ide A thua banesa juaj ėshtė vėrtetė e pastėr?

    Receta Gatimi

    A e dini se cilat janė burimet potenciale tė infektimeve shtėpiake? E vėrteta mund t'ju befasojė, prandaj mėsoni si tė mbroheni nga rreziku.

    Secila shtėpi ėshtė vendbanim natyror i parazitėve mikroskopikė, kėshtu qė nganjėherė ėshtė shumė me rėndėsi si pastrohet shtėpia dhe jo a pastrohet shpesh. Nė ēdo centimetėr katror tė hapėsirės ka rreth 200.000 mikrobe, por nuk janė qė tė gjitha tė rrezikshme pėr njerėzit. Vetėm njė pėrqindje e vogėl mund tė shkaktojė sėmundjet, ndėrsa nikoqirė tė tyre mė sė shpeshti jemi ne, kafshėt shtėpiake dhe ushqimi.
    Kur ta pastrojmė shtėpinė, shpesh dhe mė sė shumti ndalemi nė vende tė gabuara, prandaj duhet mėsuar ku dhe si duhet tė pastrojmė. Nuk duhet harruar rregulla kryesore e higjienės dhe e shėndetit: DUART duhet pastruar sa mė shpesh dhe me themel, nė mėnyrė qė tė shmangen infektimet e zorrėve, nga tė cilat vuajnė njė nga pesė njerėzit ēdo vit.

    Banja
    Lavamani dhe guaca e nevojtores

    Rrezik i ulėt! Shumė studime kanė treguar se nė dėrrasėn e guacės ka mė pak mikrobe se nė vende tė tjera pėrreth. Rreziku mė i madh nga infektimet vjen nėse dikush nga anėtarėt e shtėpisė ka barkqitje ose vjellje.
    Gjithherė pas pėrdorimit tė guacės sė WC-sė, duhet pastruar dhe tharė mirė duart. Mos harroni ta pastroni rregullisht dorėzėn pėr lėshimin e ujit.
    Duhet kontrolluar ventilimi, sepse ventilimi i dobėt mundėson krijimin e mykut dhe tė pluhurit. Lavamani duhet pastruar me sfungjer tė veēantė, ndėrsa guaca me tjetėr.

    Vaska dhe kabina e dushit
    Rrezik i ulėt! Nėse dushi nuk ėshtė pėrdorur njė kohė, ndodh, ndonėse rrallė, qė tė shpėrthejnė baktere tė cilat e shkaktojnė sėmundjen legionare, njė formė e ndezjes sė mushkėrive.
    Nėse dushi nuk ėshtė pėrdorur pėr njė kohė tė gjatė, atėherė hapeni ujin dhe lėreni qė me vrushkuj tė fuqishėm tė rrjedhė pėr njė kohė, nė mėnyrė qė mikrobet tė pastrohen. Pastaj mund tė bėni dush.



    Frigoriferi
    Rrezik i mesėm! Nėse ushqimet e ziera dhe ato tė njoma mbėshtillen pa kujdes dhe vendosen pranė njėra-tjetrės, ekziston mundėsia e kontaminimit tė ndėrsjellė. Temperatura nė frigorifer duhet tė jetė nėn 5 shkallė C. Ushqimi duhet tė qėndrojė veē e veē, ndėrsa mishi vendoset nė fund.

    Rubineti, lavapjata
    Rrezik i mesėm! Nėse mishin e freskėt e pėrgatitni pėr zierje nė lavapjatė, e pastaj i pastroni duart, do t'i lini bakteret nė rubinet. Herėn tjetėr, kur ta lėshoni ujin, ato baktere do t'i bartni nė duar. Rubineti duhet hapur para se tė punoni me mish tė freskėt. Nga sipėrfaqja e lavapjatės duhet pastruar yndyra me anė tė sapunit dhe tė ujit tė nxehtė, pastaj duhet dezinfektuar dhe tharė me letėr.

    Peshqirėt, leckat dhe sfungjerėt
    Rrezik i madh! Pėlhurat e lagėshta i mbledhin dhe i pėrhapin bakteret! Duhet pėrdorur lecka tė ndryshme, sfungjerė dhe peshqirė veē e veē, pėr punė tė ndryshme.

    Dėrrasa pėr prerje
    Rrezik i madh! Nėse e shfrytėzoni tė njėjtėn dėrrasė pėr prerjen e perimeve dhe pėr prerjen e mishit, ekziston rrezik i madh nga kontaminimi i ndėrsjellė. Pėr ēdo sasi ushqimesh duhet pėrdorur dėrrasa e veēantė. Pas ēdo pėrdorimi, dėrrasa duhet pastruar, dezinfektuar dhe tharė

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ndodhe ti permbahemi ketyre keshillave por ndodhe edhe jo kur nuk na mjafton koha

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    32
    Uhhh un e kam sh fiksim pastertin!!! plus nga pluri kam alergji!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kush eshte me i paster?
    Nga Altin111 nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-01-2013, 01:33 PM
  2. Dashuria e vėrtetė ėshtė nė fshat !!
    Nga labja nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-05-2012, 09:24 PM
  3. A eshte e vertete qe Thaci e ka shit Kosoven tek Serbet?
    Nga vaaldr1n nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 01:27 PM
  4. Cila eshte historia e vertete e Davidit?!
    Nga mensur nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 11:13 PM
  5. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 04:16 PM