“Pėrse politikanėt paskėrkan tė drejtė ta japin mendimin e tyre dhe unė qė jam artist, jo?!”. Si njė shqiptar dhe njė korēar i mirė, Edmond Budina i ka tė gjitha tė drejtat ta bėjė kėtė, ashtu si ai di, me gjuhėn e tij.Pas 5 vitesh pėrpjekjeje, tė cilat fare mirė mund tė quhen edhe pėrpėlitje, me 600 mijė euro buxhet, “Ballkan Bazar” pati mbrėmė premierėn nė Kinema “Imperial”, nė qendrėn “Kristal”. Njė film pėr tė cilin ėshtė folur shumė pėr shkak tė subjektit qė merr shkėndijėn nga ngjarja e Kosinės nė vitin 2006, kur varret e shqiptarėve u hapėn dhe eshtrat e grave dhe fėmijėve u numėruan pėr ushtarė grekė tė rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Sapo filmi nis tė prezantohet nė ekran, regjisori tė bėn me dije se ai ėshtė mbėshtetur mbi njė ngjarje tė vėrtetė, vetėm se ngjashmėria me persona konkretė ėshtė e rastit. Sigurisht trilli i krijuesit e ka komplikuar paksa ngjarjen, sepse domosdo ajo nuk mund tė vinte si njė kronikė e thjeshtė faktesh. Jo rrallė herė Shqipėria ėshtė bėrė njė pre e pazareve, tė superfuqive apo fqinjėve, kanė kaluar shumė ushtri, shumė flamurė… Dhe duke i qėndruar paksa kėsaj linje, Budina sjell nė Shqipėri njė franceze dhe vajzėn e saj italiane (tė lindur me njė burrė italian), tė cilat janė nė kėrkim tė arkivolit tė zhdukur tė babait e gjyshit. Ky incident i ēoi ato nė njė fshat tė vogėl nė Jug tė Shqipėrisė, ku pa dashje zbulojnė skandalin e madh tė pazarit tė eshtrave. Joli, interpretuar nga aktorja franceze Catherine Wilkening, vajza e saj Orsola, interpretuar nga aktorja italiane Veronica Gentili, dy femra tė bukura dhe elegante qė zor se janė parė atyre anėve, si dhe Genti gazetari, qė vjen pėrmes lojės sė shqiptarit nga Maqedonia Visar Vishka, nuk janė veēse karremi. Ndonėse janė nisur nė kėrkim tė njė arkivoli tė mbuluar me flamur francez, ata fillojnė e zbulojnė njė nga njė probleme, matrapazllėqe, vjedhje por dhe karaktere interesante, qė fshihen nė atė fshat tė vogėl me njė bukuri tė rrallė natyrore e ku banorėt, ndonėse tė pakėt nė numėr, mezi merren vesh me njėri-tjetrin.
Zanafilla
Duke parė reagimin e tė huajve, kur dėgjonin historinė e Kosinės apo Boboshticės, Edmond Budina ėshtė munduar qė tė japė sa mė shumė informacion nė film. Njė nga njė ngrenė krye probleme tė vjetra e tė reja, tė cilat e kompletojnė historinė dhe e bėjnė mė tė qartė arsyen pse kėto ngjarje fantazmagorike ndodhin nė Shqipėri. Zhvarrosja e eshtrave tė shqiptarėve, duke i “pagėzuar” ata si grekė, tregojnė pretendimet e hershme greke pėr territoret nė Jug tė Shqipėrisė, pastaj pagėzimi i shqiptarėve myslimanė nė kishėn ortodokse dhe ndėrrimi i emrave nga Idriz nė Ilia, vetėm pėr t’i shpėtuar emigrantėt nga fshesa greke, pastaj pensionet qė shqiptarėt e vetėdeklaruar si vorioepiriotė marrin nga qeveria greke, vjedhja e trashėgimisė kulturore, manipulimi i historisė…. Tė gjitha kėto mund tė duken tepėr pėr njė shikues shqiptar, por nuk mund ta shpjegosh dot ndryshe kėtė ngjarje. E ndėrsa ky kazan ballkanik vlonte, herė pas here shfaqeshin kėmbėt e ca plakave me tė zeza qė afroheshin gjithnjė e mė shumė. Janė ato qė e dinė mė mirė se kushdo se kush ėshtė grek e kush shqiptar.
Tė qeshėsh mbi tragjedinė
Budina ėshtė munduar tė shmangė tragjicitetin e ngjarjes. Ka vendosur t’i vėrė nė lojė tė gjithė, shqiptarė, grekė, ndėrkombėtarė. Ai tallet me ata qė heshtin, me ata qė poshtė zhgunit fetar fshehin pazaret, ata qė ushqejnė akoma “megaloidetė”, tė huajt pozicionohen me njėrėn, apo tjetrėn palė… Gjithēka ėshtė e veshur me nota humori, me batuta, qė me shumė gjasa nuk do t’i lėrė ujėrat pa trazuar. Mbase kėtė Edmond Budina e ka ditur qysh nė krye tė herės e ndoshta andaj e ka marrė vetė pėrsipėr rolin e priftit tė fshatit, njė ish-oficer, qė dikur quhej Bardhyl e pastaj e ndėrroi nė Thanas. Budina nuk i lė gur e kusur figurės sė priftit, i cili bėn pazare me eshtrat e fshatit, madje ėshtė edhe i gatshėm tė nisė njė tregti me eshtra tė “importuara” nga Franca. Njė prift qė dehet me raki e pastaj sheh ėndrra erotike me francezen, por qė i kanė dalė llafe se ėshtė pak homoseksual dhe se e shoqja ka shkuar me tė gjithė garnizonin. Budina nuk i lė gjė mangėt rolit. E ndihmon shumė edhe vėshtrimi dhe nėnqeshja tinėzare, qė gjithnjė lė vend pėr dyshim. E nė njė kohė kur komunitetet fetare, etnike, apo dhe pėrfaqėsitė diplomatike janė shumė tė ndjeshme, pėr ta bėrė kėtė duhet jo pak guxim. Njė personazh i kėndshėm ėshtė ai i kameramanit, Mirit, interpretuar nga Erand Sojli, njė mysliman qė shkon nė njė fshat tė krishterė, qė beson tek syri i keq e magjitė dhe nuk lė hudhra, speca djegės e hajmali pa varur pėr t’i mbajtur sa mė larg. Budina ka angazhuar njė numėr tė madh aktorėsh e figurantėsh nė filmin e tij dhe vazhdimisht gjatė zhvillimit tė tij zbulohen karaktere, sado episodikė, qė i hedhin erėza historisė. Ashtu si tek “Letra ere”, regjisori Budina ka luajtur me elementin ėndėrr, pėr tė na zbuluar pak nga e kaluara e personazheve qė i shohin ato, apo dėshirat e tyre tė fshehta. Ndėrkohė qė pėr tė na dhėnė mė shumė idenė e njė pazari, filmi zhvillohet nė 6 gjuhė: shqip, greqisht, frėngjisht, italisht, anglisht dhe pak maqedonisht. Pas 90 minutash shtjellim, filmi mbyllet me largimin e francezes, italianes, gazetarit dhe kameramanit me njė kamionēinė. E ndėrsa francezja Jolie valėvit flamurin francez nga dritarja, kameramani Miri, atė shqiptar, nė pjesėn e pasme tė kamionēinės gazetari Gent dhe italiania Orsola bėjnė dashuri pranė kutisė me eshtrat e gjyshit, qė mė nė fund u gjetėn mes shumė syresh nė hauret e priftit. Ndėrsa nė sfond muzika e pėrpunuar nga Admir Shkurti mbi njė kėngė-parodi shumė tė njohur korēare qė thotė “I ēali po vraponte, makinės t’ia kalonte xum trialalijalo…”.
“Ballkan Bazar”
Gjinia: Komedi
Skenari dhe regjia: Edmond Budina
Kohėzgjatja: 91 min
Interpretojnė: Jolie: Catherine Wilkening, Orsola: Veronica Gentili, Genti: Visar Vishka, Miri: Erand Sojli, Adi: Artan Islami, Prifti: Edmond Budina, Dionisio: Karafil Shena, Angjeliqi: Valentina Xhezo, Ismeti: Nikolla Llambro etj.
Prodhim i “Erafilm Production”
Me financim tė: QKK, Ministria e Kulturės Italiane etj.

ALMA MILE

Nuk e kam pare filmin por pergezoj regjizorin per kete hap te guximshem duke iu kundervene greqise dhe politikes shqiptare........
Filmi eshte nje shuplake e forte ndaj politikes antishqiptare greke si edhe ndaj politikaneve te shitur shqiptar.
Nese keni ndonje link ku mund ta shikojme na e thoni.