Faqe tė kuqe, thonjtė nė formė govate apo flokė qė bien: edhe sinjale tė vogla tė trupit tregojnė se si ėshtė shėndeti.

Diagnostika moderne nga vėzhgimi, nė shkencėn e mjekėsisė njihet si metodė plotėsuese diagnostikimi.

Flokėt
Mund tė flasin pėr shumė sėmundje endokrine (ērregullime nė ekuilibrat hormonal) por jo vetėm pėr kėto.
Kėshtu flokėt mund tė bien nga mungesa e hekurit, pas sėmundjeve infektive, sėmundjeve tė lėkurės si qere, erizipel, ekzema por edhe pas kimioterapisė gjatė trajtimit tė njė sėmundje malinje.
Rritja shumė e qimeve tek gratė nė zonat tipike mashkullore( mustaqe, mjekra, gjoks, nė bark (vija pubo-umbilikale) mund te jetė tregues pėr ndryshime tė ekuilibrit hormonal (hirsutizėm)

Veshėt
Kėtu duken se si shkon zemra dhe artikulacionet.
Njė e thelluar diagonale nė mes tė llapės sė veshit, mund tė tregonte njė rrezik tė lartė tė lindur pėr sėmundje kardiovaskulare.
Si shenjė e qartė pėr sėmundje artriti vlejnė noduj tė vegjėl nė llapėn e veshit, tė cilat formohen pėrmes kristaleve tė acidit urik.

Hunda
Disave mund t'ju dallosh ndryshimet nė jetė nė majėn e hundės. Nė raste tė sikletshme shpesh kapim hundėn, tek alergjikėt nga poleni mbetet e dukshme kryesisht njė rrudhė direkt mbi hundė. Nėse lėkura rreth e rrotull hundės dhe nė mollėzat e faqeve skuqet nė mėnyrė tė dyshimtė, mund tė tregojė kjo njė abuzim me alkoolin .
Nėse tė dyja rrudhat duken qė nga fundi i flegrave tė hundės deri nė cepin e gojės (rrudhat nazolabiale), ndoshta ka probleme stomaku - megjithatė ky dyshim ėshtė i diskutueshėm.

Goja
Njė sistem i dobėt imun apo mungesa elementesh tė caktuar nė organizėm, kėtu lėnė gjurmė tė dukshme.
Cepi i gojės vazhdimisht i ēarė tregon mungesė hekuri ose vitamine B 1 2(shoqėron bashkė me shenja tė tjera anemitė). Edhe njė infeksion myku mund tė vijė nė diskutim si shkaktar. Kjo formohet nė pėrgjithėsi nė njė sistem tė dobėsuar imun.
Nėse nė mukozėn e gojės hasen shpesh inflamacione (tė ashtuquajtura afte), mund tė qėndronte pas saj dyshimi pėr sėmundje autoimune si alergji, reumatizėm ose skleroza multiple.

Sytė
Nėse rreth e rrotull bebėzės sė syrit ėshtė njė rreth i bardhė, kjo tregon pėr vlera tė larta tė kolesterolit nė gjak.
Edhe pika tė vogla deri mesatare nė ngjyrė tė verdhė rreth syve mund tė tregojnė vlera tė larta tė kolesterolit nė gjak, pasi bėhet fjalė pėr depozitime tė kolesterolit. Vijėzime tė kuqe me zgjerime (enėt e vogla tė gjakut tė plasura) nė sy mund tė krijohen ndėr tė tjera edhe nga tensioni i lartė i gjakut. Nėse e bardha e syrit ėshtė me ngjyrė tė verdhė, kjo mund tė ishte tregues i njė mėlēie apo tėmthi tė sėmurė. Nėse nė qepallat e poshtme tė fėmijėve duken pala tė dyfishta atėherė dyshohet pėr neurodermit.
Qepalla tė ėnjtura hasen tek alergjikėt nga poleni i luleve ose nė probleme tė zemrės dhe tė veshkave (pasojė e edemės nė indin lidhor)
Kur vetullat rriten me boshllėqe dhe hollohen kryesisht nė njė tė tretėn e jashtme tė vetullės, mund tė fshihej pas kėsaj njė nėnfunksion i gjėndrave tiroide ose neurodermiti .

Lėkura
Organi ynė mė i madh dėshmon ndėr tė tjera pėr njė gjėndėr tiroide tė ērregulluar.
Lėkurė e zbehtė e fytyrės - si dhe mishra tė zbardhur tė dhėmbėve dhe rrathė tė errėt tė syve - dėshmojnė pėr mungesė hekuri ose acidi folik. Nėse lėkura nė tė gjithė trupin ėshtė e thatė, e ēarė dhe me petėza, ndoshta ėshtė njė nėnfunksion i gjėndrave tiroide dhe si pasojė, njė mungesė e hormonit thyroxin.
Njė njollė nė formė fluture me ngjyrė tė kuqe nė tė kaf tė nė tė dyja faqet, formohet tek shumė gra gjatė shtatzėnisė ose gjatė pėrdorimit tė pilulave kontraceptive. Kjo ngjyrosje e lėkurės ėshtė e padėmshme dhe zhduket kryesisht sėrish, menjėherė sa vlerat hormonale normalizohen. Por ndonjėherė kjo tregon pėr Lupus, njė sėmundje e lėkurės e rrallė e trashėguar.

Gjuha
Njė shtresė ngjyrė gri nė tė bardhė tregon kryesisht se vuajmė nga inflamacion i mukozės sė stomakut ose i zorrėve.
Nėse pėrkundrazi gjendet njė shtresė vetėm e bardhė nė mes tė gjuhės dhe nė anėn e brendshme (mukozėn) tė faqeve, ndoshta bėhet fjalė pėr infeksion myku, i cili prek tė gjithė traktin gastro-intestinal.
Njė sipėrfaqe e kuqe e lėmuar nė tė gjithė gjuhėn (gjuhė e lakuar) tregon njė mungesė vitaminash tė grupit B. Funksioni dhe thithja e kėtyre vitaminave varen kaq shumė nga njėra-tjetra, saqė rrallė ndeshet mungesė e vetėm njė vitamine tė kėtij grupi.

Duart
Rreziku pėr sėmundje gjenetike kėtu tregohet qė herėt.
Pėllėmbė tė skuqura tė duarve vlejnė si shenjė e qartė pėr sėmundje tė mėlēisė. Ato shfaqen edhe tek duhanpirėsit e mėdhenj dhe nė disa raste edhe tek gratė shtatzėnė, pasi aktiviteti i tyre i metabolizmit ėshtė rritur. Nėse artikulacionet e duarve dhe tė gishtave shtrihen mė shumė se normalisht (nyje masive), ndoshta pas kėsaj qėndron njė sėmundje gjenetike e indit lidhor. Nėse gishti i unazės ėshtė mė i gjatė sesa gishti tregues, kjo flet pėr njė rrezik tė lartė pėr artrit (reumatizėm). Fajtor pėr kėtė ėshtė mungesa e estrogjenit.

Thonjtė e duarve
Gropėzime nė formė pike qė japin pamjen e gishtėzės qepėse qė mund tė prekin njė ose mė shumė thonj mund tė vihen re nė Psoriazis. Thonjtė nė formė govate tė thyeshėm me vija gjatėsore janė tipike pėr aneminė nga mungesa e hekurit.
Thonjtė nė pamjen e xhamit tė sahatit tė shoqėruar me gishtat nė formėn e shkopit tė tamburit mund t'i gjejmė nė sėmundjet e
zemrės, mėlēisė, mushkėrive apo sėmundjeve tė traktit tretės