Pėr herė tė parė pas mė shumė se 4500 vitesh, syri i njeriut pa brendėsinė e hapėsirave sekrete nė brendėsi tė Priamidės sė Madhe nė Giza dhe zbuloi – edhe mė shumė sekrete, shkruan New Scientist.
Roboti i cili pėrshkoi kanalin e brendshėm tė piramidės, tė gjatė 63 metra, zbuloi nė brendėsi disa simbole misterioze, pėr tė cilat ekspertėt nuk kanė pėrgjigjie se ēfarė janė dhe nga rrjedhin.

Pasi rruga drejt dhomės sė veēantė nė brendėsi tė piramidės ėshtė e komplikuar dhe gjendet 146 metra nė thellėsi tė piramidės – nuk ėshtė pėr tu habitur se aty askush nuk ka mundur tė futet.

Piramidėn e Madhe, sipas tė dhėnave historike, e ka ndėrtuar faraoni egjiptian Kufu, i njohur me emrin grek Keops. Kjo piramidė pėrbėhet prej 2.3 milionė blloqeve tė granitit dhe gurėve. Pėrveē simboleve tė panjohura, tė cilat nuk janė tė ngjashme me hieroglifet, janė gjetur edhe disa copa tė pazakonta metali, tė cilat janė vendosur nė bllokun e parė tė madh i cili mbron njė dhomė brenda piramidės. Deri mė tash nuk janė zbuluar kurrfarė artefakte.