Receta Gatimi

Zgjidhje të shpejta kundër aromës së djersës


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 18 prej 18
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Zgjidhje të shpejta kundër aromës së djersës

    Me anë të katër rregullave të mëposhtme do t’u mundësoni gjëndrave të djersës që ta realizojnë funksionin e tyre pa u penguar dhe kjo nuk do të kuptohet me ndjenjën e nuhatjes.








    Uji në formë të djersës avullohet në sipërfaqe të lëkurës dhe në këtë mënyrë me vete lidh nxehtësinë nga rrethi dhe e ftoh organizmin. Mirëpo, aroma e pakëndshme është rrjedhojë e baktereve nën sqetull, por jo rrallë edhe rrjedhojë e ushqimit që e konsumojmë.

    1. Është shumë i rëndësishëm largimi i qimeve nën sqetull, sepse në to vendosen bakteret.

    2. Pas çdo larjeje, nën sqetull qitni dezodorans ose antiperspirant. Më të mirë janë ato pa alumin, sepse nuk i mbyllin poret dhe nuk e çrregullojnë punën e gjëndrave.

    3. Kur të ndieni se ju është lagur sqetulla dhe nuk keni mundësi të laheni, fshijeni me një leckë të njomë antibakterore. Ndërkaq, kur të thahet sqetulla, vendosni sërish dezodorans.

    4. Që në tesha të mos vërehet lagia nga djersët, nën sqetull vendosni vatë që thith djersën dhe që nuk vërehet nën tesha

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    4. Që në tesha të mos vërehet lagia nga djersët, nën sqetull vendosni vatë që thith djersën dhe që nuk vërehet nën tesha

    (vate) c´esht?

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23
    nuk shoh ndonje gje te re te kto keshilla...te gjitha(pervec 4-es ) i bejm ...esht NORMALE !!!

    kjo pika e 4 qenka per ata qe e kan djersen lum ...
    erina vate esht si tip sfungjeri , te cilat gjendeshin dikur ne supet e bluzeve te grave...

  4. #4
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    nuk shoh ndonje gje te re te kto keshilla...te gjitha(pervec 4-es ) i bejm ...esht NORMALE !!!

    kjo pika e 4 qenka per ata qe e kan djersen lum ...
    erina vate esht si tip sfungjeri , te cilat gjendeshin dikur ne supet e bluzeve te grave...
    aha se kuptova ket ,,vate,, flm labja , po tjerat desh edhe un te them se nuk jan risi aspak , nje problem till ka shoqja ime nuk di cfar te bej ka perdore cdo lloj dezotorant dhe krema padyshim por aspak nuk kan pase efekte pozitiv,eshte vizitu te dermatologu por prap e kote e shkreta vuna kur te blen ndonje bluz

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23
    ajo shoqja jote mund te bej gjith ato qe the ti..por ndoshta harron kryesoren faree...te lahet _
    me erdhi vjet ne klas nje shoqe..dhe vajta te prezantohesha un ..kur ju afrova harrova dhe emrin tim nga "aroma" e saj .....

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e URTESIA
    Anëtarësimi
    Mar 2011
    Vendndodhja
    aty ku nuk je ti,,,
    Postime
    675
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    kam pare diku nje njeri, aq shum i pelqente ta nuhas eren e djersve te tij si te ishte ndonje ere shum e mir... ca keq..

  7. #7
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    ajo shoqja jote mund te bej gjith ato qe the ti..por ndoshta harron kryesoren faree...te lahet _
    me erdhi vjet ne klas nje shoqe..dhe vajta te prezantohesha un ..kur ju afrova harrova dhe emrin tim nga "aroma" e saj .....
    mir thua se ne shkoll skemi banjo jo labja vertet ka nje problem till ajo! dhe me vjen keq se nuk gjen zgjedhje sado qe mundohet ,nuk i vi aspak arom se cdo here mban deo..... me vete po duket keq se shifet e lagur aty nen sqetulla

  8. #8
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23
    aaa.... epo gjysma e se keqes qe si vin era djersa....epo esht shum e leht zgjidhja e problemit te saj...ja gjeta unnnnn ---> te veshi vetem bluze te zeza

  9. #9
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    aaa.... epo gjysma e se keqes qe si vin era djersa....epo esht shum e leht zgjidhja e problemit te saj...ja gjeta unnnnn ---> te veshi vetem bluze te zeza
    hahhah edhe ne te zezen duket , ama sa qef ka te veshe bluza te ngushta, nese ndegjon se ka ndonje kure te lutem me shkruaj do ta dergoj nje maqok per macen per shoqerim

  10. #10
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga URTESIA Lexo postimin
    kam pare diku nje njeri, aq shum i pelqente ta nuhas eren e djersve te tij si te ishte ndonje ere shum e mir... ca keq..
    [uaaaaaa urtesia ca thua moj/

  11. #11
    i/e rregjistruar 35% Maska e URTESIA
    Anëtarësimi
    Mar 2011
    Vendndodhja
    aty ku nuk je ti,,,
    Postime
    675
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    po moj e vertet esht kjo un e kam pare.. ty te duket e quditshme, kjo por mua jo e e kam pare disa her

  12. #12
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    te besoj urtesia , por shum interesant si i duekt arom e mir ajo e nen sqetullave se !

  13. #13
    i/e rregjistruar 35% Maska e URTESIA
    Anëtarësimi
    Mar 2011
    Vendndodhja
    aty ku nuk je ti,,,
    Postime
    675
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    eeee ashtu i duket atij as un s'mund ta kuptoj kte...

  14. #14
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23
    Moj erina , ca i ke kto qe me thua ee...macen e kam mace per shpi un ..nuk esht juni rrugace

  15. #15
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23
    ktu ke ca info te tjera erina...shpresoj qe ajo te ket durimin ti lexoj ...qe te titulli me peri pershtypje


    Djersitja e tepërt, sinjal alarmi për sëmundje të tjera



    Djersitja e tepërt, tipike për stinën e nxehtë, përveç një problemi estetik mund të shkaktojë një sëmundje të vërtetë.
    Për mjekët dermatologë, djersitja e tepërt, përveç se një sëmundje e lindur, mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, por deri dhe te sëmundjet malinje. Për këtë mjekët shpjegojnë se kur sëmundja e djersitjes mund të quhet e tepërt dhe si mund të trajtohet ky problem. Hiperhidrozis (djersitja e shtuar) është një sëmundje që karakterizohet nga sasia e shtuar e djersitjes fiziologjike të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin termik të organizmit.
    Djersitja
    Djersitja e trupit luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit, proces ky që arrijmë ta kuptojmë të gjithë, sidomos gjatë muajve të nxehtë të vitit. Megjithatë ende nuk është vendosur ende një përkufizim standard i djersitjes së shtuar. Sasia e prodhimit të djersës në studime është vendosur në kufij normal përcaktuar më pak së 1mL/m²/min deri në prodhimin e më pak se 100 mg të djersitjes në një aksile (sqetulle) brenda 5 minutave, ose më pak se 50 mg brenda 1 minute. Sipas mjekëve, kritika thelbësore e matjes së këtyre parametrave është fakti që nuk është marrë parasysh sipërfaqja e zonës. Si rrjedhim, njerëz më të vegjël mund të jenë nën këtë përllogaritje sasiore në një kohë që vuajnë nga djersitja e shtuar. Për qëllime praktike çdo sasi e djersitjes që ndërhyn me aktivitetet e jetës së përditshme, mund të përkufizohet e të shihet si hiperhidrozis. Simptomat e djersitjes së shtuar zakonisht fillojnë në adoleshencë, por mund të vërehen dhe më herët. Megjithatë mosha mesatare e fillimit të hiperhidrozës të sqetullave është 19 vjeç dhe 13 vjeç për hiperhidrozën e shuplakave. Siç është vërejtur në një studim, në disa pacientë prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale të 1 mL/m²/min. Pacientët paraqiten zakonisht me djersitjen e një ose më shumë pjesëve anatomike, siç janë sqetullat (aksilat), pëllëmbët e duarve dhe këmbët, ose fytyra.
    Shfaqja
    Hiperhidrozis ndahet në hiperhidrozis parësore ose idiopatike dhe dytësore, në varësi të shkaqeve të ndryshme. Ky klasifikim mund të kategorizohet më tej duke iu referuar paraqitjes klinike si hiperhidrozis e gjeneralizuar e tërë trupit ose fokale (e kufizuar). Hiperhidroza parësore ose idiopatike është zakonisht e kufizuar dhe haset në aksila (sqetulla), pëllëmbët e duarve ose të këmbëve dhe fytyrë. Hiperhidroza dytësore mund të jetë e lokalizuar ose e përgjithshme (gjenerale) duke prekur tërë trupin. Hiperhidrozis dytësore, siç e parashtron dhe vetë emri, shkaktohet si rezultat i një sërë shkaqesh dytësore. Këto shkaqe dytësore mund të përfshijnë disa gjendje mjekësore, medikamentet, ose përgjigjet e ekzagjeruara fiziologjike ndaj nxehtësisë, lagështirës ose aktivitetit fizik. Hiperhidroza e përgjithshme dytësore vërehet në patologji të ndryshme siç janë: çrregullimet endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, infeksionet akute ose kronike, sëmundjet malinje dhe sëmundjet e shoqëruara me çrregullime të mëdha të sistemit simpatik si: shoku kardiovaskular, pamjaftueshmëria respiratore dhe varësia nga alkooli dhe droga. Hiperhidroza dytësore mund të paraqitet gjithashtu si hiperhidrozis e lokalizuar. Hiperhidroza dytësore e paraqitur në mënyrë lokale lidhet në më të shumtën e rasteve me dëmtimet neurologjike. Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë: lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim i individualizuar në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin në varësi të preferencave të tyre.
    Trajtimi
    Djersitja është një dukuri normale gjatë motit të nxehtë, është një proces natyror dhe është e pamundur të ndërpritet. Por, aromat e pakëndshme mund të eliminohen me lehtësi. Vetë djersa nuk kundërmon, por bakteret të cilat krijohen në vendet e djersitura, janë ata të cilat në kontakt me ajrin lëshojnë erë të pakëndshme.
    Depilimi
    Për këtë arsye, depilimi ose heqja e qimeve në vendet që djersiten, është hapi i parë në luftë ndaj erërave të pakëndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersës dhe ndryshimin e përbërjes së saj kimike.
    Pastrimi
    Pastrimi i rregullt, disa herë në ditë, po ashtu ndihmon shumë, por uji duhet të jetë i vakët, pasi që flladitja e sipërfaqes së lëkurës, krijon efekt të kundërt. Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, trupi tenton ta rikthejë sa më shpejt temperaturën, nxehet dhe atëherë sërish filloni të djersiteni.
    Deodorantet
    Deodorantet është mirë të përdoren pas pastrimit, ndërsa shmangni parfumet e rënda, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.

    Disa nga shkaqet e djersitjes
    Hiperhidrozis e përgjithshme
    Shkaqe neurologjike
    Sëmundja parkinson
    Dëmtim i kordave spinale
    Aksidente cerebrovaskulare
    Shkaqe endokrine
    Hipertiroidizëm
    Hiperpituitarizëm
    Diabet
    Menopauza
    Shtatzënia
    Sindromë karcinoide
    Hiperhidrozis dytësore
    Infeksione
    Shkaqe kardiovaskulare
    Shok
    Pamjaftueshmëri kardiake
    Pamjaftueshmëri respiratore
    Medikamente
    Shkaqe toksike
    Alkoolizmi
    Abuzim me substancat
    Shkaqe malinje

  16. #16
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    23

    Si ta shmangni djersitjen?



    Djersitja bëhet shpesh e bezdisshme, por për ta shmangur pihet një shurup i përgatitur me hudhra të shtypura. Ky shurup pihet në mbrëmje, rreth 2-3 lugë gjelle. Mund ta pengojmë me sukses djersitjen natën nëse lëkurën e trupit e freskojmë me lëng molle. Ndërsa djersitja e këmbëve evitohet me anën e patateve, të cilat pasi shtypen lihen të thahen. Masa e thatë vendoset në një pecetë dhe lihet për 24 orë.
    Vapa e verës dhe ushtrimet energjike shkaktojnë djersitje, por studimet e kohëve të fundit, sugjerojnë se djersa mund të shkaktohet nga një faktor tjetër që nuk ka lidhje me temperaturën e lartë. Studiuesit japonez mendojnë se receptorët e muskujve që ndiejnë lëvizjet ndikojnë në djersitje. Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë ndërtuar një robot, i cili lëviz dhe djersitet. Fjala është për një robot që u është dedikuar dizajneve të rrobave. Ai shërben për modelet e reja që përdoren për kushte ekstreme. Ky robot u quajt Walter dhe kushton 13.000 dollarë, kurse djersitja stimulohet nëpërmjet vrimave nëpër trup nga del lëngu.

  17. #17
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anëtarësimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Si te shmangim mer nje anti djers

  18. #18
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anëtarësimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Falminderit shum labja e bera cop e ja dergova ne emaili mbasi nuk preton ta lexoj .

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 04:25 PM
  2. Dy Dieta te shpejta per te rena nga pesha deri ne 9 kilogram
    Nga ReniX në forum Trupi dhe Shëndeti
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-04-2013, 01:20 AM
  3. Ndihme - Rrahje te shpejta zemre
    Nga inxhinieri21 në forum Trupi dhe Shëndeti
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 11:27 AM
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 07:58 PM
  5. Nje program per lidhjet e shpejta HotKey
    Nga ReniX në forum Software - Programe për Kompjuter
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2008, 06:03 PM