Tushemishti nė verė me plazh bashkėkohor dhe luk modern

Vetėm nėse kalon pėr nė Tushemisht befas ndesh me punėn e ekskavatorėve qė po sistemojnė njė sipėrfaqe plazh, nė njė gjatėsi prej 2,5 km gjatėsi dhe 30 m gjerėsi nga bregu, qė shtrihet nga rezidenca qeveritare deri nė Tushemisht. I gjithė bregu dhe fshati Tushemisht ėshtė kthyer nė njė kantier tė madh ndėrtimi dhe sistemimi. Ekskavatorėt punojnė nė breg tė liqenit, ndėrkohė nė fshat kanė filluar puna pėr sistemimin e trotuareve anėsore. Kryetari i komunės Buēimas, Roshi Tollozhina thotė se, megjithėse ka vetėm 6 muaj nė krye tė komunės Buēimas, po punon qė ta mbajė premtimin elektoral gjatė fushatės pėr t’i shėrbyer komunitetit .

“Ajo qė e veēon kėtė komunė, ėshtė njė vijė liqenore gati 3 km e gjatė nga Rezidenca Qeveritare deri nė fshatin turistik tė Tushemishtit, tashmė me shumė emėr pėr pushuesit vendas dhe ata tė huaj. Por ajo qė e veēon Pogradecin dhe Tushemishtin qė e ka komuna jonė ėshtė liqeni, ky simbol i turizmit pogradecar. Njė liqen i pastėr dhe njė breg liqenor i bukur, i jep vlera tė veēanta komunės sonė. Unė nuk mund tė pranoja atė vijė liqenore tė padenjė, me njė plazh qė ngjante me njė vendgrumbullim plehrash ,i cili do tė zhgėnjente dhe do tė largonte vizitorėt, prandaj unė e nisa qė tani punėn qė sezoni i ri turistik tė afrojė pamje tė kulturuar”,- thotė Tollozhina.

Falė kėmbėnguljes sė kryetarit tė komunės Ministria e Bujqėsisė solli ekskavatorėt, ndėrsa ministri i Financave siguroi lėvrimin e fondit prej 50 milionė lekėsh, duke shpresuar se kėtė plazh prej 2,5 km gjatėsi dhe 35 m gjerėsi, do ta kishte zili edhe bregdeti.

***

Tollozhina thotė se koncepti pėr turizmin nuk nėnkupton vetėm pushues qė vijnė pėr tė shijuar freskun e liqenit dhe bukuritė qė kanė ujėrat nėntokėsore tė Tushemishtit apo parkun e Drilonit. “Ne duhet tė arrijmė qė tė thithim edhe turistėt qė vijnė tek vendi fqinjė apo manastiri i Shėn Naumit, pasi distanca nga Tushemishti ėshtė vetėm 2-3 km larg. Por kjo do tė arrihet pasi ne tė kemi sistemuar burimet e ujit nė qendėr tė fshatit, tė rishtrohen rrugėt e fshatit mė kalldrėm. Nė shtėpitė karakteristike tushemishtare tė gjesh butet e verės, kazanėt e rakisė tė prodhuara nė mėnyrė artizanale, tavat e koranit”.

Nė Tushemisht, artistja e popullit Violeta Manushi ka fituar nderimin pėr pėrjetėsimin nė celuloid, qė i bėri fshatit me filmat “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”, ndaj banorėt kanė vendosur tė ngrenė nė qendėr tė fshatit monumentin e Violeta Manushit. Ndėrkohė ka filluar ndėrtimi i trotuareve nė tė dyja anėt e rrugės nga Driloni nė Tushemisht, qė do tė ketė ndriēim tė veēantė vende pėr parkim, gjelbėrim dhe parcela lulesh. Kur tė vijnė vizitorėt nė Tushemisht, do tė kenė mundėsi tė zbulojnė tė gjitha tė fshehtat e Tushemishtit, me kishat e vjetra, atė tė Pandelimonit dhe kishat e Najzamės, nė breg tė liqenit, qė ka Tushemishti.

Komuna ka menduar edhe pėr turizmin ndėr-rajonal, pėr ta shndėrruar zonėn e Tushemishtit me fshatrat turistike tė Maqedonisė dhe Shėn Naumin nė njė rreth turistik pa kufij, ku Tushemishti duhet tė ketė vendin e vet tė rėndėsishėm. Pėr tė ndaluar degradimin e mjedisit, ėshtė bllokuar edhe njė gurore qė ishte nė kodrat e fshatit, pa leje, e cila ka dėmtuar kurorėn e gjelbėr tė fshatit Tushemisht. Kryetari i komunės shpreson se tė gjitha kodrat do tė ripyllėzohen, pasi kjo ėshtė e pėrcaktuar edhe me Vendimin Nr.8744, datė 22.02.2001 dhe betohet se nuk do tė njohė asnjė lejė tjetėr, as nga Ministria e Mjedisit apo Drejtoria e Pyjeve, pėr tė ngritur gurore mbi fshatin Tushemisht.