Gjyshja ime !


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Gjyshja ime !

    Receta Gatimi



    …Mė mėsove tė ec, tė hedh hapat e para nė jetė, kur ti mezi hiqje zvarrė tuat. Mė mėsove tė jem e duruar, kur ti brenda teje rėnkoje nga dhimbjet e sėmundjet. Mė mėsove tė dua njerėzit, kur ti vetė vuaje nga mospėrfillja e tyre.



    Mė mesove tė jem e edukuar kur tė gjithė tė thėrrisnin “plakė”, mė mėsove tė jem e gėzuar, kur ti vuaje nga hidhėrimi qė tė kishin shkaktuar bijtė e tu, tė ikur larg . Mė mesove tė dua mė shumė mamin dhe babin, kur ti bėje rolin e tyre. Mė mesove tė bėlbėzoj fjalėn “mami”, mė mesove tė dua jetėn kur ajo tė kishte sjellė ty shumė goditje. Mė mėsove tė ngrihem pas njė rrėzimi, kur tashmė fuqitė e tua ishin tė shteruara nga ngritjet e detyruara tė jetės. Mė mėsove tė jetoj, kur ti ishe nė vitet e fundit tė saj…





    Mė kujtohet kur mė krijoje kukulla prej lecke e ndėrsa mua mė pelqenin mė shumė ato qė mė blinte mami nė dyqan. Kur mė qortoje pėr gabimet ndėrsa unė ta ktheja “ti nuk je ime mė qė tė mė thuash se ē’duhet tė bėj”. Kur mė kėndoje ninulla dhe unė tė imitoja zėrin e stonuar. Kur mė tregoje pėrralla dhe unė qeshja me dialektin tėnd jugor. Kur mė gatuaje gjellėn time tė preferuar, ndėrsa unė tė thoja qė dua tė blej njė ēokollatė. Mė kujtohet fytyra jote lutėse, kur mė thėrrisje qė tė mos luaja mė, sepse ishte errėsuar. Ndėrsa unė, ta ktheja thjesht me njė “ohuuu dhe ti nėna”.



    Mė kujtohet kur buzeqeshje sa herė qė une flisja ndonje gjė tė menēur, ndėrsa unė tė pyesja paturpėrsisht pėr dhėmbėt e rėnė…



    Mė kujtohet kur mė kėshilloje qė tė vishja xhupin kur dilja pėrjashtė, ndėrsa unė hiqja edhe trikon qė kisha veshur. Kur bėje punėt e shtėpisė ndėrsa unė hyja me kėpuce nė tapet. Mė kujtohet kur gatuaje bukėn dhe unė shpėrndaja miellin nėpėr shtėpi . E mė pas vrapoja pėr ti shpėtuar ndėshkimit tėnd ndėrsa ti mundoheshe tė mė ndiqje pas, me frymėmarrjen tėnde tė mundimshme. Mė rrite si nėnė pa pasur pėrparėsitė e saj…Mė ushqeje pa pasur qumėsht ne gji… Mė vije nė gjumė me mundime pa fund. Pyes veten si ia bėje kur unė qaja pa pushim? Si mė qetėsoje? Ti luaje rolin e njė nėne, por pėrballoje mundin e njė gjysheje… Nė njė moshė kur forcat dobėsohen, fillojnė tė tė braktisin dhe ti forcat e fundit tė jetes tėnde i dhe edhe per mua.





    Sot pas kaq shumė vitesh kuptoj qė gjoksi yt pa qumėsht ishte i mbushur plot me dashuri, dashuri qė tė ushqen dhe tė rrit mė mirė se ēdo ushqim, dashuri qė tė lumturon mė shumė se cdo dashuri tjetėr. Kur isha e vogėl nuk e dija qė ai zėri yt i stonuar do ishte melodia mė e bukur qė do dėgjoja nė jetė… Nuk e dija qė ninullat e tua do ishin mė tė bukura se tingujt e Moxartit apo Bet’hovenit. Nuk e dija qė thirrjet e tua do ishin tė vetmet qė do u pėrgjigjesha me dėshire. Nuk e dija qė lutjet e tua pėr tė veshur xhupin do ishin pėrkujdesjet mė tė medha qė kam marrė ndonjėherė nė jetė. Nuk e dija qė qortimet e tua do ishin mė tė butat qė kam dėgjuar, kukullat e tua do ishin mė tė dashura se ēdo kukull. Nuk e dija qė nė asnjė restorant nuk do tė gatuante gjellė aq tė mira sa tė tuat… Po ta dija….nuk do kėrkoja kurrėēokollata, as ėmbėlsira, as akullore…



    Nuk e dija qė buzėqeshja jote do ishte mė e magjishmja, mė e bukura, mė e dashura, mė e sinqerta, mė qetėsuesja, mė e domosdoshmja pėr mua. Po ta dija, do tė tė kerkoja te mos vrenjtėshe kurrė. Nuk e dija qė do doja kaq shumė tė kthehesha pas nė kohė. Po ta dija …do jetoja cdo sekondė, s’do flija fare nė dreke, dhe as nuk do rrija tė luaja derisa tė errej. Nėse do dėgjoja sėrish zerin tėnd “vishu se bėn ftohtė” , do i lutesha Zotit tė mos shkrinte akujt. Nėse do shihja sėrish fytyren tėnde tė buzeqeshte do vuaja edhe vetė pėr tė tė bėrė ty tė lumtur.





    Sot nuk e di pse tė dua kaq shumė, nuk e di pse mami ėshtė xheloze pėr ty, nuk e di pse njerėzit habiten qė unė tė dua kaq shumė. Mbase mbase e di…ata nuk kanė pasur kurrė gjyshe si TI…

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Sot nuk e di pse tė dua kaq shumė, nuk e di pse mami ėshtė xheloze pėr ty, nuk e di pse njerėzit habiten qė unė tė dua kaq shumė. Mbase mbase e di…ata nuk kanė pasur kurrė gjyshe si TI…

    uuauauaua ket jam kam then gjyshes tim cdo her dhe e persersi per mu eshte e pa krahasushem me njeri tjeter

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 06:22 PM
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-03-2011, 05:12 PM
  3. Gjyshja dashurohet me nipin e saj.
    Nga 3r1k0 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-11-2010, 03:29 PM
  4. Gjyshja 89-vjeēare pozon pėr kalendar
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 05:34 PM
  5. gjyshja
    Nga tony65 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 05:02 PM