Njė herė njeriut iu dhurua bota.
Njė herė iu tregua sa rrugė i ka toka.
Njė herė iu tha tė gjitha janė tė tuat por asgjė nuk ke.
Njė herė erdhi nga dheu pėr tė dėshmuar se ai s’ėshtė veē dhé.
Njė herė iu mundėsua tė ngrihet mbi baltėn e tij dhe tė shikojė pėrtej vetes nė mėnyrė qė tė mbetet vetvetja.
Njė herė iu zbulua se ai ėshtė vetė jeta.
Kjo “njė herė” ėshtė ēasti nė tė cilin frymojmė tani dhe kėtu.

Vėshtroji kėto shkronja qė po lexon dhe mos lejo qė sytė nėpėrmjet tė cilėve po mundėsohet ky lexim, tė mos dėshmojnė Vėrtetėsinė e jetės sonė tė cilės ne nuk ia shohim fundin. E si mund ta shohim fundin tonė nėse nuk e pamė fillimin? Sa vlen shikimi ynė nėse gjėrat qė i shohim, nuk i njohim? Sa vlen pėrceptimi ynė nė botė nėse nuk i shohim gjėrat mė tė vogla se vetė ne? Sa vlejnė disa nga mendimet tona tė cilat nuk vijnė kur duam ne por kur do ndėrdija jonė? Sa vlen jeta jonė nėse ndėrpritet nga vdekja dhe nėse vdekja ėshtė njė ēast, sa ēaste ėshtė jeta?

A mund tė pyesim pėr diēka qė s’ka pėrgjigje?

Kur ne pyesim dikė pėr diēka, mė parė kemi njė pėrgjigje dhe pastaj kėrkojmė edhe njė tjetėr. Nė fakt, pėrgjigja qė kemi pėr ēėshtjen qė na intereson, kėrkon njė pėrgjigje mė shumė nė mėnyrė qė tė arrihet te thelbi i gjėrave. Duke qenė peng tė kureshtjes sonė, krejt natyrshėm rrugėtojmė nė botėn e trazuar tė mendimit. Nėse trupi i plogėshtuar nga uria gjallėrohet me marrjen e ushqimit, ēfarė ndodh me mendjen tonė kur merr informacionet nga jashtė? E dimė qė uria ėshtė e pranishme brenda trupit tonė, ndėrkaq ushqimet jashtė tij, ashtu siē e dime se jo ēdo ushqim ėshtė i dobishėm pėr trupin, pavarėsisht faktit se mund tė ngopemi me tė. Jo mė pak ėshtė i rėndėsishėm realiteti nė fushėn e mendimit: me ēfarė mendimesh ushqehemi? Nėse jemi ndėrtuar biologjikisht nė atė mėnyrė qė tė mos e mbajmė brenda vetes tepricėn e ushqimeve, e cila dihet se ėshtė e panevojshme dhe dėmshme pėr organizmin tonė, atėherė si qėndron gjendja me tepricėn e mendimeve? Sa herė na ndodh tė shqetėsohemi nga njė mendim qė s’pėrkon me realitetin e jashtėm apo thėnė ndryshe, t’i harxhojmė ndjenjat kot duke u hidhėruar, gėzuar apo pikėlluar pėr gjėrat qė nuk kanė ndodhur nė kohėn kur ne kemi menduar se po ndodhin? Sa herė mund tė jemi viktima te vesveseve dhe obsesioneve – mendime kėto qė na e pushtojnė qenien dhe na sulmojnė kėmbėngulshėm, me gjithė faktin qė ne e dimė se janė nė rreme? Kjo ėshtė ana tjetėr e botės sė njeriut i cili nuk mund tė vendos se ēfarė tė mbajė mend e ēfarė tė harrojė. Ēdo gjė qė regjistrohet nė kujtesėn tonė, mbetet pėrjetėsisht aty. Edhe nėse nuk na kujtohet nė ēastin kur e kėrkojmė, na shfaqet papritur atėherė kur fare pėr tė s’mendojmė.

Ēfarė po mendoni nė kėtė ēast? A mund tė mos mendoni pėr gjithė sa ėshtė shkruar kėtu, tė paktėn pesė sekonda? Natyrisht jo, sepse pėrpjekja pėr tė harruar dikė apo diēka domethėnė pikėrisht kujtim i tyre.

Mendja, pėrveē se mendon pėr gjėrat, mendon edhe pėr veten dhe kureshtja jonė e ndezur fillon t’i dėbojė errėsirat e qenies sonė tė burgosur nė botėn fizike sensuale duke dashur tė tejkalojė kėtė greminė qė na ndan nga Realiteti i vetė qensisė sonė.

Nė botė vetėm mendja pėr mendjen mund tė mendojė
Edhe pse mendja vetvetes emrin mendje s’ia dhuroi
A mund ta kuptojmė me mendje mendja jonė ku shkon
Kur duke menduar njeriu gabon?!

Ėshtė thėnė urtėsisht se mendimi zhvillohet nga mossuksesi, ngaqė njeriu gjatė pėrpjekjeve tė tij pėr t’i zbuluar gjėrat, shpeshherė ka pėrjetuar edhe dėshtimet, fakt ky i cili ka bėrė qė ai tė mendojė mė thellė dhe tė gjejė mėnyra dhe mjete mė tė arrira pėr dobinė dhe mirėqenien e tij. Me pak fjalė, njeriu ėshtė determinuar tė mėsojė nga gabimet dhe mossuksesi, sepse pikėrisht kėto e nxisin atė qė tė zhvillohet nė fushėn e mendimit dhe si rezultat i kėsaj, ai tė veprojė nė botė duke manifestuar aftėsitė dhe mundėsitė e veta. Mirėpo, mbi tė gjitha, pėrpjekjet janė lėvizje qė ēojnė nė drejtim tė asaj qė duam. Ēdo qenie ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme drejt njė qėllimi dhe sa mė e lartė tė jetė qenia, aq i lartė do tė jetė edhe qėllimi pėr tė cilin bėhen lėvizjet. Sė kėtejmi, edhe gabimi e mossuksesi ndodhin nė pėrpjestim me lartėsinė dhe vlerėn e qenies.

Qėllimi shfaqet veē aty ku ka mendim
Jeto si di e si mundesh, por s’mund tė jetosh pa qėllim
Nėse rrugėn deri te qėllimi me ferra e gjemba e ke tė shtruar
Le tė jetė qėllimi yt aq i lartė, sa t’ia vlejė tė jesh nga gjembat i shpuar.

Njė insekt qė vepron me instinkt nuk mund tė mėsojė nga gabimet, sepse gabimi ėshtė i pranishėm aty ku ekziston mendimi dhe vullneti, dhe si rrjedhojė, edhe pėrgjegjėsia pėr gabimet kėrkohet nga ata qė kanė mundėsi t’i pėrmirėsojnė ato. Duke qenė se njeriu ėshtė qenie qė ka ekskluzivitetin tė mendojė dhe si rrejdhojė, edhe tė gabojė, atėherė sa duhet tė mbėshtetet ai nė nė mendjen e tij, si mjet pėr tė arritur te qėllimi pėrfundimtar, pėrderisa brenda tė menduarit pėrmbahet edhe tė gabuarit?

I katandisur nė botė nga njėmijė halle, njė tė urti iu drejtova:
Mė ndihmo ta zgjidh njė problem se s’ia dola vetė edhe pse mendova
“Eh, pėr ta zgjidhur njė problem ne mendjevarfėrit themi:
Duhet t’kesh mė shum mend se sa n’kohėn kur u shfaq problemi.”

Nė njė mėnyrė, ajo ēfarė ėshtė drita pėr syrin nė kuptimin fizik, ėshtė Fjala Hyjnore pėr mendjen njerėzore nė kuptimin tejfizik. Mendja i takon materies por materia nuk ėshtė vetė mendje. Duke bashkuar mendjen njerėzore me Dritėn e Fjalės Hyjnore, gabimet, problemet, mossukseset dhe kundėrshtitė tona bėhen shkaqe pėr pėrsosmėrinė tonė nga e cila privohemi atėherė kur nuk mendojmė ose atėherė kur mendojmė shumė, por mendojmė mbrapsht.

Mendo kėtu dhe tani se njė herė njeriut iu dhurua bota.
Njėherė iu tregua sa rrugė i ka toka.
Njė herė i janė dhėnė nė kėtė botė “dy sy, edhe gjuhė, edhe dy buzė”
dhe i janė bėrė “tė qarta tė dyja rrugėt?”
Njė herė iu krijuan buzėt qė shumė herė tė lutet.
Njė herė iu mundėsua qė duke u lutur tė bėhet lutje dhe t’i kalojė caqet e mendjes pa u ēmendur.
Njė herė iu dhuruan Emrat e Bukur tė Atij pėr t’i pėrmendur.
Njė herė njerėzit vijnė nė kėtė botė dhe njė herė nga kjo botė shkojnė.
E Ai “zbret zemėrimin e Tij mbi ata qė s’mendojnė”