Qetėsia e kryeqytetit trazohet nga vrasjet e vetėvrasjet

Ēdo ditė tetori, Policia e Tiranės ėshtė pėrballur me 13 krime, duke sjellė njė shifėr jo tė vogėl tė kriminalitetit. Kjo shifėr ėshtė publikuar nė analizėn mujore tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ndėrkohė qė ka pasur edhe muaj, ku mesatarja ka arritur nė 17 krime nė ditė. Sipas tė dhėnave zyrtare, situata kriminale nė shkallė qarku paraqitet me 377 krime tė evidentuara, ndėrkohė qė janė zbuluar 300 prej tyre, ose e thėnė ndryshe, 80% e gjithė ngjarjeve. "Ndėrkohė janė implikuar gjithsej 358 autorė, ku nė sajė tė masave tė marra janė arrestuar 92 autorė tė dyshuar, 148 ndiqen nė gjendje tė lirė. Gjithashtu, janė kapur 50 persona tė shpallur nė kėrkim pėr vepra tė ndryshme penale", detajohet nė analizėn e policisė.

Krimi i Organizuar

Nė analizėn mujore, policia deklaroi se organizimi e finalizimi i operacioneve policore pėr goditjen e aktivitetit kriminal nė fusha tė ndryshme tė krimit tė organizuar ka qenė baza themelore e punės sė sektorit tė luftės kundėr krimit tė organizuar. Kėshtu strukturat e kėtij sektori, gjatė muajit tetor, kanė intensifikuar punėn pėr goditjen e krimit tė organizuar. Ndėrkohė, ėshtė pėrmirėsuar puna nė drejtim tė identifikimit dhe goditjes sė grupeve kriminale. Ky sektor ka evidencuar 79 vepra penale, ndėrsa janė implikuar dhe proceduar penalisht 87 autorė, nga tė cilėt 31 janė arrestuar nė flagrancė dhe 56 ndiqen nė gjendje tė lirė. Nė lidhje me ecurinė e veprimtarisė kriminale dhe luftėn ndaj saj nga ana e policisė, specialistėt shpjeguan se po tė krahasohet me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, janė evidentuar 11 vepra penale mė shumė. Pra krimet kanė ardhur nė rritje. Megjithatė, nė analizėn e uniformave blu kryeqytetase vihet re se gjatė muajit tetor janė realizuar tetė operacione tė Krimit tė Organizuar, duke pėrfshirė gjithė drejtimet e tij

Droga & krimi ekonomik

Ndėrsa Seksioni i Luftės Kundėr Drogės ka evidentuar dhe zbuluar 8 raste tė shitjes dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike me 13 autorė, tė cilėt janė arrestuar nė flagrancė. Kurse seksioni i antikrimit ekonomik pėr periudhėn 1-mujore ka evidentuar 50 vepra penale me 51 autorė, nga tė cilėt 7 tė arrestuar nė flagrancė dhe 44 tė proceduar nė gjendje tė lirė. Nė lidhje me kėtė tė fundit, po tė krahasojmė me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar janė evidentuar 11 vepra penale mė tepėr si dhe tė proceduar 6 autorė mė tepėr. Po ashtu, seksioni i antitrafikut, gjatė kėtij muaji ka evidencuar 21 raste tė veprave penale tė kėtij drejtimi. Nė kėto vepra penale janė implikuar dhe proceduar 23 autorė, 11 prej tė cilėve tė arrestuar dhe 12 nė gjendje tė lirė.

Krimet e Hapura

"Njė punė efektive ėshtė bėrė nė luftėn pėr parandalimin e Akteve Terroriste dhe Krimeve tė Hapura. Kėto struktura pėr kėtė periudhė njėmujore, kanė pasur si prioritet tė punės sė tyre evidencimin sa mė tė plotė tė veprave penale, ndjekjen, zbulimin, parandalimin e veprimtarisė kriminale, kapjen e autorėve tė tyre, si dhe organizimin e njė punė sa mė racionale e eficente nga ana e punonjėsve tė kėsaj strukture", detajoi policia. Mė tej, u shpjegua se nga ky seksion janė evidentuar gjithsej 298 vepra penale dhe janė zbuluar 225 prej tyre ose 76%. Janė arrestuar nė kushtet e flagrancės 61 persona, proceduar nė gjendje tė lirė 192 persona.

Vetėvrasjet & vrasjet

Ndėrkohė, gjatė muajit tetor janė shėnuar dy vrasje, tashmė tė dokumentuara dhe kanė ndodhur pesė plagosje. Po pėr kėtė periudhė vihet re njė rritje e vetėvrasjeve, ku janė evidentuar 7 tė tilla. "3 janė kryer me helmim, 3 me armė zjarri dhe 2 me mjete tė tjera, ndėrkohė qė janė evidentuar 2 raste vetėvrasjesh tė mbetura nė tentativė", shtoi policia. Nė lidhje me kėtė, Policia e Tiranės shpjegoi se ka pasur edhe tė arrestuar pėr shtyrje nė vetėvrasje, veprim i cili nuk ėshtė evidentuar nė muajt paraardhės. Gjithashtu, gjatė muajit tetor janė zbardhur dy vrasje tė vjetra.




Statistikat

Salla operative: Rriten denoncimet e qytetarėve


Fluksi i denoncimeve nė sallat operative ka ardhur nė rritje. Kėshtu konstatohet nga Policia e Tiranės, e cila deklaron se kjo rritje ka ardhur gjatė muajve tė fundit. "Sidomos pas operacioneve tė fuqishme qė janė kryer nga ana e kėsaj drejtorie, qytetarėt kanė rritur denoncimet e tyre", tha policia. Sipas Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, nga seksioni i Emergjencave dhe Sallave Operative, gjatė muajit tetor kanė mbėrritur 544 telefonata, ku tė ndara sipas zėrave janė 336 ose 83% pėr ndihmė nga publiku, 36 raste ose 9% pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor, 3 raste ose 1% pėr zhurma nė lokale gjatė natės, 19 raste ose 5% pėr rėnie zjarri dhe disa raste ose 3% pėr ngjarje kriminale. Ndėrkohė, seksioni i Policimit nė Komunitet ka pranuar 4214 dokumente nga shtetas tė ndryshėm, nga kėto me prokurė kanė aplikuar 841 shtetas. Kurse seksioni Patrullės sė Pėrgjithshme Speciale, si njė strukturė e sapokrijuar, do tė shndėrrohet nė shėrbimin policor shqiptar, partnere e denjė pėrkrah agjencive tė tjera euroatlantike nė drejtim tė zbatimit me rigorozitet tė ligjit". Patrullat kanė realizuar 21 kapje nė flagrancė. Policia shpjegoi se gjatė muajit tetor janė verifikuar dhe kontrolluar 3275 persona, janė shoqėruar nė drejtori dhe nė komisariate 545 shtetas. Pėr identifikimin dhe zgjidhjen e konflikteve me iniciativė, bashkėpunim me sallėn operative dhe kėrkesės sė qytetareve, ėshtė ndėrhyrė nė 9352 raste. Ndėrsa shėrbimet e Policisė Rrugore janė angazhuar nė drejtim tė parandalimit, konstatimit dhe ndėshkimin e shkeljeve tė qarkullimit rrugor, nė veēanti ndaj atyre burim aksidentesh, me qėllim rritjen e sigurisė rrugore. Gjatė muajit tetor kanė ndodhur 39 aksidente me 4 tė vdekur, 15 persona tė plagosur rėndė dhe me 29 tė plagosur lehtė.