Policia e Tiranes mposhtet nga hajdutet. Vjedhjet e pasurise duket se jane problemi me i madh ne kryeqytet, pasi gjate muajit tetor numri i tyre ka qene i madh dhe vetem 44 per qind jane zbuluar. Sipas te dhenave te bera publike dje, gjate nje analize te kryer ne Drejtorine e Policise, ne kryeqytet, gjate muajit tetor kane ndodhur 118 vjedhje, ose tre vjedhje per cdo dite. Por nga keto raste, vetem 52 jane te zbuluara nga agjentet, ose 44 per qind e te gjitha ngjarjeve. Duket se zbulimi i ketyre veprave penale eshte dhe problemi kryesor i Drejtorise se Policise. Nderkaq, gjate muajit tetor, ne Tirane jane shenuar 377 krime te ndryshme, nga te cilat rezultojne te zbuluara 300. Sipas te dhenave zyrtare, gjate muajit te kaluar kane ndodhur 7 vrasje dhe po kaq vetevrasje, te gjitha te zbuluara nga departamenti i krimeve. Nga vetevrasjet, tre jane kryer me helmim, tre me arme zjarri dhe dy me mjete te tjera. Nderkohe qe vetevrasje te mbetur ne tentative jane evidentuar 2 raste. Gjate tetorit jane kapur 50 persona te shpallur ne kerkim per vepra te ndryshme penale.