Shteti grek ka disa muaj qė tashmė kėrkon vetėm nga emigrantėt shqiptarė njė procedurė krejtėsisht tė jashtėligjshme, tė paprecedentė, jo vetėm nė kundėrshtim tė plotė me Kushtetutėn greke, por edhe me marrėveshjet dhe ligjet ndėrkombėtare.
Shteti grek u kėrkon vetėm emigrantėve shqiptarė, qė t’u legalizojė certifikatėn familjare nė shumė shėrbime tė emigrantit me administratėn greke, tė vulosin kėtė certifikatė, kundrejt njė pagesė mjaft tė shtrenjtė (2.800 lekė tė reja), nė konsullatat greke nė Tiranė, Gjirokastėr dhe Korēė.
Pra, njė certifikatė familjare e dhėnė nga autoritetet shqiptare, duhet tė vuloset pėr “verifikim” edhe nga misionet diplomatike greke nė Shqipėri! Deri mė sot, asnjė shtet nė botė nuk kėrkon, sepse kjo ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me ēdo tė drejtė ligjore ndėrkombėtare, qė tė vėrtetojnė pėr vėrtetėsi misionet e tyre diplomatike njė pasuri qė i pėrket vetėm njė shteti tjetėr. Certifikata familjare e shqiptarėve e lėshuar nga autoritetet shqiptare ėshtė pronė ligjore vetėm e shtetit shqiptar.
Qė tė legalizohet dhe tė njihet vlefshmėria e certifikatės tė njė shtetasi tė huaj nė njė shtet tjetėr, ėshtė e drejtė e shtetit tjetėr, qė ta pėrkthejnė autoritetet e saj. Por, kurrsesi nuk mund ta vėrtetojnė nga ana ligjore misionet diplomatike tė shtetit tjetėr. Veē shkeljeve ligjore ndėrkombėtare, si edhe Kushtetutės tė shtetit grek nė rastin e lartpėrmendur, vula diplomatike e konsullatave greke nė certifikatat familjare tė emigrantėve shqiptarė, veē nė kundėrshtim me ligjin dhe kushtetutėn, ėshtė edhe njė praktikė e spiunazhit diplomatik.
Ja pse ėshtė praktikė e spiunazhit diplomatik.
Lind pyetja: Ligjėrisht, a mundet qė njė konsullatė e huaj nė Shqipėri tė vėrtetojė sa e vlefshme ėshtė njė dokument pasurie e shtetit shqiptar, sikurse ėshtė certifikata familjare? Kurrė, sepse, veē burimeve tė spiunazhit, asnjė mision diplomatik, qoftė edhe konsullatat greke, nuk mund tė jenė tė gjendje tė vėrtetojnė sa e vlefshme, ėshtė certifikata familjare e dhėnė nga gjendjet civile nė Shqipėri. Shqipėria, kurrė nuk ka dhėnė konsullatave greke regjistrat themeltarė tė gjendjes civile. Por edhe bashkėpunimi i Shqipėrisė dhe i Greqisė pėr tė vėrtetuar konsullatat greke nė Shqipėri certifikatat shqiptare nuk ekziston. Po tė ndodhte, shteti shqiptar do tė shkelte kushtetutėn e tij. Nga ambasada shqiptare nė Athinė, (diplomati shqiptar nuk kėrkon tė identifikohet) na thonė se kėrkesa qė konsullatat greke nė Shqipėri tė vulosin (kundrejt pagesės mjaft tė shtrenjtė) certifikatat e emigrantėve shqiptarė ėshtė vetėm qė Greqia tė vjedhė ekonomikisht tė ardhura, dhe veprimi i Greqisė ėshtė i njėanshėm, pasi nuk ėshtė kėrkuar as mendimi dhe as bashkėpunimi me palėn shqiptare. Pėrkundrazi, shteti shqiptar ėshtė kundėr, po nuk ka asnjė mundėsi praktike ta pengojė Greqinė nė procedurėn pa precedent tė vulosjes tė certifikatave familjare tė emigrantėve nga konsullatat greke nė Shqipėri.
Avokati grek Janis Cidhimbidhis, na u pėrgjigj prerė pėr kėtė procedurė pa precedent tė shtetit grek pėr tė vulosur njėanshmėrisht certifikatat e emigrantėve shqiptarė: “Ligjėrisht, me vulosjen e certifikatės shqiptare nga ana e konsullatave greke nė Shqipėri, shteti grek ėshtė nė kundėrshtim edhe me Kushtetutėn tonė. Asnjė nen i Kushtetutės greke, asnjė nen i ligjshmėrisė civile dhe penale nuk kėrkon qė shteti grek tė vulosė certifikata familjare tė shtetasve tė huaj. Kurrsesi, Greqia nuk mund tė vlerėsojė ligjėrisht vlerėn e njė dokumenti tė shtetit tjetėr, vetėm me vulat e shtetit tė vet”.
Por, vulosja e certifikatės shqiptare nga konsullatat greke ka edhe odisenė e saj.
I interesuari, qė ėshtė emigrant nė Greqi, dhe pėr shkaqe tė njohura, si mosdhėnia e leje qėndrimit nga administrata greke pėr shkak (tė paktėn) tė burokracisė e ka tė pamundur tė paraqitet vetė nė konsullatat greke nė Shqipėri. Praktikat zbatuese tė ligjit tė Emigracionit nė Greqi i ndalojnė emigrantit tė qarkullojė i lirė jashtė Greqisė (pėr nė Shqipėri), nė ēdo kohė.
Por, konsullata kėrkon vetėm tė interesuarin, ose njė person me tė njėjtėn mbiemėr. Pėr ēdo rast, duhet mbyllur takimi me anė tė telefonit tė shėrbimit konsullor grek 0900404404. Njė telefon qė paguhet shumė shtrenjtė. Njė tjetėr mėnyrė kjo e vjedhjes ekonomike qė konsullatat greke veprojnė kundėr emigrantėve shqiptarė.
Asnjė emigranti, me shtetėsi tjetėr, Greqia nuk i kėrkon qė konsullatat e saj nė atė shtet tė vulosin certifikatat familjare. Pra, ėshtė e qartė, qė Greqia i vjedh ekonomikisht vetėm emigrantėt shqiptarė. Shteti shqiptar ėshtė i pamundur tė reagojė, tė mbrojė emigrantėt nga njė vjedhje kundėrligjore e Greqisė ndaj shtetasve tė vet emigrantė.
Rasti i dytė dėshmon pėr njė tjetėr vjedhje. Bashkia e Athinės, jashtė ēdo ligji grek, si edhe nė kundėrshtim edhe me ligjin e Emigracionit 3386/2005, muajt e fundit shet shpresa tė vdekura, pėr emigrantėt e paligjshėm nė Greqi, kundrejt njė pagese 150 euro.
Bashkia e Athinės, u shet emigrantėve tė paligjshėm njė copė letėr “Vėrtetimi i bardhė”, njėfarė dėshmie qė emigranti ka paguar 150 euro nė bashki dhe kjo dėshmi, dikur, mund tė pėrdoret si njė vėrtetim qė emigranti ka qenė i ...pranishėm nė Greqi ...dikur....
Sipas ligjit grek tė Emigracionit, emigrantėve u jepen “Vėrtetimi” blu , ku vėrtetohet qė ka dorėzuar dokumentet pėr ligjėsim dhe riligjėsim. “Vėrtetimi” rozė (nuk ka lidhje me PS-n nė Shqipėri...) qė emigranti ka mungesa nė dokumente. Pėr “Vėrtetim” tė bardhė nuk bėhet fjalė. Ėshtė mėnyra mė e re vetėm e bashkisė sė Athinės pėr tė vjedhė ekonomikisht emigrantėt e paligjshėm.
Pėr tė ballafaquar tė vėrtetėn, po shkruaj fjalė pėr fjalė dialogun me punonjėsen e zyrės tė emigracionit nė bashkinė e Athinės.
-Zonjė, duke paguar sot emigranti i paligjshėm 150 euro, dhe me “Vėrtetimin e bardhė” qė i jepni ju si bashki, a mund tė ligjėsohet sipas ligjit tė Emigracionit 3386/2005?
- Jo, ne nuk kemi ndonjė udhėzim qeveritar qė me kėtė “Vėrtetim tė bardhė” qė u japim sot emigrantėve tė paligjshėm, do tė ligjėsohen.
-Atėherė, ju pėrse u jepni? Pėrse emigranti duhet tė paguajė 150 euro?
-Mund tė shėrbejė ndonjėherė si dėshmi qė ka qenė nė Greqi. Eurot duhet ti paguajė pėr shpenzimet e bashkisė.
-Ju keni ndonjė udhėzim qeveritar qė u jepni emigrantėve tė paligjshėm “Vėrtetim tė bardhė” me pagesė 150 euro?
-Jo, kėtė e bėjmė ne si bashki. Kush tė dojė paguan, ne nuk detyrojmė asnjė emigrant.
-Derisa nuk ėshtė me ligjin e Emigracionit, ju pėrse i shisni emigrantėve shpresa tė vdekura?
-Nuk shesim shpresa. Ne ndihmojmė emigrantėt , qė nesėr tė vėrtetojnė qė kanė qenė nė Greqi.
-Me pagesėn e 150 eurove nė bashkinė tuaj?
- Ik, ankohu ku tė duash. (dhe thėrret policin e bashkisė pėr shqetėsimin e interesimit tonė).
-Zonjė, asnjė bashki tjetėr nė Greqi nuk shet “Vėrtetime” me 150 euro emigrantėve tė paligjshėm. Vetėm ju, si bashki e Athinės. Ju a nuk jeni ju, bashkia e Athinės, kundėr ligjit grek?
Po nuk morėm ndonjė pėrgjigje, pasi polici i bashkisė, me dhunė na largon nga zyra e emigracionit tė bashkisė tė Athinės.