keni nje dreke apo darke te rendesishme nje meny gati per ju.
per 6 persona
1. pjata e pare:supe tortelini
do te preferoja leng pule por ne pamundesi hidhni nje dadi 5 filxhane me uje 1-2 luge gjalpe 7 tortelini per person dhe per 5 min supa gati.me mire supen pergatiteni 5-10 min para se te ftuarit te ulen ne tavoline se perndryshe tortelini po te rije per nje kohe te gjate ne leng zbutet shume dhe hapet.
serviret e ngrohte dhe me djath parmixhano te grike ku secili hedh sa do
2. rosto prej derri(ose vici receta eshte e njejte)me mire te pergatitet 1 dite perpara
2 kg mish per rosto
1-2 qepe
2 karota
1 kercell selino
piper te zi
1 thelp hudher
rosmarine
pak noce moskato(por dhe nqs ska eshte njesoj)
1 gote uji me uje
vaj (une e preferoj ulliri 1/2 e gotes te ujit)
pasi kaurdiset pak rostoja ne vajose jo sipas deshires hidhet qepa koker karota sic eshte dhe selinoja uji pra te gjitha ne nje tenxhere dhe vihet te zjehet nqs tenxherja eshte me presion duhet te zjeje 1 ore ne zjar te ngadalte (dhe ne tenxhere normale 2 e 30 min duke shtuar uje nga pak here pas here, provohet me pirun nqs eshte gati )pasi eshte gati lihet te ftohet dhe nderkohe pergatitim salcen
me nje luge me vrima parim qepen karotat selinone dhe i kalojme ne mikser se bashku me lengun qe ka mbetur
rostoja pasi eshte ftohur mire(kur eshte e ngrohte nuk pritet mire) e presim ne feta sa me te holla qe mundim dhe e veme ne nje tepsi te vogel tigan te thelle ose pireks hedhim salcen dhe e veme ne sjar te ngadalte per disa minuta deri sa te ngrohet.
serviret e ngrohte
shoqeruse bejme patate ne furre ose te skuqura qe serviren ne te njejten pjate roston

3-sallatat
1-sallate me molle dhe ara
1/2 sallate jeshile (marule)
1 molle e tharte ose jeshile
4 5 ara
2- 3 repka
1/2 piperka te kuqe dhe te verdha
2- 3 lloj djathi
1 limon
vaj ulliri

pasi lahet marulja prihet ne shirita te barabarta me nje gisht shtohet molla e qeruar dhe e prere ne kuadrata gjiithashtu dhe djathi kackavall dhe ai i bardhe,repkat e lara mire prihen ne mes ose me 4,shtohen dhe piperkat te prera ne kuadrata,arat thyhen ne menyre qe te mos demtohen dhe ndahen me 2
salca per sallaten pasi shtrydhet 1/2 e limonit hidhet ne nje gote dhe shtohet dyfishi me vaj ulliri dhe pak kripe, rihet me pirun derisa te dale nje mase e trashe si krem dhe hidhet ne sallate

2-sallate me domate
2 domate
2 kastraveca mesatare
1/2 qepe
10 ullinj
djath i bardhe ne kuadrata
vaj ulliri
rigon
serviret vere e kuqe ose birra
pergatitjen besoj se te gjithe e dime

fruta dhe embelsira sipas deshires ne fund
(vetem embelsira nuk di te bej zakonish mi sjellin ata qe ftoj)