TechCrunch gjatė ditės sė sotme ekspozoi njė sekret tė fuqishėm, qė nė fakt ėshtė aplikacioni i Facebook pėr iPad, i cili ishte i fshehur brenda aplikacionit tė Facebook pėr iPhone.

MG Siegler nga TechCrunch thekson se aplikacioni ėshtė solid dhe ka veēoritė e duhur pėr tė qenė aplikacion zyrtar, por sipas tij nuk ka ndonjė garancion rreth asaj se kur do tė lansojė produktin edhe zyrtarisht gjiganti social, megjithėse duket se dita po afrohet.

Pas disa muajve “neglizhim” tė rėndėsisė sė tė pasurit njė aplikacion pėr iPad, dhe nė vend tė kėsaj duke u koncentruar mė shumė nė HTML5, Facebook duket se nė fakt ka qenė duke punuar mjaft shumė nė kėtė drejtim. Dhe kėsaj radhe bėhet fjalė pėr njė pėrvojė tė pasur HTML5, me gjėra si News Feed qė mbushen nė kėtė formė. Por gjėrat tjera si ngarkimi i imazheve nė fakt nuk mund tė bėhet nė kėto momente pa pasur kodin origjinal tė aplikacionit.

Shumė blogje tjera pėr teknologji kanė dhėnė fjalė tė mira dhe janė shprehur se menyja e re nė tė majtė dhe aplikacioni nė pėrgjithėsi ofron funksionalitet tė mirė, kėshtu qė mezi po pritet dita e paraqitjes zyrtare nė treg. Mė poshtė mund tė shihni edhe disa imazhe tė aplikacionit tė marra nga TechCrunch.