Ndėrprerja totale nis pasditen e tė hėnės. Nuk kursehen as spitalet, ēerdhet dhe kopshtet. Drejtoria: Do riparojmė Bovillėn

Njoftimi mė i fundit i Drejtorisė sė Ujėsjellės-Kanalizimeve ėshtė pėr mė shumė se 24 orė "kufizim" tė ujit. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr "shterim" tė Bovillės ose Selitės, por thjesht pėr njė riparim sistemi, i cili pėr t‘u rehabilituar duhet tė ketė rrjet tė thatė kanalizimesh. Konkretisht, zona qė prek lagjet nė Kinostudio, Rruga Bardhyl, Medreseja, "Ali Demi", bulevardi "Zhan D‘Ark", "Bajram Curri", blloku nga materniteti i ri "Koēo Glozheni" e deri te blloku "Vasil Shanto", zona e Bathores, Paskuqani, zona e Unazės sė Re, lagjet pėrreth maternitetit "Mbretėresha Geraldinė", si dhe zona tė tjera qė pėrfshijnė furnizimin e Bathores, do tė mbeten pa ujė. Sipas Drejtorisė sė Ujėsjellės-Kanalizimeve, nga kufizimi i mė shumė se 24 orėve do tė preken tė gjitha institucionet shtetėrore, ēerdhet, kopshtet, shkollat, apo qendrat shėndetėsore, duke bėrė pėrjashtim vetėm pėr spitalin universitar "Nėnė Tereza". Ndėrprerja e ujit do tė fillojė nga pasditja e ditės sė hėnė e deri nė orėt e vona tė sė martės. Ky ka qenė parashikimi i ujėsjellėsit pėr sa i takon remontit qė do tė kryhet pėr sistemin e Bovillės. Sipas ujėsjellėsit dhe Drejtorisė sė Shėndetit Publik, pastėrtia e ujit tė kėtij impianti ėshtė garantuar. Ndotja e ujit me mikrogjallesa ndodh vetėm si pasojė e dėmtimit apo amortizimit tė rrjetit nga mospastrimi i depozitave, apo nga kryqėzimi i tubacioneve.

Oraret e kufizimit tė ujit tė pijshėm nuk kanė ndryshuar me fillimin e verės 2007. Pas krizės sė ujit qė pėsoi kryeqyteti, nė mėnyrė tė veēantė nga mbipopullimi dhe kėrkesa e lartė pėr ujė, Drejtoria e Ujėsjellėsit vendosi se banorėt do tė vazhdojnė me tė njėjtat orare edhe pėr sezonin vjeshtė-dimėr 2008. Aktualisht, nė Tiranė Drejtoria e Ujėsjellėsit furnizon me ujė banorėt vetėm 2 herė nė ditė, njė herė nė mėngjes dhe njėherė nė darkė. Ndėrkohė qė marrėveshja e drejtorisė me KESH nuk po gjen zbatim edhe pas 3 muajsh nėnshkrimi. Kufizimet nė kėtė kohė, sipas ujėsjellėsit, janė nė funksion tė pėrmirėsimit tė rrjetit dhe furnizimit me ujė tė qytetarėve.

"Nė zbatim tė kontratės sė DPUK-sė me shoqėrinė "Liqeni VII" pėr "Spostimin e linjės 900 mm tė marrjes sė ujit nga N/H Bovillė" (nė zonėn shkarėse), si dhe nisur nga kushtet klimaterike, ujėsjellėsi vendosi qė tė lejojė shoqėrinė "Liqeni VII" tė fillojė punimet mė datė 19, ora 18:00 deri nė orėn 06:00 tė datės 20. Pėr shkak tė boshatisjes sė rrjetit pėr rreth 22 deri 27 orė, konsumatorėt do tė ndjejnė problemin e furnizimit me ujė, sidomos nė pikat fundore tė rrjetit, ku ndėrprerja do tė ndjehet pėr njė kohė edhe mė tė gjatė. Institucionet shtetėrore, subjektet private, si dhe familjarėt, tė marrin masa pėr pėrballimin e kėsaj ndėrprerjeje tė detyruar tė furnizimit me ujė.




Zonat qė do tė preken


Pjesa e qytetit qė pėrfshin zonėn e Kinostudios

Ali Demi

Krahu i djathtė i rrjedhjes sė Lanės

Blv. "Zh. D‘Ark" - tek ura e Teknologjikut

Unaza e Re krahu i djathtė

Laprakė

Zona "V. Shanto"

Blv. "B. Curri" nga materniteti i ri

tek ura "V. Shanto" pėrfshirė burgjet,

maternitetin e ri dhe atė "Mbretėresha Geraldinė",

Spitalin Ushtarak,

poliklinikat,

kopshtet e ēerdhet brenda kėtij konturi,

Bathorja

Komuna Paskuqan

QSUT-ja do tė furnizohet me linjė tė posaēme



Ndėrprerja e furnizimit me ujė pėr konsumatorėt do tė jetė nga ora 21:00, datė 19/11/2007, deri nė orėn 19:00 tė datės 20/11/2007


Punimet fillojnė nė datėn 19/11/2007, ora 18:00 deri nė orėn 06:00 tė datės 20/11/2007.


Gjatė kryerjes sė punimeve, impianti Bovillė do tė jetė jashtė pune nga ora 16:00 e datės 19/11/2007, deri nė orėn 09:00 tė datės 20/11/2007