TIRANE - Tre kusherinj u shpallen ne kerkim nga policia e kryeqytetit pasi dyshohen se kane plagosur me arme dy persona te tjere pas sherrit per lojen e bilardos. Dy dite me pare, rreth ores 17:30 minuta, ne Kamez, ne nje lokal-bilardo, eshte shenuar nje perplasje mes dy grupeve, qe perfundoi me dy te plagosur dhe tre persona ne kerkim. Burime zyrtare te policise bene te ditur se te akuzuarit jane Hysni, Bukurosh dhe Rahman Suci, perkatesisht te moshave 36, 21 dhe 43 vjec, ndersa te demtuarit jane Altin Syla, 19 vjec, dhe Agron Prelaj, 31 vjec. Mesohet se ngjarja ka ndodhur gjate lojes se bilardos dhe per te zgjidhur konfliktin eshte perdorur arma pistolete. Syla dhe Prelaj jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ku kane marre ndihmen e pare, pasi ishin plagosur ne kembe. Policia shpalli ne kerkim tre autoret e dyshuar, kurse dosja ndaj tre te kerkuarve perfundoi ne Prokurorine e Tiranes me akuzat e "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative", "plagosjes se lehte me dashje" dhe "armembajtjes pa leje". A.C