Receta Gatimi

Adriatik apo Jon? Pse jo qe te dyja ne Vlore?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Adriatik apo Jon? Pse jo qe te dyja ne Vlore?



    “Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė shumė ke dėshirė tė rikthehesh”. Nuk e di pse mė mbeti gjatė kjo frazė thėnė kalimthi nga njė shqipfolės, qė prej vitesh jetonte nė Itali. Ndoshta pėrballja ēdo ditė me qytetin tim, mė harron nė vazhdėn e indiferencės pėr detaje qė syri i njė tė ardhuri do t’i prekte shumė mė lehtė. Njė guidė, pse jo… njė motiv i mirė pėr ta njohur mė tepėr, e pėr t’u rikthyer. Vlora ėshtė gjithmonė mikpritėse. Sė fundmi, lidhja me Vlorėn mund tė bėhet nga autostrada, pjesa hyrėse e sė cilės kalon nė vendin qė njihet si “Pusi i Mezinit”. Rrugės pėr nė Vlorė ju mund tė shijoni panoramėn e kurorave tė ullinjve dhe lagunės sė Nartės.

    Si mund tė lėvizėsh nė Vlorė

    Transporti urban ka njė zgjerim tė dukshėm tė linjave kėtė vit. Pėr zonėn e bregdetit janė nė funksionim linjat e Plazhit tė Vjetėr, Ujit tė Ftohtė si dhe Kalaja, kjo e fundit njė zonė e preferuar pėr plazhim nė bregun e Jonit. Frekuenca e mjeteve urbane pėr kėtė tė fundit ėshtė ēdo njė orė. Tė gjithė tarifat pėr linjat e plazhit janė 30 lekė. Pėr zonėn Skelė- Uji i Ftohtė-Radhimė operojnė mjete furgon, me njė tarifė prej 50 lekėsh. Vendqėndrimi i tyre ndodhet pranė rreth rrotullimit nė Skelė. Nga ana tjetėr, vendndodhjet e taksive nė Vlorė janė kryesisht pranė xhamisė, nė hyrje tė qytetit, pranė Spitalit, tek posta qendrore, nė zonėn e Kalit tė Trojės, Posta e Ēoles, Skelė ose pranė Ujit tė Ftohtė. Tarifat pėr to variojnė sipas distancės sė pėrshkruar, por bėni mirė tė pyesni pėr ēmimin pėrpara se tė hipni nė taksi. Sezoni turistik i jep tė drejtė kujtdo qė tė abuzojė me ēmimin dhe mund ta gjeni veten duke paguar mbi 1000 lekė tė reja pėr njė rrugė qė zakonisht nuk do tė paguanit as gjysmėn!

    Ēfarė tė vizitosh nė qytet?

    Pranė qendrės
    Monumenti i Pavarėsisė nė Sheshin e Flamurit, muzeu historik, muzeu etnografik, rruga “Justin Godart”, veshje me kalldrėm dhe ndėrtesa tė vjetra.
    Me interes ėshtė godina e xhamisė sė Plumbit, ndėrtuar nga arkitekt Sinani nė vitin 1541, shumė pranė qendrės sė Vlorės, aty ku nis bulevardi nė drejtim tė Skelės. “Ky objekt ėshtė ndėrtuar sipas stilit klasik tė arkitekturės islame dhe ėshtė i tipit tė vogėl monumental”
    Nė orėt ku rruga kryesore zaptohet nga fluksi i automjeteve, mund tė pėrdorni rrugėn “Transballkanike”, paralel me bulevardin kryesor, qė lidh pjesėn hyrėse tė qytetit me zonėn e Skelės, por edhe me zonėn e Plazhit tė Vjetėr, Pyllit tė Sodės dhe Zvėrnecit.


    Kalaja e Kaninės
    Renditet ndėr mė tė vjetrat kala tė rrethit, ndėrtuar nė shekullin III para Krishtit. U rindėrtua pėrsėri nga perandori Justinian nė shek VI tė erės sonė dhe nė shekullin XI kishte njė qendėr tė njohur peshkopate. Nga qyteti i Vlorės rruga ėshtė rreth 20 minuta. Pranė kėsaj zone gjendet lokale tė tipit bar dhe restorant. Nga kėta tė fundit mund tė shihet i plotė qyteti. Panorama ėshtė e kėndshme sidomos nė perėndim dhe mbrėmje.


    Kuzum Babaja
    Ėshtė njė “ballkon” i kėndshėm, nga ku mund tė vėreni Vlorėn, Pėr tė shkuar aty ka tre rrugė tė ndryshme, njė prej tė cilave ku mund tė ecėsh vetėm nė kėmbė, nėpėrmjet 344 shkallėve qė ngjitin pjesėn ballore tė kodrės. Lart saj ndodhet teqeja, ndėrsa nė njė gjelbėrim tė plotė lokali te kjo pikė.

    Zvėrneci
    Ju mund tė shkoni aty duke marrė rrugėn drejt Plazhit tė Vjetėr. Rruga deri tek Manastiri i Zvėrnecit ėshtė e asfaltuar. Mė tej ndodhen disa pika pėr plazhim, ku ndėrpritet asfalti, por mund tė udhėtohet pėr aty me ēdo lloj automjeti. Nė shkėmbinjtė e mėdhenj qė ndodhen nė det, duket sikur flet lashtėsia: gjurmė tė saj, tė ēara shkėmbinjsh, forma nga mė tė ēuditshmet… Uji ėshtė kristal, nė thellėsi qė shkallėzohet butė. Poshtė njėrit prej shkėmbinjve dallohen qartė dhe plazhet e tjerė, me rėrė tė imėt e ujė po kristal: plazhet e Dajlanit e Porta Nova.
    Nė Plazhin e Vjetėr, Triport, Zvėrnec dhe zonėn e Dajlanit tė vogėl, ka disa lokale, thuajse tė gjitha me bazė prodhime deti, furnizuar kryesisht nga peshkatarė tė zonės.



    Pėr t’u frekuentuar
    Plazhi i Ri -Ėshtė plazhi mė i madh dhe mė i populluar nė Vlorė. Plazh ranor me sipėrfaqe ujore tė cekėt, tepėr i pėrshtatshėm pėr familjarė dhe fėmijė. Ėshtė publik dhe mirėmbahet nga Bashkia Vlorė. Njė pjesė e ēadrave janė falas.
    Plazhi tek Vilat- Bregdeti ėshtė me gurė dhe zhavorr tė imtė nė disa pjesė tė tij, kryesisht nė brezin e parė. Shtrihet fill pas tunelit nė Ujė tė Ftohtė.
    Plazhet te Kalaja – Plazhe ekzotike me zhavorr dhe ujė tė pastėr, frekuentohet kryesisht nga tė rinjtė. Vend ideal pėr shėtitje me varka.


    Plazhi i Jonufrės
    Edhe ky ėshtė ndėr mė tė veēantėt pėr nga pamja e tij, panoramė shkėmbinjsh, ujė kristal, ndėrsa bregu ėshtė njė ndėrthurje zhavor i imtė dhe gurė. Mbi plazhin shihet gjelbėrimi i kodrės sė Jonufrės. I frekuentuar pėr hapėsirat qė ka, por edhe njė vend ideal pėr tė apasionuarit e hedhjeve nga shkėmbinjtė e shumtė qė ka nė tė.

    Plazhet e Radhimė- Orikum
    Janė kryesisht me bregdet me gurė dhe zhavor tė imtė. Deri nė Orikum ka shumė tė tillė, ku ndėrthuren plazhe tė vogla, por edhe ata shkėmborė. Plazhe me ujėra kristal rrethuar nga kodrat e gjelbėruara tė Radhimės. Nė tė gjithė vijėn bregdetare Radhimė-Orikum gjenden plazhe tė mirėmbajtura nga hotelet buzė detit janė tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė llojet e pushuesve.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    SA vjet ka ajo fotoja e ures se Zvėrneci se kur kam qen un ka qen gjysem ura duke ren

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    e zem se ke ardh para 3 vjetesh ti....sa sekonda kan kaluar qe ather ....do thuash ti ca lidhje kan sekondat
    vlora ndryshon cdo sekond vlla

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    e zem se ke ardh para 3 vjetesh ti....sa sekonda kan kaluar qe ather ....do thuash ti ca lidhje kan sekondat
    vlora ndryshon cdo sekond vlla
    jo se tallesh ti

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ishalla nuk ndryshon Vlora :S se po ndryshoj do vej per keq :S

    Labja, ku eshte ai vendi me ate uren prej druri te gjat?

    Flm per keto informacione, do duhen tja japim ndonje te huaj

  6. #6
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ne zvernec esht.....jo te pjesa ku behet plazhi...kalon nga tj rrug

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Reno me nje aparat fotografik edhe semani del si dubai

  8. #8
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga MAJDI Lexo postimin
    Reno me nje aparat fotografik edhe semani del si dubai
    dhe cik photoshop ne mes

    ata pjesen ne Sverrnec nuk e gjeta! Kismet per vitin tjeter!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pershendetje nga Alexandra - Vlore
    Nga Alexandra nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-12-2012, 06:02 PM
  2. Pėrshėndetje nga Ermira Vlorė
    Nga ErmiraVlore nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-10-2012, 12:41 PM
  3. Deti Adriatik mund te kete 1 miliard fuci nafte-Ari i Zi
    Nga labja nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2012, 08:25 PM
  4. Vdekja vjen kur tė dyja anėt e fytyrės bėhen simetrike
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2011, 03:49 PM
  5. Harta e Greqisė deri nė Vlorė!!!
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 10:11 AM