Receta Gatimi

Floket, keshilla per nje pamje te bukur


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Floket, keshilla per nje pamje te bukur



    Disa kėshilla pėr tė pasur flokė tė bukura dhe sa mė tė shėndetshme.
    Sa mė shpesh t’i lash flokėt, ata do tė jenė mė tė shėndetshėm.
    Ajri i ndotur, yndyra dhe djersa ndikojnė te flokėt tuaja mė shumė sesa mendoni.
    Rekomandohet larja dy herė nė javė.
    Nė qoftė se flokėt i lani pothuajse ēdo ditė, shampon aplikojeni nė zverk, nė tėmth dhe nė ballė, tri pikat mė tė rėndėsishme tė cilat krijojnė yndyrė. Pastaj ngadalė formoni shkumėn me ujė tė vakėt, nė qoftė se keni flokė normalė apo tė yndyrshėm, pėrkatėsisht me ujė tė ftohtė nė qoftė se flokėt i keni tė thataShampon lėreni tė veprojė disa minuta dhe pastaj flokėt krihini me krehėr me dhėmbė tė gjerė. Vetėm pasi t’i keni bėrė kėto veprime lajini flokėt.
    Harroni shprehinė e vjetėr se fėrkimi i tepėrt i flokėve me peshqir pas larjes, ėshtė i dėmshėm.[kte se dije :S] Do tė ndjeheni mė komodė, por edhe flokėt do tė jenė mė mirė nė qoftė se i mbėshtillni vetėm me njė peshqir tė tharė. Peshqiri e mbledh pjesėn mė tė madhe tė lagėshtisė.

    Intervali kohor pėr tharjen e flokėve me tharėse, ėshtė midis 25 dhe 30 minutave. Nė kėtė mėnyrė, majat e flokėve nuk do tė pėsojnė djegie. Flokėt me onde thajini pjesėrisht me tharėse. Pjesėn tjetėr tė tharjes lėrjani ajrit. Vetėm pas tharjes mund t’i krihni.

    Kundėr ēarjes sė majave tė flokėve, si ilaēi mė i thjeshtė nė kushte shtėpie ėshtė e verdha e vezės dhe vaji i recinės[di njeri ca esht vaji recines?]. Ato ndihmojnė rigjenerimin e flokėve nė mėnyrė efektive. Vajin ngroheni pak dhe pėrziejeni me vezėn, derisa tė krijohet njė masė e ngjashme me majonezėn. Mos i lani flokėt, por fėrkojeni majat e tyre me rigjeneruesin dhe mbėshtillini me letėr alumini, duke i mbajtur pėr njė kohė tė gjatė. Mė pas lajini sa mė mirė dhe do tė shihni efektin pozitiv. Nė qoftė se pėrdor llakun e flokėve, para se tė shkosh pėr tė fjetur gjumė duhet ta eliminosh atė, duke pėrdorur njė krem pastrues pėr flokėt, pasi llaku e dėmton.

    Nė qoftė se dėshiron qė krehja tė jetė e shkėlqyeshme dhe natyrore, mos e hidh llakun drejtpėrdrejt nė flokė, por nė krehėr apo nė duar dhe me to spėrkati flokėt duke e pėrhapur nė mėnyrė tė njėtrajtshme.
    Nė qoftė se nuk keni kohėn e mjaftueshėm pėr t’u larė sa mė shpesh, por keni probleme me yndyrėn, pėrdorni pudėr dhe mė pas krihini lehtas pėr tė eliminuar yndyrėn dhe pėr t’i dhėnė njė shkėlqim flokėve tuaja. Nė qoftė se dėshironi qė flokėt tuaja ngjyrė gėshtenjė tė duken mė tė shkėlqyeshme dhe mė tė bollshme, lajini nė ujin, nė tė cilin mė parė keni zier lėvore arre (jo lėvozhga). Lėvoret ziejini gjysmė ore dhe pastaj kullojini.
    Nga sasia e lėvoreve, tė cilat i keni pėrdorur varet nuanca e ngjyrės sė flokėve.

    Nė qoftė se dėshironi ta ndėrroni ngjyrėn e flokėve vetė nė shtėpi, pėrherė me pėrpikėri pėrmbajuni udhėzimeve. Sasinė e pashfrytėzuar tė ngjyrės hidheni, sepse atė nuk do tė mund ta shfrytėzoni herėn tjetėr.
    Nė qoftė se tashmė keni pėrdorur bojė flokėsh dhe tentoni t’i jepni atyre njė ngjyrė mė tė errėt, por nuk mundeni, pėrdorni nė fillim ngjyrat mė tė zbehta derisa tė arrini te ato tė errėtat, pasi nė tė kundėrt do tė dėmtoni flokun nė mėnyrė tė pariparueshme.
    Kurrė mos e teproni me prodhimet kozmetike nė sasi, pasi ato janė tė dėmshme dhe mund tė bėhen shkak pėr rėnien e flokėve dhe dėmtimin e tyre qė nė rrėnjė, ēka do tė thotė se duhet tė pėrdorni mė sė shumti kondicioner, qė flokėt tė jenė tė formė tė plotė dhe me ngjyra sa mė natyrale.

    Nė qoftė se keni flokė bionde qė anojnė nga ngjyra e zezė, shmangni shampot tė cilat mund t’i shkėlqejnė flokėt. Ato, flokėve me ngjyrė tė errėt u japin ngjyrė tė kuqėrremtė. Nė qoftė se krehjen e formėsoni me furēė, shfrytėzoje atė qė tė pėrshtatet mė mirė me flokėt e tua, pėrdor karfica tė buta qė janė tė pėrshtatshme pėr furēat e holla, me forma tė rrumbullakėta. Ndėrkaq, pėr flokė tė gjatė furēat mė tė mira janė ato tė gjera, pėr tė eliminuar volumin jo estetik.
    Sa mė pak t’i ngarkoni flokėt me karfica dhe me llastikė, mė mirė pasi tė tendosura ato mund tė kėputen. Nėse do t’i lini tė lira ato do tė marrin frymė lirisht dhe do tė jenė tė shėndosha.

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    sa me pelqen kjo ngjyr

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    erina me qe dole ti ktu...di ca esht vaji i recines ?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pamje nga Desktopi im
    Nga Altin111 nė forum Sisteme Operative
    Pėrgjigje: 473
    Postimi i Fundit: 19-10-2013, 01:24 PM
  2. Yahoo me pamje tė re
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 07:05 PM
  3. Keshilla se si te rrisim floket e dobet!
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2012, 01:05 PM
  4. 10 kėshilla pėr njė ditė tė bukur!!
    Nga labja nė forum Fitness dhe Wellness
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 07:17 PM
  5. 20 keshilla per floke te bukur
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2011, 08:11 PM