Dhjetėra studentė tė arkitekturės po i bashkohen nė kudėr tė projektit restaurues tė WHCB (Trashėgimi botėrore pa kufij), nismės restauruese nė qytet dhe hedhjes sė modeleve grafike tė shtėpive nė punimet e tyre tė diplomave.

Njė grup studentėsh kanė zgjedhur tė vizatojnė elementėt tradicionalė tė shtėpisė sė Skėndulatėve nė Gjirokastėr. Profesori qė drejton kėtė grup thotė se vizatimi ndihmon arkitektėt e ardhshėm tė memorizojnė mė mirė elementėt e pėrdorur nė shtėpitė tradicionale dhe strukturėn e tyre.

Ndėrkaq Klaudia njė studente e kėtij grupi thotė se Gjirokastra ėshtė qyteti mė i pėrshtashėm nė Shqipėri pėr tė zhvilluar kėtė praktikė dhe se vizatimi e ka ndihmuar shumė pėr tė kuptuar mėnyrėn e ndėrtimit.

Kampi i restaurimit rikthehet cdo vit nė Gjirokastėr. Dhjetėra studentė nga Shqipėria, Kosova, Serbia, Greqia dhe vende tė tjera tė Ballkanit kanė marrė pjesė nė restaurimin e dy banesave tė kategorisė sė parė.