MASAKRA E BERATIT

Nėna e fqinjėt rrėfejnė si u rrit fėmija qė mė pas u kthye nė vrasės. "Shikonte tė atin qėmė rrihte mua e ashtu u bė edhe ai"

Rrėfimi i nėnės: Pėrse u bė vrasės djali im 13- vjeēar

BERAT- "Djali im 13- vjeēar ėshtė bėrė i dhunshėm duke parė tė atin qė mė rrihte mua. Nuk kam se ēfarė t'i bėj pasi ai nuk mė dėgjon mua pėr asgjė. Ka frikė vetėm tė atin por ai ėshtė nė Greqi dhe tashmė nuk ka kush ta mbajė". Pohimi tragjik ėshtė bėrė dje nga nėna e 13- vjeēarit qė ka vrarė nė mėnyrė makabre njė 47- vjeēare vetėm pėr t'i marrė 13 mijė lekė tė vjetra. Nxėnėsi i klasės sė 7-tė ka dhėnė edhe mė parė shenja dhune kur ėshtė kthyer nė tmerrin e tė gjithė lagjes sė tij por ankesat e shumta tė fqinjėve janė anashkaluar nga tė gjithė. Dhe u desh qė ky fėmijė me probleme tė shumta dhe i rritur nė njė ambient ku dhuna ėshtė zgjidhja e gjithēkaje tė vriste njė njeri qė shteti tė kujtohej se ai ishte njė rrezik pėr tė gjithė. Mungesa e trajtimit social dhe e kujdesit familjar e ka kthyer kėtė fėmijė nga njė nxėnės tė pėrkushtuar tek shkolla ku mėsonte nė njė njeri agresiv dhe tė rrezikshėm pėr tė gjithė komunitetin. Madje edhe dje ai ka kėrcėnuar se do tė vriste njė polic, i cili i kishte rėnė nė qafė, nėse do tė rifitonte lirinė. "Do tė vras edhe policin qė nuk mė linte tė vidhja. Ėshtė njė polic qė mė kap gjithmonė dhe unė kam vendosur qė tė marr hak",- tha dje nė spital 13- vjeēari.

Nėna

Mamaja e 13- vjeēarit vrasės qendronte dje nė dyert e komisariatit tė policisė. I biri ka vrarė njė grua 47- vjeēare dhe ajo nuk di ende qė tė shpjegojė plotėsisht se cilat janė shkaqet qė e kanė shtyrė atė drejt njė veprimi kaq makabėr. "Shikonte tė atin qė mė rrihte mua dhe ashtu u bė edhe ai. Mė doli nga kontrolli dhe kishte frikė vetėm tė atin por ai nuk ndodhet kėtu tani". Kjo ėshtė pėrgjigjja e parė qė jep nėna e 13- vjeēarit vrasės. Ajo vetė vuan nga njė sėmundje e lehtė mendore dhe asnjė herė nuk ka mundur qė tė kontrollojė tė birin e saj, i cili i bindej vetėm tė atit. Ajo shpjegon se nė formimin negativ e tė dhunshėm tė djalit tė saj ka ndikuar edhe ambienti jashtė shtėpisė dhe shkollės. "Djali im rrinte gjithmonė me shokė jo tė mirė dhe mė tė mėdhenj se vetja e tij. Ndoshta kėta e kanė mėsuar tė kryente veprime tė pahijshme apo tė vidhte. Shpesh herė, nė shtėpi, mė vinin ankesa nga komshinjtė dhe moshatarėt e tij. Kur unė i kėrkoja llogari ai mė kthehej dhe tregohej shumė agresiv",- tregon nėna e tij. Fillimisht ajo nuk e ka besuar se djali i saj mund tė kishte kryer vrasjen por ku ka dėgjuar nga goja e tij rrėfimin e asaj qė kishte ndodhur ėshtė dorėzuar dhe ka pranuar gjithēka nė heshtje.

Fqinja

Njė nga fqinjet e familjes Hoda tregon se 13- vjeēari ishte bėrė shumė herė problem por tė vetmit qė kishin tentuar t'i jepnin njė lloj ndihme ishin gjyshėrit e tij. Edhe fqinjėt e tyre mendojnė se shkaku qė djali i vogėl ėshtė kthyer nė njė vrasės tė pamėshirshėm janė kushtet familjare. "Shpesh herė ai bėhej i dhunshėm dhe rrinte fėmijėt e tjerė. Unė e njoh shumė mirė familjen e tij por 13- vjeēari shpesh herė rrihte djalin tij (janė moshatarė). Unė shkoja tė ankohesha tek prindėrit et ij por duket se edhe ata nuk kishin se ēfarė t'i bėnin. Duket se problemet madhore qė kishte ēifti, reflektoheshin edhe tek ky fėmijė. Tė vetmit nė familje qė ishin tė rregullt ishin gjyshja dhe gjyshi i tij, tė cilit sapo ne ankoheshim pėr rrėmujėn qė bėnte 13- vjeēari, ata jo vetėm tė kėrkonin falje por edhe i flisnin djalit",- thotė njė nga fqinjet. Sipas saj, familjarėt e dėrgonin fėmijėn tė shiste bajame nėpėr qytet duke e shfrytėzuar nė maksimum. "Edhe i ati i tij ėshtė pak nevrik, apo mė mirė tė them njeri qė nxehet shpejt, por fajin mė tė madh qė djali i tyre arriti deri nė vrasje e kanė familjarėt e tij. Prindėrit e tij janė sjellė keq nė familje, ata ziheshin shumė herė nė sy tė fėmijės dhe babai i tij ushtronte dhunė nė familje", -tregon fqinja. Sulo Gozhina

Fėmija vrasės "mbyllet" nė spitalin e Beratit

Mosha e mitur e fėmijės qė ka kryer vrasjen por edhe sjellja e tij kanė tronditur policinė e Beratit. Ata janė vėnė nė dilemė pėr vendin se ku do tė mbahet fėmija vrasės dhe nė fund kanė vendosur qė ta shpien atė nė njė dhomė tė veēantė tė spitalit tė qytetit. Ai do tė ruhet gjatė tė gjithė kohės nga policėt qė do tė qėndrojnė tek dera por edhe do tė jetė nėn kujdesin e mjekėve psikiatėr. Kėta tė fundit do tė kujdesen pėr fėmijėn deri sa tė vendosė gjykata pėr fatin e tij. Prania e policėve nė derėn e njėrės prej dhomave tė spitalit ka bėrė qė shumė shpejt tė pėrhapet lajmi e tė gjithė tė mėsojnė se aty ėshtė shtruar fėmija qė ka vrarė 47- vjeēaren e sėmurė mendore. Ndonėse nė dhomėn e tij nuk lejohet tė hyjnė persona tė tjerė veē policisė dhe personelit, njerėz tė ndryshėm nuk e lėnė pa humbur rastin pėr t'i hedhur njė sy fėmijės vrasės. Mjekėt thonė qė ka nga ata pacientė qė kanė shkuar edhe dy ose tre herė nė dhomėn e tij pėr ta parė se cili ėshtė autori i vrasjes makabre. Por kjo situatė nuk ka ndikuar aspak tek fėmija. Ai ka qendruar i qetė dhe ka ngrėnė gjithēka qė i kanė vėnė pėrpara. S.G

Shkolla

Shokėt e shkollės tregojnė se 13- vjeēari ishte njė fėmijė problematik pėr tė gjithė. Ai ka kaluar klasat "pėr inertėsi" qė mėsuesit tė mos merreshin sėrish me tė. Vetė shokėt e klasės sė tij shpesh herė ankoheshin pėr dhunėn qė ushtronte tek ta. R.H. kishte shfaqur edhe mė parė shenja agresiviteti duke u grindur me shokėt e tij dhe pėr kėtė arsye ishte pėrjashtuar nga shkolla nė klasėn e 6-tė. Prindėrit i ndėrruan shkollė por sėrish u shfaqėn problemet e dhunės.

Kufoma

Familjarėve tė viktimės nga njė fshat i rrethit tė Beratit, u janė dashur katėr ditė qė tė marrin trupin e 47- vjeēares nga morgu i qytetit. Tė afėrmit e 47- vjeēares nga fshati Skrevan i komunės Poshnje thanė se familja e Luftar Sinjarit jetonte nė njė varfėri tė thellė dhe se mundėsitė e kėsaj familjeje pėr tė bėrė ceremoninė e varrimit ishin tė pa mundura. Kanė qenė kushėrinjtė e tyre ata qė kanė marrė trupin nga spitali dhe kanė zhvilluar ceremoninė mortore.

Gjyshi

"Nipi ka vjedhur edhe paratė e gjyshes sė tij"

Gjyshi i 13- vjeēarit ka rrėfyer dje se ai e ka rritur vetė fėmijėn . "Deri nė moshėn 5 vjeē e kemi rritur ne pasi nėna e tij nuk e mbante dot. Ne nuk na ėshtė dukur e pėrshtatshme qė ta rriste nusja pasi ajo ėshtė e sėmurė mendore. Djalin e kemi dėrguar tek prindrit kur ėshtė regjistruar nė klasėn e parė. Nė fillim ai ka mėsuar, ndėrsa mė pas ka shfaqur shenja agresiviteti dhe vese tė tjera tė kėqija. Madje ai ka vjedhur edhe gjyshen e tij duke i marrė 50 mijė lekė tė vjetra",- tha dje gjyshi i tij. Sipas tij, djali ishte mėsuar me shumė lekė dhe pėr kėtė arsye ai u sulej dhe u merrte lekėt qė kishin me vete. "Por edhe pse mendohet se ai i ka bėrė kėto veprime unė them se janė tė tjerėt ata qė mund ta kenė futur nė kėtė rrugė pa krye. Ndoshta janė djem mė tė mėdhenj qė e pėrdorin",- thotė gjyshi i tij.

Pėr kėtė ngjarje ai ėshtė akuzuar pėr vjedhje, dhunim dhe tentativė vrasjeje por ka shpėtuar pėr shkak tė moshės

Policia: Fėmija ka tentuar tė vrasė njė 63- vjeēare

Policia e Beratit ka pohuar dje se 13- vjeēari ishte prej kohėsh kontigjent pėr vjedhje me dhunė por mosha e vogėl e kishte mbajtur larg qelisė. "Pėr vetė moshėn e mitur ne nuk kishim se ēfarė t'i bėnim, pasi sipas ligjeve nuk mundet tė merreshin masa shtrėnguese pėr tė. Ne nuk kemi njė shkollė riedukimi pėr mbajtjen e fėmijėve tė tillė",- thanė dje burimet e policisė. Sipas tyre, kohė mė parė djali ka sulmuar njė 63- vjeēare nė afėrsi tė Urės Vajgurore. Ai e ka rrahur tė moshuarėn dhe i ka marrė paratė. Gruaja ka qendruar mė shumė se dy javė nė spital dhe pėr pak sa nuk ka vdekur. Pėr kėtė ngjarje ai ėshtė akuzuar pėr vjedhje, dhunim dhe tentativė vrasjeje por mosha e ka shpėtuar sėrish. Njė rast tjetėr dhune i dokumentuar nga ana e policisė sė Beratit pėr 13- vjeēarin me inicialet R. H ka qenė edhe dhuna e ushtruar ndaj dy tė miturave me tė meta mendore. Vajzat ishin nė njė lagje me tė dhe 13- vjeēari i ka rrahur disa herė ato. Sipas hetuesve, R.H ėshtė edhe autori i vjedhjes sė parave tė disa lypėsve tė mitur nė qytetin e Beratit por nė tė gjitha rastet ka shpėtuar nga izolimi pėr shkak tė mangėsirave tė ligjit dhe mungesės sė njė shkolle riedukimi.

Rrėfimi

Si mbyta me rripin e pantallonave gruan 47- vjeēare

I mituri ka treguar se ngjarja ndodhi mesditėn e sė hėnės, nė 12 nėntor. Sipas tij, rreth orės 12.30 minuta ai ishte takuar me gruan nė fshatin Poshnje, para njė lokali. «Gruaja ishte e ulur nė gjunjė para lokalit dhe unė iu afrova dhe hyra nė muhabet me tė»- ka nisur rrėfimin ai. Sipas tij, nė fillim, 47-vjeēarja nuk ka dashur tė flasė, por ai i ka thėnė se ėshtė jetim dhe i pangrėnė. Pas kėsaj, gruas i ėshtė dhimbsur dhe i ka premtuar ta marrė me vete nė shtėpinė e saj, nė fshatin Skrevan. «U nisėm nė kėmbė pėr nė shtėpinė e saj dhe u ngjitėm nė kodrėn e Goricės»- ka vazhduar mė tej rrėfimin autori. Sapo kanė mbėrriturtek gropa e madhe mbi fshatin Pashalli, sipas djalit, nisi njė shi i madh dhe ata iu afruan njė bunkeri ku gruaja ndezi njė zjarr pėr t'u ngrohur. Sipas dėshmisė, nė momentin qė ajo u ul tė ndizte shkarpat, 13-vjeēari e ka mbytur me rripin e pantallonave. Madje ka treguar se pėr tė qenė i sigurt, e ka tėrhequr rripin duke e mbajtur nė sup. Kur ka parė se gruaja kishte vdekur i ka bėrė kontroll pėr paratė. Pas kontrollit ka gjetur nė rrobat e saj vetėm 13 mijė lekė tė vjetra. Mė pas i mituri e ka hedhur viktimėn nė kanalin nė hyrje tė bunkerit dhe ėshtė larguar nė shtėpi. Pyetjes sė nėnės pėr baltėn qė kishte nė rroba, i ėshtė pėrgjigjur qetė: Po luaja me shokėt!