Receta Gatimi

Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 3 nga 3 FillimiFillimi 123
Rezultatet nga 41 deri tek 53 prej 53
  1. #41
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga konti\";p=\"1237
    Vёrtet shumё vёllezer dhe motra e bёjnё shpesh kёtё pyetje: Si mund ta di se kam vdekur? Si mund ta di se kryqi e ka bёrё punёn e tij nё mua? Pёrgjigja ёshtё e thjeshtё. Nёse Zoti ka punuar nё jetёn tёnde, ti do humbasёsh shumё gjёra. Nёse ke mbetur i paprekur qё nga dita qё ke besuar - je po aq i pasur dhe i mbushur sa ke qenё mё parё - atёherё kjo tregon qartё se kryqi nuk ka punuar nё ty. Ndёrsa kryqi punon nё jetё, ti do vёsh re ēfarё vepre tё madhe zbrazjeje apo pastrimi ka kryer Zoti nё ty. Dhe pёr pasojё nuk je mё nё gjendje tё bёsh gjёrat qё bёje mё parё; pёr ēfarё ti dikur ishe i bindur, tashmё nuk je dhe aq i sigurtё; dhe pёr ēfarё nё fillim ke pasur kurajo tё madhe, kohёt e fundit ke filluar tё jesh nё mёdyshje. Nё kёtё mёnyrё provohen punёt e Zotit. Nёse ka ringjallje nё jetёn tёnde, atёherё shumё gjёra duhet tё kenё mbetur pas nё varr, pёrderisa atje gjёrat nuk mund t’i mbijetojnё dot vdekjes. Ēfarё ёshtё e Adamit nuk mund tё jetojё nёse ka kaluar mё parё pёrmes vdekjes. Por jeta e Zotit ёshtё plotёsisht nё gjendje tё kalojё pёrmes vdekjes dhe tё dalё pёrsёri. Kjo ёshtё ringjallje.

    Ndonjёherё gjёrat e humbura nё vdekje rifitohen nё Krisht. Ёshtё si njё degё e cila kur pritet nga pema duket e vdekur, por kur mbillet nё tokё rritet pёrsёri. Kёshtu pra, duke thёnё se shenjat e vdekjes janё mbi ne, nuk duam tё lemё tё kuptohet se pёr kёtё arsye nuk mundemi as tё flasim dhe as tё punojmё; por thjesht se nuk do jemi aq tё shkujdesur dhe tё pavarur si nё fjalёt ashtu edhe nё veprat tona. Kur dikush ёshtё prekur nga Perёndia – i pёrballur me kryqin - bёhet i dobёt, plot druajtje dhe drithmё, dhe kёshtu ai nuk guxon mё tё thotё “Unё mundem” apo “Unё do bёj”. Ai ende do e bёjё punёn e tij, por tashmё me druajtjen e Perёndisё. Ai do vazhdojё tё ecё, por tashmė pas Perёndisё ashtu si Abrahami eci hap pas hapi me Perёndinё. Sot janė qartė tė dukshme shenjat e kryqit nė jetėn e tij. Ai ёshtё tejshpuar nga Perёndia; nuk ёshtё mё i paprekur; ai mbart me vete vulėn e vdekjes. Kjo quhet ringjallje.

    Sot Perёndia komunikon me njeriun nё botёn e ringjalljes dhe kjo ringjallje pėrfshin kryqin. Prandaj asgjё qė nuk ka kaluar pėrmes vdekjes nuk ka tё bёjё me Perёndinё. Ēdo gjё qё ёshtё natyrore duhet tё vdesё. Perёndia nuk mund dhe nuk do komunikojё bazuar nė ringjallje me atė qė i duhet ende tė vdesė dhe tė ringjallet. Ne duhet tё vdesim dhe pastaj tё ringjallemi. Jeta qё marrim ёshtё jetė e ringjalljes. Ēdo gjё qё mёsojmё e qė ka lidhje me Perёndinё duhet tё jetё e ngritur nga vdekja.
    Njerez te tille te vdekur dhe te ringjallur ashtu si pershkruhet me siper, fatkeqesisht jane shume pak. Keta njerez jane te vetmit te cilet mund te punojne me te vertete per Perendine dhe t'i sherbejne Atij. Por fatkeqesisht vendin e tyre e kane zene shume te tjere, qe thone se jane punetore te Zotit, por ne te vertete nuk jane. Puna e tyre eshte e piset, vjen nga deshirat, motivet, vullneti dhe ambicjet e tyre natyrore. Nese te gjitha keto nuk vdesin ne Kryq, ato c'ka ata bejne per Zotin i ngjan nderteses me barishte, shkopinj dhe derrasa.

  2. #42
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Nё ēėshtjet frymёrore pёrballemi me njё problem tё vёshtirё, njerёzit shpesh i shёrbejnё Perёndisё me gjёrat natyrore nё vend qё t’i shёrbejnё Atij me gjёrat e ringjallura. Shumё kanё zell, por pak kanė zell tё ringjallur - zell i cili ka kaluar pёrmes vdekjes dhe ёshtё ringjallur. Shumё nga zelli ėshtė i llojit tė parė, por jo i llojit tė dytit. Shohim shumė vёllezёr qё punojnё me ngulm dhe zotėsi, megjithatё zelli dhe aftėsia e tyre i pėrkasin llojit tė parė – natyrorit - dhe jo tё dytit, sepse ata nuk kanё kaluar pёrmes vdekjes. Nuk mund ta quajmё ringjallje nёse jetojmё para Perёndisё me fuqinё e kėtyre elementёve natyrorė.

  3. #43
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga konti\";p=\"1239

    Shifeni sa qarte e tregon autori ketu ate qe kam dashur te shpjegoj une me pare. Njeriu lind me dhuntite e tij natyrore. Dikush p.sh. eshte orator i forte. Ai ka dhuntine te flase bukur dhe te magjepse masat. Nese ai nuk do besonte, shume mire do mund te behej nje politikan i shkelqyer. Ky njeri qellon qe beson. Eh, nuk do vonoje shume dhe ky njeri do behet nje nga predikuesit me te mire te kishes lokale. Pse? Sepse ai kishte nje dhunti natyrore dhe e perdori ate per t'i sherbyer Zotit. Problemi qendron se ai po i sherben Zotit me gjerat e mishit, jo te frymes. Ajo dhunti duhet e vdese me pare ne kryq dhe cfare del nga vdekja eshte jete.

    E njejta gje mund te ndodhe me nje muzikant. Ai mund te sherbeje ne kishe me dhuntine e tij, e cila mund te kete vlere te madhe per njerezit e kishes, por para Zotit, nese nuk ka vdekur, eshte nje zero me bisht.

  4. #44
    i/e rregjistruar 10% Maska e Aragon
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    19
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Vella, fjale te verteta, por pak i kuptojne

  5. #45
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Aragon\";p=\"1241
    Vella, fjale te verteta, por pak i kuptojne
    Faleminderit Aragon, por deshira ime eshte qe t'i kuptojne sa me shume te Krishtere ne menyre qe te gjithe ne te jetojme nepermjet nje Jete me te larte, Jezu Krishtit.

  6. #46
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Disa do pyesin: Ēfarё ёshtё trupi i Krishtit? Trupi i Krishtit ndodhet atje ku ёshtё vėrtetuar ringjallja e Krishtit. Me fjalё tё tjera, ēdo gjё qё nuk ёshtё ringjallje nuk ka pjesё, as mё tё voglėn pjesё nё trupin e Krishtit. Kisha nuk ёshtё vendi ku ti sjell diēka nga zgjuarsia jote dhe unё diēka nga diplomacia ime. Kisha nuk ndёrtohet nėpėrmjet ndihmesės tėnde me disa nga gjёrat e tua natyrore dhe kontributit tim me tё tjera gjёra natyrore. Kisha i mbyll dyert ēdo gjėje natyrore dhe pranon vetёm tė ringjallurėn. Sa herё qё hyn e natyrshmja, kisha e humbet karakterin e saj. Nuk mund tё ketё asnjё element tё paringjallur nё kishё.

    Shumё vёllezёr pyesin si mund tё jetё kisha njё. Ne duhet tё kuptojmё sa e kotё ёshtё tё arrish unitetin nėpėrmjet mёnyrave njerёzore. Fёmijёt e Perёndisё duhet tё njohin kryqin dhe tё pёrballohen me mishin dhe natyroren pėr tё arritur nė tё qenėt njё. Asnjė metodė nuk ka efekt nёse njerёzit nuk pёrjetojnё Kalvarin. Asnjё problem nё kishё nuk zgjidhet me marifetet dhe mprehtėsinė njerёzore. Kisha nuk lejon as mishin as natyroren, sepse tё dyja e dėmtojnė atё. Ёshtё mė se e vёrtetё qё kisha ka nevojё per kontributin dhe shёrbimin e njeriut; e megjithatё mbi njeriun duhet tё jetё shenja e vdekjes. Dobishmėria e shoqёruar nga shenja e vdekjes quhet ringjallje. Zoti vetё ёshtё ringjallje dhe Ai ka dёshirё tё ketё njё kishё tё ringjalljes.

    Nёse dėshirojmė njė pėrvojė tё tillё duhet t’i kėrkojmė Zotit pėr veprėn e Tij nė jetėn tonė. Mund edhe tė njohim mjaft mirė shumė mėsime e pėrsėri, pa marrė njё goditje tё forte nga Zoti ne do mbetemi tё njёjtėt. Ndonjėherё rrёshqasim dhe biem. E ndiejmё dhimbjen, po, e megjithatё ajo zgjat vetėm disa ditё apo muaj. Por nёse na ёshtё dhёnё goditja e fortё e Perёndisё aq sa tė jemi thyer mjaftueshėm, nuk do ta ndjejmё kёtё dhimbje pёr pak ditё apo muaj, por do mund ta durojmё plagёn pėrgjatё gjithё jetёs tonё. Do jemi gjithmonё tё gjymtuar para Perёndisё dhe shenja e kryqit do jetё pёrherё mbi ne.

  7. #47
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Shumё vjet pasi Pali kishte parё vegimin nё rrugёn e Damaskut, ai dėshmoi: “Prandaj ... unё nuk kam qenё i pabindur ndaj vegimit qiellor.” (Veprat 26:19). Nёse Zoti ka mёshirё pёr ne dhe na godet ashpėr njё ditё, vetja jonė e vjetёr nuk do mundet kurrė mė tё ngrihet: plaga do mbetet pёrgjithmonё nė ne. Pёrderisa ёshtё akoma e mundur tё prekėsh nё Krishtin e ringjallur plagėn e gozhdėve nё duart e Tij dhe tė heshtёs nё brinjёn e Tij, njё plagё e tillё nuk duhet tė zhduket kurrё nga jeta e tė gjithė atyre qё e njohin Zotin sot si ringjallje. Tė plagosur kėshtu nuk do guxojmė kurrё mё tё mburremi me veten dhe fuqinё tonё. Nёse goditemi nga Zoti, nuk do ngrihemi mё. Qofshin shenjat e kryqit gjithnjė e mė tė dukshme nё jetёn tonė.

    Shtirja nuk ka vlerё kёtu. Sepse ajo me tė cilėn dikush kėrkon tė duket harrohet shpejt. Por kur sakrifica vendoset nё altar dhe vritet, ajo nuk ngrihet kurrė mё. Nёse e provojmė ndonjёherё kёtё goditje themelore, do kuptojmё sa tё pazotė, tė marrė fund dhe tė pavlerė jemi. Shenja e vdekjes nė ne dёshmon se e njohim ringjalljen. Tė njohėsh kryqin do tė thotė tė njohėsh ringjalljen. Ēfarё mbetet nga kryqi ёshtё ringjallje. Oh! Sa tё shumta janё gjёrat qё nuk ngrihen mё kurrė, por shkojnė pёrgjithmonė sapo ato kalojnė pёrmes kryqit. Vetёm ajo qё i qėndron kryqit ka vlerё frymёrore. Ēdo gjё qё hyn nё varr dhe mbetet atje ёshtė e vdekur; por ēdo gjё qё del nė anėn tjetёr tė varrit duke mbartur shenjat e vdekjes, ёshtё ringjallje.

    Tё lutemi qё me tё vёrtetё tё mund ta njohim Krishtin si ringjalljen dhe jetёn tonё. Zoti largoftё prej nesh shumё nga gjёrat tona. Bёftё qё tё kemi jo vetёm mё shumё nga jeta e Tij, por edhe mё pak nga vetja jonё. Sa shpesh ndodh tё jetojmё sipas asaj qё ёshtё natyrore, pa njohur disiplinёn e Perёndisё dhe as kryqin. Kemi nevojё t’i kёrkojmё Zotit tё jetё i mёshirshёm me ne, nё mёnyrё qё e natyrshmja tё zvogёlohet gradualisht nё ne, ndёrkohё qё e ringjallura tё shfaqet gjithnjė e mė dukshёm. Qofshin jeta dhe ringjallja realitet – jo teori – nё ne. Sa herё zgjasim duart, Ai na tregoftё se nuk ka ringjallje nё to pёr sa kohё gjithё vepra e tyre ёshtё vetёm natyrore dhe e mishit. Le tё zbulohet mishi ynё prej Tij nёn dritёn e ringjalljes. Dhe nёse ende nuk shohim, Zoti pastё mёshirё. Amen!

  8. #48
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Pjesa e mesiperme mendoj se ka nevoje vetem per nje koment: No comment!

  9. #49
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Krishti ėshtė Buka e Jetės dhe Drita e Jetės

    Jezusi u tha atyre: “Unė jam buka e jetės: kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė mė kurrė etje.” (Gjoni 6:35)
    Dhe Jezusi u foli atyre pėrsėri duke u thėnė: “Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės.” (Gjoni 8:12)

    Kemi pėrmendur shkurtimisht se tė gjitha gjėrat frymėrore gjenden nė Krisht. Perėndia e dha Atė pėr ne qė Ai tė jetė tė gjitha kėto gjėra. Kjo ėshtė pika mė thelbėsore e tė kuptuarit nė jetėn frymėrore. Ėshtė pėrvoja jonė thjesht pėrvojė apo ėshtė Krisht? Ėshtė drejtėsia jonė thjesht drejtėsi apo ėshtė Krisht? Ėshtė shenjtėrimi ynė vetėm shenjtėrim apo ėshtė Krisht? Ėshtė shpengimi ynė thjesht shpengim apo ėshtė Krisht?

    Flasim shpesh pėr rrugėn, por ajo rrugė mund tė mos jetė vetė Krishti. Nė tė njėjtėn mėnyrė ne mund tė flasim pėr tė vėrtetėn dhe pėr jetėn dhe jo domosdoshmėrisht tė kemi folur pėr Krishtin. Me pak fjalė, kemi shumė gjėra jashtė Krishtit. Kjo pėrbėn njė problem tė tmerrshėm frymėror pėr bijtė e Perėndisė. Ne mund tė rrėfejmė me gojėn tonė se Krishti ėshtė qendra e gjithēkaje, megjithatė kemi shumė gjėra nė jetė qė nuk janė Krisht, sikur kėto tė na ndihmonin tė jemi tė krishterė. Sa nevojė kemi tė pėrtėrihemi nė mendjet tona pėr tė kuptuar se pėrveē Krishtit Perėndia nuk ka asnjė qėllim qė ne tė kemi shumė tė ashtuquajtura gjėra frymėrore. Sipas planit tė Perėndisė, ėshtė e vėrtetė qė ka gjėra; vetėm se kėto gjėra janė nė Krisht. Sepse Krishti ėshtė pėrmbledhja e tė gjitha gjėrave frymėrore. Krishti ėshtė drejtėsia jonė - Ai nuk na ka dhėnė njė drejtėsi. Krishti ėshtė shenjtėrimi ynė - Ai nuk na ka dhėnė njė gjė tė quajtur fuqi qė na bėn tė shenjtė. Krishti ėshtė shpengimi ynė - Ai nuk na ka ofruar njė shpengim. Krishti ėshtė rruga - Ai nuk ka hapur pėr ne njė tjetėr rrugė nėpėr tė cilėn tė ecim. Krishti ėshtė e vėrteta - Ai nuk na ka dhėnė ndonjė tė vėrtetė pėr ta kuptuar. Krishti ėshtė jeta - Ai nuk ka vendosur nė ne diēka tė quajtur jetė.

  10. #50
    i/e rregjistruar 10% Maska e Aragon
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    19
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    AMEN vella,

    Lum ata qe e bejne Krishtin Gjithckane e tyre!

  11. #51
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Vėllezėr dhe motra, ndėrsa udhėtojmė pėrgjatė rrugės sė Perėndisė, gjithmonė e mė tepėr do zbulojmė se nga i gjithė hiri i Perėndisė ka vetėm njė hir, nga tė gjitha dhuratat e Perėndisė ka vetėm njė dhuratė. Ky hir ėshtė Krishti, kjo dhuratė ėshtė gjithashtu Krishti. Lavdi Zotit qė ditė pas dite Ai na tregon se nė Krisht pėrmblidhet ēdo gjė. Nė fillim e mendonim Zotin si Shpėtimtarin tonė; tani mund tė themi se Ai nuk ėshtė vetėm Shpėtimtari ynė, por edhe shpėtimi ynė. Ėshtė e ēuditshme? Jo, ėshtė fakt. Sepse gjithmonė e mė tepėr ne zbulojmė se Krishti ėshtė gjėja e Perėndisė.

    Nėse gabimisht bėjmė dallim mes asaj qė Zoti Jezus jep dhe asaj qė Ai ėshtė, mes dhuratės dhe dhuruesit, do vuajmė shumė nė jetėn tonė frymėrore. Sepse njė gabim i tillė nuk do na lejojė tė prekim burimin e jetės. Nga kjo pikėpamje ne dėshirojmė ta shohim akoma mė shumė Krishtin si gjėrat tona. Tek Gjoni 6:35 dhe 8:12, Zoti na tregon se Ai ėshtė buka e jetės dhe drita e jetės. Le t’i shohim kėto tė dyja me rradhė.

  12. #52
    i/e rregjistruar 10% Maska e konti
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    74
    Reputacioni
    0

    Re: Krishti, Permbledhja e Gjithckaje Frymore

    Krishti ėshtė Buka e Jetės

    “Unė jam buka e jetės,”- deklaron Zoti. Ai u tha kėto fjalė njerėzve qė e kėrkuan nė Kapernaum. Ata prisnin qė Ai t’i ushqente me bukė, kėshtu Zoti u tha atyre: “Unė jam buka e jetės.” Ai ėshtė ai qė jep bukėn e jetės dhe Ai vetė ėshtė kjo bukė. Dhurata dhe dhuruesi janė njė, tė pandara. Lavdi Perėndisė, Krishti ėshtė dhurata e Perėndisė ashtu siē Ai ėshtė Zoti qė jep dhuratėn.

    Cili ėshtė kuptimi i bukės nė Bibėl? Ajo ka kuptimin e kėnaqėsisė, pėrderisa Shkrimi pėrdor urinė pėr tė pėrfaqėsuar moskėnaqėsinė e njeriut. Qė pakėnaqėsia njerėzore tė largohet nevojitet bukė. Nėse janė nė gjendje bijtė e Perėndisė tė pėrfundojnė rrugėn e nisur apo tė kenė forcė tė vazhdojnė mė tej, kjo varet shumė nga kėnaqėsia e tyre e brendshme. Nėse ndihemi tė kėnaqur sot, do kemi forcė pėr tėrė ditėn. Por nėse ndihemi pėrbrenda bosh si njė gomė e shfryrė, nuk do kemi fuqi as tė zvarritemi gjatė ditės. Nuk mund tė dalim nė pėrfundimin se nuk ka jetė, megjithėse ėshtė e sigurtė qė nuk kemi forcė. Ėshtė kėnaqėsia - ndjenja e pashpjegueshme e kėnaqėsisė - qė bėn tė mundur tė ecim para dhe tė pėrfundojmė rrugėn e nisur.

    Le tė shohim se ēfarė ėshtė buka pėr bijtė e Perėndisė. “Unė jam buka e jetės.” Zoti Jezus ka jetė ashtu siē edhe jep jetė. Shumė tė krishterė konsiderojnė ushqim vetėm njė orė lutje apo lexim Bible; ata nuk e dinė se ushqimi i tyre ėshtė vetė Zoti Jezus. Nuk po themi se lutja apo leximi i Biblės janė tė panevojshme. Por tė mos harrojmė se Zoti Jezus thotė kėtu se Ai ėshtė “buka e jetės” - qė do tė thotė se buka e jetės nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē Zotit vetė.

    Shpesh bijtė e Perėndisė janė tė pakėnaqur sepse ata nuk e njohin Krishtin si bukėn e jetės. Takojmė gjithmonė njerėz tė uritur dhe tė pakėnaqur nė ēėshtjet frymėrore. Janė tė palumtur nė ēdo gjė, tė mbushur me pakėnaqėsi nga agimi deri nė mbrėmje. Nuk kemi dėshirė kėtu tė bindim njerėzit tė jenė arrogantė apo tė vetėkėnaqur. Megjithatė do thoshim se krenaria nga vetėkėnaqėsia ėshtė njė gjė, ndėrkohė qė tė qėnit i ushqyer dhe i kėnaqur ėshtė diēka krejt tjetėr. Disa njerėz, tė pėrballur me Perėndinė, jetojnė para Tij nė dobėsi dhe drithmė. Ata nuk kanė as mė tė voglėn shenjė tė krenarisė, e megjithatė ata e kanė prekur Zotin, ndaj janė plotėsisht tė ngopur. Ata janė nė zotėrim tė kėnaqėsisė sė pranisė sė Perėndisė dhe kjo kėnaqėsi ėshtė forca e tyre.

  13. #53

Tema tė ngjashme

  1. CIKĖL POETIK NGA PĖRMBLEDHJA"TOKĖ DARDANE";Shaban Cakolli
    Nga Shaban Cakolli nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 06:53 PM
  2. Fotoaparat i hollė i rezistueshėm ndaj gjithēkaje
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 07:41 PM
  3. Jezu Krishti (isai A.s.) Profet Dhe I Dėrguar VetĖm
    Nga tetari nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2007, 04:36 PM
  4. Mesazh nga Jezus Krishti per Kishen e Tij
    Nga Aragon nė forum Komuniteti i krishterė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 02:06 AM