Receta Gatimi

Nėna helmon fėmijėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Nėna helmon fėmijėt

    Nėna helmon fėmijėt me gjellėn
    qė kishte pėrgatitur pėr burrin

    Hodhi njė medikament, pėr tė larguar tė shoqin nga alkooli

    Nėna helmon fėmijėt nė pėrpjekje pėr tė larguar tė shoqin nga pija.

    Vėlla e motėr,17 dhe 14 vjeē janė helmuar tė shtunėn nė mbrėmje, pasi kanė * ngrėnė gjellėn qė nėna kishte pėrgatitur
    nė drekė pėr babanė. Sipas tė afėrmve, nėna e Romir *dhe Lorena Likės kishte hedhur nė gjellė njė medikament kundėr alkoolit, duke
    planifikuar se kėtė gatim do ta hante vetėm i shoqi, njė punėtor ndėrtimi i alkoolizuar prej vitesh. Sipas burimeve spitalore tė qytetit tė Fierit,
    mėsohet se dy fėmijėt janė dėrguar me urgjencė nė spital rreth orės 19:30 tė sė shtunės.
    “Kanė qenė prindėrit dhe disa tė afėrm qė i shoqėronin. Si fillim, ndėrhyrja e menjėhershme ėshtė kryer te vajza 14-vjeēare, Lorena Lika, e cila paraqitej mė rėndė dhe pak minuta mė vonė ka qenė vėllai i saj, Romir Lika, ai qė ka rėnė nė gjendje kome si shkak iintoksikimit”, tha pėr gazetėn “Shqip” toksikologu Kilo Stoja.
    Mjeku, gjithashtu, ka pohuar se pėrveē lavazhit, si dhe dy perfuzioneve serumi 1000 cc, mbi dy fėmijėt e familjes Lika nuk ėshtė kryer asnjė ndėrhyrje tjetėr, pasi gjendja e tyre mjaft e rėndė i ka detyruar mjekėt e spitalit tė Fierit t’i dėrgojnė dy fėmijėt drejt Tiranės, pėr njė trajtim mė tė specializuar.
    Vajza 14 vjeēe ėshtė shtruar nė spitalin e fėmijėve nė Tiranė, ndėrsa vėllai i saj nė Spitalin Ushtarak.Deri dje nė mbrėmje, tė dy
    fėmijėt ishin nė gjendje tė rėndė, nė luftė mes jetės dhe vdekjes. Toksikologu Kilo Stoja ka pohuar gjithashtu pėr gazetėn se: “Ende nuk ėshtė
    mundur tė nxirret zyrtarisht shkakui intoksikimit, pasi tė dy tė helmuarit kanė qėndruar vetėm pėr 30minuta nė spitalin e Fierit dhe janė
    pėrcjellė pėr nė Tiranė, kohė kjo e pamjaftueshme pėr tė nxjerrė njė shkak konkret. Por tė afėrmit e dy fėmijėve, tė cilėt kishin mbushur
    korridoret e spitalit na treguan diēka mbi helmimin”, tha mjeku Stoja.
    Helmimi i rėndė i dy fėmijėve ka bėrė qė tė vihen nė lėvizje edhe organet e policisė dhe prokurorisė. Gjatė paradites sė djeshme, nė spitalin e Fierit *ka shkuar njė grup hetimor, i cili ka marrė nė pyetje mjekėt e urgjencės dhe specialistin toksikolog, Kilo Stoja.
    Pista kryesore mbi tė cilėn po punojnė hetuesit, ėshtė intoksikimit i fėmijėve nga njė medikament kundėr alkoolit, qė nėna e fėmijėve e kishte hedhur nė gatim.
    “Nėna e fėmijėve, e pafuqishme pėr ta bindur tė shoqin e alkoolizuar tė heqė dorė nė mėnyrė tė vullnetshme nga alkooli, ka gjetur zgjidhjen, duke shkuar nė njė farmaci tė lagjes “15 Tetori” ku banon dhe ka marrė medikamentin kundra alkoolit. E ka hedhur atė nė gjellėn e darkės,
    ndėrkohė qė fėmijėt ndodheshin te gjyshėrit. Por vajza dhe djali janė kthyer nė mbrėmje dhe pa e pyetur nėnėn kanė ngrėnė gjellėn qė ajo
    kishte pėrgatitur. Nė gjellė duhet tė ketė pasur sasi tė madhe tė atij medikamenti qė pėrdoret kundėr alkoolit ēka ka bėrė qė fėmijėt tė helmohen
    rėndė”, tha dje oficeri i policisė gjyqėsore qė po heton kėtė ngjarje.
    Ndėrkohė, policia nuk pėrjashton mundėsinė e arrestimit tė nėnės, e cila me veprimin e saj ka rrezikuar seriozisht jetėn e fėmijėve.
    “Po hetohen familjarėt. Ėshtė marrė mostėr e gjellės helmuese, si dhe menjėherė pas pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė fėmijėve,
    mund tė ketė edhe arrest tė autorit tė kėtij helmimi”, tha njė nga anėtarėt e grupit hetimor. Familja Lika jeton nė lagjen “15 Tetorit” tė qytetit tė Fierit. Gjendja ekonomike e familjes me katėr anėtarė ėshtė mjaft e dobėt. Babai i dy fėmijėve tė
    helmuar ėshtė punėtor ndėrtimi dhe njihet prej vitesh si person i alkoolizuar.
    Vajza 14 vjeēe, Lorena, ėshtė nxėnėse nė klasėn e tetė tė shkollės “Mark Dashi”, ndėrsa vėllai i saj, Romiri, ka mbaruar shkollėn tetėvjeēare dhe nuk ka mundur tė vijojė arsimin e mesėm, pasi pėr shkak tė gjendjes ekonomike tė familjes ėshtė detyruar tė punojė nė ndėrtim, me babanė.

    VAJZA
    Lorena, 14 vjeēe,
    nxėnėse e klasės sė
    tetė, mbėrriti nė
    spital nė gjendje
    kome. Ajo ndodhet
    ende nė gjendje tė
    rėndė nė spitalin e
    fėmijėve nė Tiranė

    DJALI
    Romiri, 17 vjeē, u
    dėrgua nė gjendje tė
    rėndė nė Spitalin
    Ushtarak tė Tiranės.
    Ai ra nė koma disa
    minuta pas tė
    motrės, kur e ēuan
    nė spital

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Nėna helmon fėmijėt

    Po kjo nena e ketyre paska qen kontrabande fare! Po gjithe gjellen e kishte bo me ilac ajo re?

    Gjynof per kalamajte e shkrete, dhe i uroj sherim te shpejte!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Nėna helmon fėmijėt

    sherim te shpejte per femijet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nena e ngrat...
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2012, 04:25 PM
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2012, 09:15 PM
  3. Nėna 15-vjeēare
    Nga mOrtaja123 nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 11:36 PM
  4. Nėna e 5 jetimėve: Fėmijėt ngopen me bukė vetėm pėr Bajram
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2007, 09:42 AM
  5. NĖNA
    Nga Dr-Leone nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 06:20 AM