Stresi mund tė jetė gjė e mirė. Nxit vėmendjen kur ėshtė e nevojshme dhe na pėrgatit qė tė reagojmė menjėherė ndaj rrezikut. Ēdokush ndien stres kohė pas kohe, por stresi konstant mund tė dėmtojė shėndetin tuaj. Sipas disa burimeve, 75 deri 90 pėr qind e tė gjithė vizitave te mjeku mund t’u pėrshkruhen sėmundjeve tė lidhura me stres.

Kur truri ėshtė vazhdimisht nėn ndikim tė hormoneve tė forta tė stresit, rezultati mund tė jetė dėmtimi dhe vdekja e qelizave trunore. Disa pacientė qė vuajnė nga stresi kronik kanė probleme me mbamendjen afatgjatė. Stresi mund tė shkaktojė ērregullime emocionale dhe t’u kontribuojė shumė sėmundjeve, duke pėrfshirė:



- ankthin;

- artritin;

- astmėn;

- funksionimin e reduktuar tė trurit dhe humbjen e kujtesės;

- depresionin;

- diabetin;

- dhimbjen e kokės;

- problemet me zemrėn;

- tensionin e lartė tė gjakut;

- pagjumėsinė dhe problemet me gjumin;

- problemet me lėkurėn.



Bėni njė listė tė tė gjitha gjėrave qė bėni ēdo ditė, ēka duhet tė bėni vetė dhe ēka mund tė delegoni tek tė tjerėt. E rėndėsishme ėshtė tė krijohet balanca. Tentoni tė mos bėni gjithēka vetė. Mė shumė obligime tė pėrditshme, nėnkupton edhe mė shumė stres. Vendosni qė t’i kushtoni kohė vetes. Kjo nuk do tė thonė qė do tė injoroni obligimet tuaja, kjo do tė thotė qė nuk do ta injoroni veten. Vlerėsoni se si ndiheni dhe a keni arritur tė zvogėloni nivelin e lartė tė lodhjes dhe stresit.

Qėndroni tė fokusuar nė situatėn momentale. Mos mendoni pėr atė ēka duhet tė bėni pėr disa javė, muaj apo vite. Zgjidhni detyrat njė nga njė. Nėse ndieni qė ėshtė duke ju mbytur stresi dhe nuk dini ēka tė bėni me veten nga tensioni, ndaluni! Fokusohuni nė frymėmarrje tė ngadaltė qė do t’ju ndihmojė tė mbeteni tė qetė, tė mendoni qartė dhe tė mund tė vendosni mirė. Merrni pėrgjegjėsinė pėr fjalėt, qėndrimin dhe veprat tuaja.

Ndani pak kohė ēdo ditė pėr lirimin e stresit i cili ėshtė grumbulluar gjatė ditės. Lėshoni muzikė tė qetė dhe pėrqendrohuni nė frymėmarrje. Lėreni qė lodhja tė braktisė trupin tuaj me ēdo frymėmarrje.