Receta Gatimi

Strudel Vjenez me Mollė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e mikaela
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    35
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Strudel Vjenez me Mollė

    Strudelieshte nje embelsire tipike e kuzhines Austriake, origjina e se cilit daton qe ne vitin 1696 sipas recetes origjnale qe ruhet ne Biblioteken e Vjenes. Perbehet nga nje pete shume e holle, e mbushur me molle, dardha, pjeshke dhe shume fruta te tjera ne varesi te vendit ne te cilin gatuhet. Sipas nje legjende, kjo pete duhet te jete aq e holle, sa te mund te lexohet edhe nje leter dashurie permes saj!

    Receten origjinale Vjeneze po iu a paraqesim me poshte:

    Perberesit per 2 strudel

    …per brumin

    250gr miell 00
    100ml uje i vaket
    1 veze mesatare
    2 luge vaj ulliri
    pak kripe
    …per mbushjen

    1kg molle Golden te qeruara dhe te prera ne feta te holla (molle te verdha)
    100gr gjalp te qartesuar(ose gjalp te shkrire)
    120gr sheqer
    150gr galete
    100gr rrush te thate
    2 luge te vogla kanelle
    lekuren e 1 limoni
    pak sheqer pluhur per sperkatje
    Pregatisim fillimisht brumin e strudelit duke hedhur miellin ne tavolinen e punes (ose ne nje ene te madhe), i hapim nje grope ne mes dhe shtojme ne te vezen, kripen dhe vajin e ullirit. E punojme brumin me dore duke shtuar pak nga pak uje te ngrohte derisa masa e formuar te rezultoj elastike dhe e njetrajtshme. Formojme nje sfere te madhe me brumin, e lyejme me pak vaj, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e leme te pushoje ne nje vend te fresket per rreth gjysme ore.

    Nderkohe pregatisim mbushjen: vendosim ne uje te ngrohte ku kemi shtuar rrushin e thate per rreth 10 minuta. Ne nje tigan skuqim lehtesisht ne gjysmen e gjalpit galeten dhe e hedhim ne nje tas te madh. Shtojme edhe mollet e prera ne feta te holla, sheqerin, kanellen, rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, lekuren e limonit dhe i perziejme shume mire te gjithe keta perberes me njeri tjetrin. E leme mbushjen menjane nderkohe qe pregatisim petet e strudelit:

    Vendosim ne tavolinen e punes nje pecete te paster dhe te lyer lehtesisht me miell dhe hapim mbi te gjysmen e brumit derisa peta te rezultoje pothuajse transparente (kete mund ta realizojme me dore ose me okllai). E lyejme me pak gjalp te shkrire dhe vendosim siper saj gjysmen e mbushjes me molle. E rrotullojme me ndihmen e pecetes derisa ti japim formen e strudelit dhe i mbyllim mire anet ne menyre qe mbushja te mos dale gjate pjekjes. Ne te njejten menyre pregatisim edhe strudelin e dyte.

    I vendosim strudelet ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre me mbylljen poshte, i lyejme me pak gjalp te shkrire dhe i pjekim per rreth 40 minuta ne furre te parangrohur ne 190°C. Kur pjekja te kete perfunduar, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte ose te ftohte te prere ne feta.

    *Keshille: Pas pjekjes, siperfaqa e strudelit rezulton pak krokante pasi peta eshte shume e holle. Nese kjo nuk ju pelqen, mund ta mbeshtillni menjehere pas pjekjes strudelin me leter alumini; ne kete menyre avulli i leshuar do ta zbuse te gjithe perberjen.

    Gjithashtu sipas deshires, strudelit mund ti shtohen edhe stika pishe, arra apo bajame te pjekura.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    mmm sa e mire...

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    ēdo strudel me pelqen!

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    ēdo strudel me pelqen!
    hahhaa thuaj me mire se cfare ushqimi nuk te pelqen!!!!

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Nerti Lexo postimin
    hahhaa thuaj me mire se cfare ushqimi nuk te pelqen!!!!
    Lol, po ka dhe qe nuk me pelqejn! prit te mendohem.... hmm spo me vjen ndonjegje e keqe gje ne mendje

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fruta & Embėlsira: Strudel me Molle - Recete e Lehte
    Nga Receta Gatimi nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-02-2013, 08:15 PM
  2. Molle te Pjekura!..
    Nga erinda nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2013, 07:16 PM
  3. Molle me Spinaq
    Nga erinda nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2012, 06:26 PM
  4. Trajtimi me molle.....!
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-03-2012, 03:38 PM
  5. Fruta & Embėlsira: Komposto Molle !
    Nga erinda nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2012, 09:13 AM