Receta Gatimi

Shqiptaret, 9 ore gjume dhe 5 ore kafe


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    K.O Shqiptaret, 9 ore gjume dhe 5 ore kafe

    Shqiptarėt duan tė flenė shumė gjumė, tė hanė mirė dhe tė punojnė pak. Kėto janė mėnyrat mė tė zakonshme qė ka populli ynė pėr tė shpenzuar kohėn ku puna duket se del nė plan tė dytė. Nė fakt kėto janė tė dhėnat e studimit tė parė tė bėrė nė vendin tonė pėr mėnyrėn se si shpenzohet koha nga popullata. Tė dhėnat kanė dalė nga njė anketim njėvjeēar i Institutit tė Statistikave dhe Ministrisė sė Punės dhe paraqitet diskriminimin ndaj grave edhe pėrsa i pėrket mėnyrės se si e shpenzojnė njerėzit kohėn e tyre. Nė studim morėn pjesė 2 mijė e 500 familje nga zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė cilat u pėrkisnin shtresave tė ndryshme sociale.
    Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT shpjegoi dje tė gjitha detajet sa i takon shpenzimit tė kohės sė shqiptarėve ndėrkohė nė prezantimin e kėtij raporti ishte edhe pėrfaqėsuesja e OKB-sė nė Tiranė, Zineb Benjelloun.
    Nuk ėshtė thjeshtė njė batutė por njė realitet me statistika ku rezulton se nė 24 orė, shqiptarėt ia kushtojnė plot 38% tė kohė ose 9 orė gjumit. Dhe nga pjesa tjetėr e ditės 20% pra rreth 5 orė nė ditė e kalojnė nė kafe. Sa pėr punėn, nė gjithė hapėsirėn kohore vetėm 13% e zė aktiviteti qė sjell tė ardhura, pra punė e paguar. Ndėrkaq, pėrgjithėsisht mund tė konsiderohemi si popull dembel. Harxhojmė mesatarisht vetėm 4 orė nė ditė pėr tė punuar. Megjithatė specialistėt shpjegojnė se po t’i hysh mė thellė analizave, i bie qė niveli i papunėsisė nė Shqipėri tė jetė nė shifra alarmante, dhe kjo nuk ka lidhje vetėm me dėshirėn pėr tė punuar. Mbi tė gjitha lidhet me mundėsitė qė ofrohen nga tregu i punės apo politikat e ndėrmarra prej qeverive. Tė dhėna mjaft interesante vijnė nga gjetjet e fundit tė studimit pasi meshkujt shqiptare kanė mė tepėr kohė tė lirė pėr t’u marrė me veten apo pėr tė parė televizor, nė krahasim me meshkujt nė Norvegji, ku puna nė familje ndahet njėsoj mes dy partnerėve. Ndėrkohė, nė Itali burrat harxhojnė mė shumė kohė pėr punėt e shtėpisė sesa gratė.
    Gjithashtu studimi ka nxjerrė nė pah edhe hendekun e madh mes grave dhe burrave ku kėta tė fundit duket se pėrfitojnė nė kurriz tė femrave.
    Gratė sipas studimit e shpenzojnė kohėn mė tė madhe nė punėt e shtėpisė, ndėrsa burrat punojnė jashtė saj. 95 pėr qind e grave shqiptare pėrfshihen nė punėt e shtėpisė dhe vetėm 37 e burrave japin njė ndihmė nė familje. Tė dhėnat kanė dalė nga njė anketim njėvjeēar i Institutit tė Statistikave dhe Ministrisė sė Punės, paraqet diskriminimin ndaj grave edhe pėrsa i pėrket mėnyrės se si e shpenzojnė njerėzit kohėn e tyre. Studimi tregon gjithashtu se shqiptarėt 38 pėr qind tė ditės e shpenzojnė pėr gjumė, 20 pėr qind pėr kohė tė lirė, 13 pėr qind pėr punė tė paguar dhe pjesėn qė mbetet, pėr aktivitete tė tjera. “Popullsia 50-64 vjeē vihen re dhe diferencat mė tė mėdha gjinore. Femrat shpenzojnė 7 herė mė shumė kohė se sa meshkujt pėr punė tė papaguar. Mesatarisht gratė harxhojnė 5.40 minuta nė ditė pėr punė tė papaguar, ndėrsa meshkujt 48 minuta. Pjesa e mbetur qė bėjnė punė tė paguar ėshtė sa dyfishi i grave. Pra, 66 pėr qind e meshkujve, qė bėjnė punė tė paguar kundrejt 36 pėr qind tė grave qė bėjnė punė tė paguar”, thotė Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT.
    Raporti tregon gjithashtu se tė rinjtė, nė veēanti meshkujt, pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre tė lirė ia kushtojnė televizorit dhe videos. Ndėrsa sportet dhe leximi zėnė njė pjesė shumė tė vogėl tė kohės sė tyre tė lirė. Pėrfaqėsuesja e OKB-sė nė Tiranė, Zineb Benjelloun e vlerėsoi publikimin e kėtyre statistikave, por apeloi qė qeveria shqiptare tė punojė me qėllim qė diferencat gjinore nė drejtim tė punėsimit tė jenė mė pak tė ndjeshme.
    Ja disa nga gjetjet e Raportit
    Burrat shpenzojnė mė shumė kohė se sa gratė nė punė tė paguar.
    Puna e ndėrmarrė nga gratė ėshtė e dominuar fuqishėm nga puna e papaguar, ndėrsa puna e ndėrmarrė nga burrat ėshtė e dominuar fuqishėm nga puna e paguar. Studimi tregon se, nė fashon orare 8:00-10:00 tė paradites rreth 60 pėr qind e burrave bėjnė punė tė paguar, ndėrsa 70 pėr qind e grave bėjnė punė tė papaguar.
    Pas orės 11:00 tė mbrėmjes, rreth 40% e burrave shkojnė tė flenė, ndėrsa mė shumė se 60% e grave janė ende duke bėrė punė tė papaguar (punė shtėpie), ose aktivitete tė tjera.

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    un sdo pajtohesha me ket artikull! shqiptaret jan shum puntor po e keqja eshte se qeveritaret tani ju kan cungu drejtat e punes...dhe keta me do e mos duhet te rrin ne kafene se nuk kan me cfar te merren? me heret jan marr me grat kan ba nga 5deri ne 8 femi tani i kan jek prej planprogramit femijet, vetem nga1 ose 2 dhe duhet me do e mos te rrin ne kafene

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    un sdo pajtohesha me ket artikull! shqiptaret jan shum puntor po e keqja eshte se qeveritaret tani ju kan cungu drejtat e punes...dhe keta me do e mos duhet te rrin ne kafene se nuk kan me cfar te merren? me heret jan marr me grat kan ba nga 5deri ne 8 femi tani i kan jek prej planprogramit femijet, vetem nga1 ose 2 dhe duhet me do e mos te rrin ne kafene
    e ke shum gabim
    kta persona qe ven dhe rrin ne kafe...mos duan gje qe tu vi puna aty e tu thot "ckemi , ja ku jam un "......duhet te levizin , e te perpiqen per te gjet vend pune...se ka po te kerkosh
    pastaj , tek ky artikull nuk behet fjal dhe per familjaret...por dhe per studentat...qe i ke kafeve ter diten....ven 1 her ne muaj ne shkoll.....e pasi mbarojn universitetin pretendojn te zen vend pune ???????
    per cdo gje ne jet duhet te luftosh cik....se ste vin gje ne pjat argjendi

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Per mos te then 6 ore

  5. #5
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Une max qe bej gjum eshte 6 - 7 ore ,e kafe 1 ore

  6. #6
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    ndoshta nuk eshte totalisht i sakte, por i mbeshtes keto rezultate, edhe pse ndoshta nuk na vjen mire asnjerit prej nesh, por ajo qe eshte e vertete nuk mund te mohohet. te gjithe thone ska pune, nuk kam gjetur apo ku di une, justifikime nga me te ndryshme...ok, e zeme se jane te verteta, po lokalet qe jan perher pothuaj plot si ka mundsi. dikush pa pune nuk ia del te shkoje ne kafene cdo dit. vetem ne shqiptaret jemi te zote ta bejme kete gje. normalisht, dikush pa pune i hyn ne qef edhe gjumi dhe si perfundim dalin keto rezultate....

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Standarti per tu futur ne Europe eshte 12 or gjum ,dhe 12 or kafe! Kemi dhe pak pune ne shqiptaret per ti arritur por jemi goxha afer, sidomos me gjumin!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kafe dhe Diskutim i Lire!
    Nga ReniX nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 1200
    Postimi i Fundit: 04-05-2013, 01:18 AM
  2. A ka mundesi nje minut / do dalim per kafe
    Nga landi i nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2012, 07:57 AM
  3. Piu kafe me gruan, e masakron me thika
    Nga URTESIA nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2011, 10:35 AM
  4. Ja pse shqiptarėt pinė kafe me sheqer
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 05:14 PM
  5. Kafe pėr shėndetin e femrave
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 11:40 PM