Piloti kosovar me nėnshtetėsi amerikane, James Berisha, i cili pėr pesė muaj rresht ėshtė mbajtur nė paraburgim nga autoritetet e shtetit tė Eritresė, ka arritur tė enjten nė Prishtinė.
I shoqėruar nga zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Behgjet Pacolli dhe nga biznesmeni kosovar, Remzi Ejupi, tė cilėt ishin angazhuar pėr ta liruar atė, Berisha ka thėnė se rrugėtimi i tij nėpėr botė me aeroplan personal qė ka pasur qėllim shtimin e njohjeve pėr vendin nga shtete tė ndryshme ka rezultuar me paraburgosjen e tij dhe me ndėrprerjen e pėrkohshme tė kėtij misioni.

Derisa ka treguar detaje nga arrestimi dhe paraburgosja e tij, gjatė njė konference me gazetarė nė Aeroportin e Prishtinės, ku ėshtė pritur edhe nga familjar dhe bashkėvendės tė tij, Berisha ka pohuar se gjithēka ka nisur nė Aeroportin e shtetit diktatorial, duke e cilėsuar atė si agjent tė Shėrbimit Informativ Amerikan, meqenėse pasaporta e tij ka qenė amerikane.

“Po mos tė kishte qenė zotėri Pacolli asnjė njeri i kėtij vendi, i trojeve shqiptare nuk do tė mund ta kthente James Berishen nė Kosovė. Pesė muaj ditė nė burgun e Eritresė, secila ditė nė burgun afrikan ishte si me qenė njė vjet nė liri”, ka thėnė Berisha duke treguar dy lecka, qė sipas tij janė shkėputur nga batanijet e vetme qė ka pasur pėr t’i shfrytėzuar si shtrat dhe mbulesa, raporton Zėri.

Piloti kosovar, veprimtaria e tė cilit njihet me sloganin “Fluturo pėr Kosovė” ėshtė shprehur i inatosur nė Qeverinė e Kosovės, pėrkatėsisht nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ai ka thėnė se ka kohė qė nga institucionet e vendit kėrkon njė pasaportė diplomatike, dhe qė nuk i jepet njė e tillė.

Nga ana tjetėr, zėvendėskryeministri Pacolli ka thėnė se ky ka qenė njėri nga misionet mė tė vėshtira tė tij, meqenėse, ėshtė dashur qė tė negociohet me autoritetet e njė vendi diktatorial tė ngjashėm me Korenė Veriore. /Telegrafi/