Receta Gatimi

Festat, hyrje-dalje e lire nga Greqia


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Festat, hyrje-dalje e lire nga Greqia

    Festat, hyrje-dalje e lire nga Greqia

    E Diele, 25 Nentor 2007

    Emigrantet tane ne Greqi mund te vijne lirisht ne vendlindje, ne kuadrin e festes se nderrimit te viteve edhe nese nuk kane aktualisht leje-qendrimi. Urdhrin e firmosur pardje, e konfirmoi zyrtarisht dje, Ministria e Brendshme ne Greqi. Ajo tha se vlefshmeria e urdhrit eshte nga 10 dhjetori deri me 31 janar te vitit te ardhshem. Autoritetet helene publikuan dhe hollesite, qe lidhen me procedurat e hyrje-daljes se emigranteve edhe nese nuk kane leje te rregullt qendrimi si dhe dokumentacionin qe duhet te kene me vete gjate perpunimit ne pikat kufitare, tokesore, ajrore apo detare. Vendimi inkuadron te gjithe te huajt qe jetojne ne Greqi, perfshire shqiptaret. Per shtetasit nga Kina, kohezgjatja e hyrje-daljes eshte caktuar 1 shkurt 2008 deri me 15 mars 2008.

    Urdhri i dale nga Ministria e Brendshme e Greqise i shkoi per ekzekutim Policise se Shtetit dhe kjo e fundit konfirmoi se ia dergoi zyrtareve ne te gjitha sportelet kufitare te vendit. Sipas urdhereses, nga 10 dhjetori i ketij viti dhe deri me 31 janar te vitit qe vjen, lejohet hyrja dhe dalja e qytetareve shqiptare per ne Greqi, nese kane ne plan te vizitojne vendin e tyre ne kuadrin e festave. “Lejohet hyrja dhe dalja e shtetasve te huaj qe kane leje qendrimi te skaduar, te cilet kane aplikuar per rinovimin e saj”, detajon urdheresa.

    “Aplikantet, konsiderohen qytetare me te drejte te ligjshme qendrimi ne Greqi, derisa autoritetet te vendosin per pranimin ose jo te asaj kerkese”, vijon urdheresa. Ajo sqaron se “perfshihen edhe te huajt e ardhur ligjerisht ne Greqi, te cilet kane aplikuar per leje- qendrimi per motivet e tyre”. Urdheresa, detajon edhe detajet e levizjes. “Emigrantet duhet te paraqesin ne vendkalimet kufitare dokumentet e nevojshme per te mos pasur pengesa ne hyrje-daljen e tyre gjate periudhes 52-ditore”, sqaroi Ministria e Brendshme greke. Sipas saj, dokumentet kryesore qe nevojiten jane pasaporta nderkombetare, leja e skaduar e qendrimit dhe vertetimi se kane depozituar per rinovim (dokumentet e hollesishme i gjeni ne listat qe shoqerojne shkrimin).

    Qeveria helene, nisur dhe nga te dhenat e rasteve te meparshme, beson se kete here, te pakten nje milion shtetas te huaj do te largohen nga ky vend per te qene prane te afermve ne vendlindjet e tyre. Zyrtaret pranojne se afro dy te tretat e te huajve, qe largohen ne raste festash, ne saje te lehtesirave qe jepen nga shteti, jane shtetas shqiptare. Kjo, sipas tyre, shpjegohet jo vetem me afersine territoriale mes dy vendeve, por dhe me perkushtimin e emigranteve shqiptare ndaj familjeve te tyre ne vendlindje.

    Te dhenat

    Afati i hyrje-daljes

    Nga 00.00 e dates 10 dhjetor 2007 deri ne oren 23:59 te dates 31 janar 2008

    Kontakt:

    210 6977182

    Sektori i Emigracionit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, Athine

    Dokumentacioni i detyrueshem:

    A.

    Shtetas te huaj me leje qendrimi te skaduar:

    Pasaporte apo mjet tjeter identifikimi per udhetim, i njohur nga shteti grek, brenda afatit te skadences

    Leja e qendrimit, e cila ka skaduar

    Vertetim formulari A (ngjyre blu), i cili verteton se kane depozituar tek autoritetet perkatese ne vendbanimin e tyre ne territorin grek, kerkese per rinovim leje-qendrimi para se ajo te skadonte, me argument, nje nga kategorite e perfitimit te kesaj lejeje, (bazuar ne ligjin 3386/2005 si per punesim, pune te pavarur, emigrim ekonomik, bashkim familjar, martese me shtetas grek ose te BE-se, per studime etj.)

    Β.

    Shtetas te huaj qe aplikojne per here te pare per leje qendrimi

    Per:

    Bashkim familjar

    Punesim

    Studime

    (Konform udhezimeve te paragrafit nr.11, te nenit 91, te ligjit 3386/2005 dhe nenit 18, te ligjit 11702/2006):

    Pasaporte apo mjet tjeter identifikimi per udhetim, i njohur nga shteti grek, brenda afatit te skadences

    Vertetim formulari A (ngjyre blu), i cili verteton se kane depozituar tek autoritetet perkatese ne vendbanimin e tyre ne territorin grek, kerkese per rinovim leje-qendrimi para se ajo te skadonte, me argument, nje nga kategorite e perftimit te kesaj lejeje, si me siper

    Viza e skaduar ose dokument tjeter hyrjeje te ligjshme ne Greqi, qe kane marre nga shteti grek per arsyet e mesiperme te aplikimit per here te pare per leje-qendrimi

    Vulen e fundit ne pasaporte, te hyrjes ne Greqi

    Vertetim se kane depozituar tek autoritetet perkatese, kerkesen dhe dokumentacionin shoqerues per nje nga argumentet e mesiperme

    SHIFRAT E PERAFERTA



    Ku ndodhen shqiptaret e migruar

    800 000 ne Greqi

    300 000 ne Itali

    250 000 ne SHBA

    80 000 ne Angli

    30 000 ne Gjermani

    20 000 ne Kanada

    8 000 ne Turqi

    5 000 ne Belgjike

    5 000 ne Austri

    4 000 ne Spanje

    3 000 ne Zvicer

    2 000 ne France

    2 000 ne Austri

    2 000 ne Holande

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Festat, hyrje-dalje e lire nga Greqia

    Kjo gje eshte lejuar vit per vit, dhe eshte nje gje me te vertete shume e mire qe i vjen ne ndihme emigranteve Shqiptare kudo qe ndodhen!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. [Temė diskutimi] Pėr festat dua...?
    Nga vaaldr1n nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 05:39 PM
  2. Greqia na la
    Nga olsii nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 11:28 PM
  3. Festat ne shqiperi
    Nga mimoza gjonaj nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 10:29 PM
  4. Nje urim per festat me nje dicka te vecant
    Nga briken nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 08:24 AM
  5. Hyrje e re pėr Portalin
    Nga Lirenti nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-07-2007, 02:09 PM