Receta e parė qė do jepnim pas njė fenomeni kaq tė rėndė e tė dhimbshėm do ishte faji. I kujt ėshtė faji? Kush e bėri kėtė gjė? Marrja e pėrgjegjėsive pas akteve tė tilla, qė pėr hir tė sė vėrtetės janė tė shėmtuara, ėshtė njė tjetėr aspekt paksa i vėshtirė pėr t'u konsideruar. Faji, ashtu siē thuhet shpesh nė biseda tė pėrditshme, mbetet "jetim". Por nėse do flisnim pėr kėtė lloj "meseleje" qė ngatėrrohen shumė elementė, individė, ndjenja e faktorė, subjekti ėshtė paksa mė i ndėrlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumė arsye tė ēojnė nė fenomenin nė fjalė ashtu edhe shumė pasoja e shoqėrojnė atė. Nėse Arbri doli me shokėt e tij pėr tė dėfryer nė njė pasdite tė diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi tė dilte me tė pasi impenjime tė tjera ishin bėrė mė tė rėndėsishme pėr tė. Duket se koha qė Arbri kalonte me shoqėrinė e tij ishte mė madhe se ajo qė kalonte me tė dashurėn. Rastėsisht ndodh qė tė gjendet me njė nga ish miket e vjetra. Tė njėjtėn panoramė mund tė tregonin edhe pėr shumė ēifte tė tjera, ashtu si pėr shembull pėr Anjezėn me Klejdin. Historia e tyre ishte njė histori e bukur por qė ish bėrė tepėr inpasionante. Pas disa muajsh tė fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej mė e dashuruar. Ajo shprehet se bashkėjetesa ndryshoi gjithēka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi tė ishte mė dyshues, mė i ftohtė, shumė ndryshe. Nė kėto lloj rrethanash ajo qė kuptoi ishin ndjenjat qė kishin lindur pėr shokun e saj tė punės. Nė histori tė ndryshme, po tė hedhėsh vėzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista tė forta, madje tė qėndrueshme edhe pse tė papranueshme si tė justifikueshme. Por duke analizuar historitė e lartpėrmendura, duket se do ishte e padrejtė nėse fajėsinė do e merrte vetėm njėri prej partnerėve. Pasi akti drejt rrugės sė shėmtuar duket se ėshtė performuar nga tė dyja palėt. Le tė themi qė njė raport dashurie i ngjan njė vallėzimi tė bukur, apo njė tangoje tė thjeshtė. Pėr tė arritur njė interpretim tė mirė duhet vėmendje dhe pjesėmarrje nė vallėzim nga tė dyja palėt. Nė tė kundėrt ai nuk ėshtė mė njė vallėzim i realizuar.

Pėrtej efekteve anėsore
Por midis ndjesive mė negative qė prodhon fenomeni i tradhtisė, mendohet gjithashtu se ėshtė fenomeni qė e ka njė anė tjetėr tė medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat qė ēojnė individė tė ndryshėm nė kryerjen e njė drame tė tillė janė nga mė tė larmishmet, ashtu siē i pėrmendėm mė lart. Por midis arsyeve mė banale fshihen tė vėrteta ēliruese qė ndonjėherė janė tė nevojshme. Ato janė edhe rastet mė tė mira tė cilat ndonjėherė tė bėjnė tė kuptosh tė vėrteta triumfuese. Pas njė tradhtie tė rėndomtė apo jo tė tillė, tė ndodh tė pėrshkosh ndjesi nga mė tė paparashikuarat. Qė nga kėnaqėsia e pėrjetuar, rigjetje e vetvetes, njė aventurė e kėrkuar, deri te vetėgjyqėsia apo pendimi i rėndė. Ėshtė pikėrisht kjo, ana e medaljes, qė kushdo qė e ka ndjerė ka kuptuar se jeta e tij ka marrė njė tjetėr kuptim. Pikėrisht tė ndodh qė pas njė tradhtie, tė kuptosh ndjenjat e vėrteta qė ekzistojnė brenda teje. Arrin tė kuptosh qė prapaskena tė tilla, tė kanė pėrzgjedhur aktorin mė tė mirė tė njė historie tė vėrtetė dashurie. Ndoshta pas tė tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vėrtetė ėshtė pasioni qė ka provuar nė dashurinė e tij. Ėshtė ajo dashuria pėr tė cilėn ia vlen tė vazhdosh, ndoshta mė me shumė vendosmėri, shpirt dhe brendi. Nė kėto lloj rastesh gjithēka kuptohet se pas njė akti, qė edhe pse i shėmtuar nė dukje, nė depėrtime tė thella mbart vlera tė vėrteta shėruese. Ndaj mė tė drejtė mund tė themi se tradhtia pėrpos efekteve negative, ndodh tė shndėrrohet si njė kurues i njė marrėdhėnieje tė caktuar e cila rilind falė efekteve tė panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Ēfarė sugjerohet?
Ajo qė sugjerojnė sociologėt e ndryshėm ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje. Pėr tė mbrojtur njė raport nga vdekja e tij ka mėnyra qė mund ta mbajnė nė jetė. Cilat janė ato? Si mund tė shmanget tradhtia? Tradhtia ėshtė shumė flagrante dhe si e tillė shmangia saj rrallė ndodh. Megjithatė ka dhe raste shprese. Njė bisedė e hapur me partnerin duke i treguar gjithēka rreth ndjenjave tė reja, do ishte ajo qė sugjerohet nga shumė sociologė. Tė flasėsh pėr ndjenjat e reja ėshtė njė ushtrim shumė i mirė pėr tė ēliruar nga mėkati "ndėrgjegjen e vrarė". Pas njė bisede mund tė kuptohet nėse ėshtė ajo qė kėrkon vėrtet apo ruajtja e raport tė parė. Konsultimi me ekspertė martesorė ėshtė njė mėnyrė tjetėr efikase qė do tė ndihmonte pėr mbrojtjen e lidhjes. Ēfarė sugjerohet nėse "dėmi" ėshtė bėrė? E vėshtirė, por i riparueshėm. Duket se e njėjta pilulė sugjerohet. Pas njė tradhtie tė menduar apo ajo, tė flasėsh me partnerin ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėhet. Edhe pse shumė do tė mendonin shprehjen e famshme "pse tė shkosh si cjapi te kasapi?", ekzistojnė rrugė lehtėsuese. Duke folur nė mėnyrė tė sinqertė, pėr pendim dhe breje ndėrgjegje situata mund tė shihet me sy mė pak tragjik. Falje apo jo, pėrgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e pėrballueshme ėshtė tradhtia nga tjetri dhe i dėshirueshėm mund tė jetė jetėgjatėsia e raportit