Praktika e deritashme nė Microsoft ishte ofrimi i pesė viteve pėrkrahje pėr sistemet operative tė dedikuara pėr shfrytėzuesit shtėpiak. Versionet e SO qė i dedikohen shfrytėzuesve afarist merrnin dhjetė vite pėrkrahje.

Kompania sipas tė gjitha gjasave po e ndryshon praktikėn duke pasur parasysh se Windows 7 dhe Vista gjithashtu do tė ketė dhjetė vite pėrkrahje zyrtare, shkruan ZDNet. Sipas informatave tė fundit, Vista do tė jetė e pėrkrahur deri nė vitin 2017, ndėrsa fillimisht data e ndėrprerjes sė pėrkrahjes do tė duhej tė ishte 10 prilli i kėtij viti. Windows 7 do tė pėrkrahet deri mė 2020.

Pėrkrahja pėr Windows XP ėshtė zgjatur pėr disa herė deri tani, e afati pėrfundimtar i skadimit ėshtė 8 prilli i vitit 2014.
Versionet mė tė vjetėr tė Windowsit ndėrpresin shitjen njė vit pas paraqitjes sė versionit tė ardhshėm, derisa prodhuesit OEM versionet mė tė vjetra mund tė marrin deri dy vite pas paraqitjes sė versionit tė ri.

Burimi:

Telegrafi