Premtimi i bere nga Atrix 4G duket qe po behet i vertete. Te kthehemi mbrapa ne CES 2011, ku Motorola na tregoi nje te ardhme kompjuterike e cila do te jete nga telefonat tane mobil, por kjo na la vetem te presim derisa nje pergjigje me konkrete u rikthye. Tani Motorola e mbajti premtimin e vet, dhe me kete ka treguar nje pajisje mobile me multi-berthame dhe Sistem Operativ i paraperzgjedhur Android, e cila do te funksionoje me Sistemin Operativ Linux Ubuntu. Kjo do te na sjelle ne duart tona nje experience te plote te Desktopit me ekran dhe tastiere. Behet fjale per nje version te redaktuar te Ubuntu, i cili mund te funksionoje ne nje pajisje me Android dhe Linux Ubuntu njeherish (dual boot). Pra ju mund te lexoni mesazhet tuaja, te beni thirrje dhe cfaredo tjeter ne telefonin tuaj krejt normalisht nga Sistemi Linux Ubuntu, duke perfshire ketu Ubuntu TV, vegla virtualizimi te cilat mund te hapin programet e Windows, shfletuesit e internetit te desktopit, dhe programet e Ubuntu te ndertuara per ARM. Nuk eshte ende e sakte se cfare lloj pajisjeje do tju duhet qe te mund ta shijoni experiencen e Desktopit ne doren tuaj, por sic ka thene Canonical Sistemi Operativ do te funksionoje ne pajisjet me multi-berthame nepermjet lidhjes HDMI dhe USB. Deri tani nuk ka informata me te sakta rreth kesaj, por do tju informojme javen tjeter kur te tregohet kjo ne MWC. E deri atehere rrini te kycur me Lirenti.com

Burimi:

engadget.com