Receta Gatimi

A mjafton Dashuria per t'u Martuar..


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    A mjafton Dashuria per t'u Martuar..

    Dashuria romantike

    Ajo lind dhe me pas lulezon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bente qe kjo e fundit te lindte para dashurise...Tashme me pare lind ai emocioni i gjithepushtetshem, unik, i denje per t'u kurorezuar, sepse prospektiva e dashurise romantike, ka kthyer permbys bazat e marteses se dikurshme dhe ka vene theksin mbi lumturine individuale, dhe jo me mbi detyrimin social si pjesetare te shoqerise per t'u martuar dhe gjen¬eruar femije, pavaresisht nese je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi per te qene te lumtur... femijet qe mund te vijne do ta perfeksionojne akoma me shume kete lumturi. Keshtu lind 'feja e dashurise', qe e kthen martesen ne nje kult, qe heret a vone te gjithe e deshirojne dhe duan ta perqafojne.

    Dashurojme
    ... po a eshte mjaftueshem per te trokitur ne porten e marteses?
    Cfare i duhet marredhenies tone per te arritur pjekurine qe kerkon nje martese e suksesshme? Te qenit ne cift implikon ne menyren me te thelle, aftesine tone per te dashur nje person tjeter ne menyre reciproke dhe te pakushtezuar. Kjo marredhenie mbeshtetet gjithashtu edhe ne kapaciteti n e secilit partner per t'u ndjere i/e rendesishem dhe per t'i dhene vleren dhe rendesine e duhur partnerit/es. Pa keto dy cilesi te rendesishme, behet e pamundur nje eksperience e vertetet ne cift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rruges.

    Ciftezimi
    Epopeja e ciftezimit fillon me etapen e pare, ate te zgjedhjes se partnerit/es. Kjo zgjedhje eshte pjese e nje procesi kompleks qe implikon jo vetem gjendjen aktuale te dy partnereve, por edhe te gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqerore dhe sociale qe secili prej tyre mbart ne jete. Eshte ajo zgjedhje qe ne permbledhim me nje fjale te vetme 'terheqje', sepse tjetersoj do na dukej tejet e komplikuar.
    Te gjitha bashke, keto influenca kane formuar ate qe individi eshte, personalitetin e tij te koklavitur qe di te dashuroj e, di te fale, te behet krah, te beje kompromise, pra qe di te jetoje eksperiencen e te qenit ne cift. Cilesi qe ne qofte se do mungonin, do te benin qe martesa te kthehej ne nje kontrate ligjore dhe kaq. Perkrah faktoreve te mesiperm, midis dy partnereve qe zgjedhin njeri tjetrin, ekziston nje ekuiliber ngjashmerish qe i ben dy njerez te bashkejetojne qete ne ekuiliber. Por ne te njejten kohe bashke-ekzistojne edhe disa diferenca qe lejojne nje doze te caktuar tensionimi, qe nuk e demton marredhenien, pasi e furnizon ate me shtysen e shendetshme drejt individualizimit.

    Shtyllat qe mbajne "shtepine e dashurise"
    Stabiliteti ne marredhenien bashkeshortore, prototip i marredhenieve te gjata dhe te forta, bazohet gjithashtu tek:
    ▪ tiparet e personalitetit tone dhe tek menyra se si ja komunikojme ato partnerit/es
    varesia e ndersjelle qe rritet sa me shume kalon koha
    ndjeshmeria ndaj emocioneve tona dhe te partnerit/es
    intimiteti qe sa vjen e shtohet dhe dashuria jane te ngulura thelle ne damaret e marredhenies dhe e ush¬qejne ate pa ndalim
    te dish ta ndash dhe ta jetosh dashurine me tjetrin
    te dish te ndash sa me mire rolet ne nje marredhenie, dhe te vendosesh baza te shendosha intimiteti, do te thote te jetosh nje marredhenie bashkeshortore qe ka c'te ofroje pa u shteruar kurre.
    Gjithashtu qellimet dhe pritshmerite te ndergjegjshme apo jo, kane nje impakt te rendesishem ne drejtimin qe merr nje lidhje, ne intensitetin me te cilin ajo jetohet dhe ne jetegjatesine e saj. Te dehur nga euforia e dashurise, shume prej nesh e kalojne pragun martesor te mbushur me pritshmeri jo shume realiste ne lidhje me ate cka na ofron martesa, te bindur se jeta ne cift do te plotesoje te gjitha nevojat tona, te cfaredo natyre qofshin. Frustrimi fillon ne momentin qe kuptojme qe nuk eshte egzaktesisht keshtu. Dhe ne kete faze ndodh ajo qe pershkruhet 'si fillimi i vleresimit te vetvetes, ne baze te limiteve tona, pritshmerive tona dhe ato te partnerit/es ne lidhje me ne. Martesa kalon keshtu, nje proces zhvillimi, ashtu si nje bebe e vogel e porsalindur qe rritet ngadale dhe fillon te krijoje identitetin e saj te brishte. Sa prej nesh e kane ndjere marredhenien e tyre 'te rritet' me kalimin e viteve ...

    Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet
    Sipas teorise se Bartnett mbi martesen, secili nga te dy partneret kalon permes nje periudhe 'mjalti' qe zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me nje krize qe ve ne rrezik marredhenien martesore. Por si reagojme ne perballe kesaj krize? Disa prej nesh, ndahen perfundimisht nga partneri, me shpresen se mund ta jetojne endrren e marredhenies perfekte me nje njeri tjeter. Disa te tjere e lene veten te pushto¬hen nga gjendja apatike qe shkakton kriza, duke bllokuar keshtu 'rritjen' e marredhenies dhe kalimin e saj ne stadet e tjera te ciklit te saj. Te tjere zgjedhin te c'mitizojne marredhenien e tyre dhe te pranojne njeri tjetrin me gjithe virtytet dhe 'defektet' qe mbart secili.
    Sigurisht qe kjo e fundit, kerkon aftesi te mira autoanalize, qe me ndershmeri vene para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lene menjane idealizmat. Per te bere pa hile dhe truke kete analize, duhet te tregojme perkujdesjen dhe impenjimin per marredhenien duke pare me te miren e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimitetin e embel te jetes ne cift, duke ndare bashke dhimbjet dhe frikerat e njeri tjetrit, duke qene totalisht te hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre te 'gjysmes sone te embel'.

  2. #2
    Chicago Boss 35% Maska e Al Capone
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Vendndodhja
    Jashte Shtetit
    Postime
    560
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Plus dashurise duhet pare dhe xhepi

  3. #3
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Po nuk mjaftoi dashuria cfar duhet te mjaftoj tjeter, po pati interesa te tjera pastaj i thon martou nga e keqa per te perfituar, por nuk do jete e gjate po nuk pati dashuri te vertet

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet
    sa shum qe e ke egzagjeruar ktu
    nuk thua 5-7 muaj ;p

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    paj dashuria eshte kryesorja, e normale pastaj vine edhe anet ekonomike, familja etj etj... por Dashuria eshte e para !

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    sa shum qe e ke egzagjeruar ktu
    nuk thua 5-7 muaj ;p
    hahahhahahahah,Jo kaq rende labe...ka dhe nga ata qe e kane mjalte tere jeten...te rralle por qe ka...

  7. #7
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Nqs nuk mjafton dashuria ēar do mjaftoje , ēar duhet me teper ??? Ah po, ēik leke , lool

    Mjalti dhe kripa shkojne e vine ne nje jete dashurie Labe

  8. #8
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    hahahhahahahah,Jo kaq rende labe...ka dhe nga ata qe e kane mjalte tere jeten...te rralle por qe ka...
    po dhe mjalti i shumt te vel
    e gjith jeta mjalt esht monotoni !!...duhen ca ulje zbritje her pas here

  9. #9
    i/e rregjistruar 10% Maska e ErmiraVlore
    Anėtarėsimi
    Oct 2012
    Postime
    46
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    nuk e kam zakon ti lexoji citimet e gjata ...se skam me sy per te par tastieren pastaj po do thoja vetem qe ... dashuri lind edhe ne adoleshenc .... po a eshte i aft nj e adoleshnt te martohet ????? absolutisht jooooooooo .....

  10. #10
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ErmiraVlore Lexo postimin
    nuk e kam zakon ti lexoji citimet e gjata ...se skam me sy per te par tastieren pastaj po do thoja vetem qe ... dashuri lind edhe ne adoleshenc .... po a eshte i aft nj e adoleshnt te martohet ????? absolutisht jooooooooo .....
    interesante kjo pjesa e fundit

  11. #11
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ndaj te njejtin mendim me ty mira .
    Dashuria eshte gjithshka vetem per idealistet.....romantiket....dhe enderrimtaret .
    Nje mardhenie , qe te eci dhe te jet jetgjat mbart nje kompleks elementesh brenda saj......nder te cilat do vecoja mirkuptimin & besimin !!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-05-2013, 10:26 AM
  2. A mjafton dashuria pėr t’u martuar ?
    Nga labja nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-04-2013, 09:10 PM
  3. Mjafton njė dozė e vetme e vaksinės
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 10:04 AM
  4. Fryme e rende? Mjafton nje doze kafeje
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 06:43 PM
  5. Beqar :) Dashuruar :dashuria: Fejuar & Martuar
    Nga Altin111 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 12:44 PM