Receta Gatimi

~>Ditar......<~


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    ~>Ditar......<~

    29/11/07

    Nje mengjes i veshtire.U zgjova me nje boshllek ne zemer.Ndoshta skam fjetuar aq sa duhet mendova.Pasi piva kafen e mengjesit u bera gati per ne pune.Ne pritje te autobusit per rreth 20 minuta.Cpo ndodh sot?Me mire po eci ne kembe dhe u nisa.Arrita 15 min me vonese ne pune dhe mora ca shikime jo shume te qarta nga *koleget* perreth.Sapo Ch.... me pyeti pse u vonova,u hodha perpjete e i dhashe nje pergjigje qe sduhej.Per disa arsye isha e nevrikosur po sdija pse.Ashtu e merzitur ndjenja gjitha paradites,duke mos marre pjese ne asnje bisede qe behej aty.Me vone mami me merr ne tel."Te ka ardhur letra qe prisje dhe mezi po pres ta lexoj--tha". Por duke ditur qe mund te prisja gjithcka nga letra i bera te ditur mamit mos ta hapte letren.Optimizmi dhe fjalet e saj me bene te ndihesha paksa me e qete.
    Por nuk esht e e thene!!

    Ne castin qe hyra ne shpi (pasi mbarova pune) hapa letren qe gjendej siper nje tavoline.E hapa e ndersa lexoja rrjesht pas rrjeshti fillova te qaja.....
    Dite ters!!
    Ajo leter qe u vonua kaq shume,tani erdhi por jo me lajme te mira.Pse???
    Cdo gje qe kam menduar,punuar,enderruar ne gjithe kto kohe mu duken nje humbje kohe,nje vrime ne uje.Asnje lloj vlere.Si nuk e kuptova kurre qe kjo bote nuk eshte e thurur vetem me njerez te mire,qe me te vertete per shume njerez je asgje.Kush ju a jep te drejten ketyre njerezve te na marrin neper kembe si rere plazhi??Pse kaq padrejtsi?
    Premtime dhe fjale te teperta!Dite e muaj pune per dicka qe u hodh ne mbeturina me pa te drejte.
    Tani e mbyllur ne dhomen time,me deshiren per te mos folur me askend po mendoj!
    Gjithcka do bej te arrij endrren time.Sdo ngelet ne sirtar si nje leter e harruar prej vitesh.Do e coj deri ne fund edhe nqs kjo do me beje te *keqe* me cdo njeri.Tju pergjigjem dhe une me te njejten monedhe e ku i dihet,ndoshta kuptohemi me mire.
    Po iki te fle,ose te qendroj e strukur ne krevat duke menduar nje te ardhme me te mire.Ose te pakten me te qete..........
    Naten e mire

    23:40

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    17

    Re: ~>Ditar......<~

    ?????
    Albi, mos e vrit shume mendjen "Jo gjithmon e keqja vjen per te demtuar" tani kuptohet nuk po di per cfare e ke fjalen dhe ndoshta flas shume hollshem, prandaj presim vazhdimin dhe nje rruge dalje me mbarim te lumtur!!

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~

    Iku dhe njė ditė

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    18

    Re: ~>Ditar......<~

    iku dhe nje dite, kjo shprehje tashme me ndjek ne cdo fund mbasditeje apo fund pune. ora 8, hy ne shtepi e lodhur, me hapa te rende plumb qe me cojne drejt divanit le celsat mbi tavolinen e xhamit dhe zhurma e tyre me kujton qe jam ne shtepi. fillon perseri rrutina, cizmeet ne mes te shtepise , drejtohem tek akuariumi, pesholinoja i vetem ka orarin e ngenies, 4-5 grimca dhe ai noton me i lumtur me me vrull. Por dita ska mbaruar akoma, duhet pergatiur darka. .............

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~

    ORA 2:20 e mengjesit nje tingull i perseritur dite e per dite edhe sot ma prishi gjumin, ashtu nje sy hapur e nje sy mbyllur duke e u mbajtur mbas mureve e dyerve arrij ne banje, megjithesee di se ku ndodhet prap me duhen disa caste per ta gjetur celesin e drites, ashtu si i dembelosur mbaroj pune. po thuajse me ka dale gjumi vishem dhe nisem per ne pune. mberrij atje shikoj po te njejtet fytyra qe shikoj cdo mengjes dhe degjoj po te njejtat shpreje qe i kam degjuar qe ditene pare qe fillova pune (Hi , How are you? Goodmorning etj), hape derren e supermarketit duke thene sapo filloi nje dite e re. e keshtu jane te gjitha ditet e punes me shpres qe nje dite te prishet kjo monotoni.

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~

    I dashur ditar dhe dy ore e iku kjo dite.
    Nje dite e lodhur por nje fillim i ri. Nje txt ne tel me zgjoi nga gjumi: Hey sleepy head,wake up.Good luck with ur studies and pls pls dont get into trouble xxx A.....! Qesha dhe u gezova qe nuk e kishte harruar kte dite.
    Sa nevoje kemi per njerezit e afert e vetem largesia e tyre na ben ta kuptojme kte gje.
    Nje dite qe kaloi por qe bashke me te kaloi nje pjese e jetes.Nje dite e harruar qe do ngele vec ne kujtimet e mia.Nje dite larg teje e nje dite qe i afrohet diteve me Ty!
    Gjume te embel ditar!!

    dt-10/1/08 time- 22;45

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    18

    Re: ~>Ditar......<~

    Si cdo mengjes nuk dua te cohem nga krevati, ngrohtesia e tij me josh, me tualt, me mban perqafuar. Por minutat ikin me shpejtesi marramendese dhe duhet te le kete shtrat te ngrohte. Rrutina e qendrimit para guardarobes dhe kalimi i shpejte i kremastareve ka filluar te behet e padurrueshme, perseri nuk i pergatita rrobat qe ne darke, perseri bej kombinimet shpejt e shpejt, ah jo, sot nuk i vesh dot keto pantallona, (jane shume te gjata dhe me duhet te vesh kepuce me taka me te larta se zakonisht, sot do jete nje dite e lodhshme me mire jo).
    Duhet te shoh nga dritarja si eshte koha, car bluze te vesh, vrenjtur, .................... me mire po vesh kete ketu, vishem shpejt. Programoj oren per ngrohjen e qumeshtit dhe me vrap ne banje. Pergatit kafene, ngrohtesia e saj me zgjon dalengadale, ah te kisha dhe pak..... Momenti i fundit i tualetit dhe jam gati, mossssssssssss nga parfumi fillova te teshtij dhe rimeli me njollosi qepallat, sa inat edhe e di qe parfumi i tepert me ben te teshtij dhe perseri e hedh kur sapo ka vene rimelin. Rrembej xhupin dhe canten. Zbres shkallet duke u sitemuar. Era e ftohte qe ndesh sapo hap porten e madhe te pallatit me thote MIRMENGJES, xhamat e vitrinave poshte pallatit me konformojne qe jam ne rregull. Kalimi i vijave te bardha per te shkuar ne krahun tjeter te rruges me thone dhe dita e sotme filloi............

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~


  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~

    Nje dite e qete,plot te qeshura dhe ciltersi!
    E mendoj tek qendroj e vetme perseri sme del nga mendja arroganca qe tregojne disa njerez! Cdo gje e shohin me ate syrin e dobet qe sdine te cilesojne apo ndajne miresine dhe hipokrizine! Cpo ndodh keshtu??
    Lexoj nje email dhe e rilexoj.Asgje skuptoj,cdo fjale me duket e tepert,cdo bisede pa esence,ca hapa te hedhur para kohe dhe perseri perplasen diku!
    Ne castin kur behem optimiste del e verteta dhe perseri bie ne kurthin e pesimizmit.Sme vjen keq qe jam pesimiste,qe i shoh gjerat me shume se duhet,qe i nderlikoj ato.Fundja po shoh realitetin ashtu sic eshte pa dashur te fsheh ate nen ca ngjyra marremendese qe demtojne asgje tjeter vetem syte e mi,Mua!!
    Fjale dhe vetem fjale,te terhequra zvarre si nje lecke e harruar ne rruge.Fjale pa vend,te pa llogjikuara,te pa matura qe ndertojne asgje tjeter vetem nje mllef zemerimi,paqartesie,inati ndoshta!
    Cte pres me shume? Si nuk mesova kurre..........
    .....kerkoj po cfare??? A sjam une ajo qe duhet te gjej veten time te paren.....!!
    Kujtime te padeshiruara!!
    ..............e ndersa vrojtoj cdo gje me imtesi,nuk shoh gje tjeter vetem nje ngjyre gri e thashetheme pa kuptim,pa asnje baze,pa meshire! Pse..........??
    Vetes time ja bej kete pyeteje por asgje.......
    Zhgenjim......Jo.........!
    Ironi,tallje,padrejtesi ne krahet e dikujt tjeter! Bote e poshter!!

    Por pas nje bisede te kendshme me .......a jam mire.Me beri te mendoj te mire,ti shoh gjerat me paster.
    ....................jam e sigurte qe nje dite dhe une do i gjej hapat e mia!!

    Gjume te embel te gjithve!!

    Dt 24/01/08 Ora 1:15

  10. #10
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: ~>Ditar......<~

    Filloi nje dite e re!

    Kalofshi mire!

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    18

    Re: ~>Ditar......<~

    Si cdo mengjes hyrjen ne zyre e shoqeron hapa e pc, conformimi i adrese ne msn dhe hyrja ne lirenti,rishikimi i temave te shkruara, shakate e Dakut dhe te grupit, c'eshte thene gjate nates qe shkoi dhe qe une si zakonisht nuk kam lexuar.
    Lexoj dhe lexoj, shkruaj ndonje fjale aty ketu, lexoj dhe rilexoj.
    Eshte shpejt akoma asnje nga grupi nuk vjen,.
    Grupi. Kjo fjale kur u hap per here te pare nga ne? Kush e perdori? Daku? Altini? Emaus? Mima?Pologu?Alb? Vana?Reni?Une?
    vertet kush eshte grupi? Ka kohe qe nuk mblidhemi me te gjithe ku benim shaka, ngacmonim njeri-tjetrin pa te keq, thonim batuta pa e vrare mendjen sepse ishin thjesht batuta.
    Ora kalon........................
    Po lexoj gazeten, ndoshta ndonje artikull interesan do beje ta kopjoj dhe ta hedh ne lirenti, pologu si gjithmone do me thote: "ej kuklla me keto shkrimet kopjo e ngjit sigurisht qe ma kalon ne shkrime".
    Me duhet te iki, telefonat filluan resht nuk kam me kohe.
    Diten e mbare te gjithe.

  12. #12
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    17

    Re: ~>Ditar......<~

    --------------------------------

    Edhe nje nate tjeter e kaluar gati ne pagjumesi, vetem me afrimin e mengjesit, qepallat e mia te lodhura fillojn te mbyllen, dhe mendimet ngadale me lene ne vetmi, derisa gjumi me mbeshtjell ne krahet e tij…. Me ne fund!
    …………….
    Shume larg dicka fillon te me shqetesoje: eshte e njejta melodi e qete, apostafat per te me zgjuar me delikatese…. Zilja bie cdo 5 minuta derisa vendos ta fik dhe me veshtiresi, duke i mbledhur te gjitha forcat qe kam, braktis shtratin e ngrohte…
    Behem gati me shpejtesi
    …………....
    Vesh rrobat e pergatitura nje nate me pare, dhe me nxitim zbres poshte…
    Ne dukje nje dite e mrekullueshme: ere e mprehte, nje qiell pa re dhe drita e diellit ndricon cdo gje! Ndez makinen e akullt, duke humbur 5 minuta te kohes time (nuk e kisha parashikuar) me tentativen qe nje pjese e xhamave te shkrihet.
    Me rrembim dhe shpejtesi nisem per te hapur dyqanin, edhe sot nje trafik i madh dhe njerez te pa afte me bllokojne rrugen, qe me bejn te humbas kot disa minuta te tjera. Ora 8.30, mberrij ne pune. Kolegia ime duke me pritur per kafen dhe brioche-in e mengjesit, bejme disa shaka rreth dites te veshtire qe na pret dhe keshtu ngadale, por ne menyre frenetike fillon dita jone e stresuar dhe monotone, duke takuar te njejtet njerez, duke biseduar po ato muhabete, duke degjuar pa kujdes te madh ankesat e kota te personave gjithmone te pakenaqur. Kjo eshte nje llotari mendoj ne vetvete, nuk eshte nje rrefimore ku ato te shprehin ankesat e tyre, por duhet treguar durim, dhe une me buzqeshje te stampuar ne fytyre pohoj pa marre shume pjese ne diskutim, ndryshe nuk dine te shkeputen kollaj nga se folura!
    Ajo qe thyen monotonine e zakonshme ndonjehere eshte nje fytyre e re qe prezantohet, derisa dite pas ditesh, prezenca e tij/saj behet
    gjithmon dhe me frekuente dhe perseri hyn te bej pjese ne perditshmerine time!

  13. #13
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    hahahahahha i dashur ditar...
    u be kohe qe s'jemi pare...
    te rrijme sic rrinim atehere...
    une thurja dite te mia...e ti nuk lodheshe asnjehere...

    Ditar i dashur...si te kam?
    a me mendon per mua,vall a me ke xhan?
    u rrita me ty,sot te flaka tej...
    humbe mes gremines...e sot s'kam ku te te gjej...
    hahahha (ca vargje momentin)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi