Cfare mendoni se kane te perbashketa fjalet

Scam, Scaming, Fake Login, Keylogger? Kane te perbashket TUFEN! Ne Interent si ne jeten reale ka shume hajdut! Menyrat qe mund te bejne nje trufe jane nga me te ndryshmet dhe gjenialet! Keshtu pra qe duhet te bejme shume kujdes dhe kerkime perpara se te vendosim te paguame!

Personalisht kam rene preh e nje trufe te till, dhe po ndaj me ju kerkimet e mia, keshtu mund te evitoni te bini preh e trufave!

Ne internet tashme mund te shitet dhe blihet pothuajse gjithēka! Ne eBay, faqe e njohur per asta, qarkullojne shumica e "trufatoreve", dyqane virtuale qe propozojne ēmime super te ulta por nuk te dergojne mallin apo lajmerime makinash ku te kerkojne nje paradhenie.



Nuk mendoj se ka ndonje lloj klasifikimi i trufave ne Internet po le te shikojme me me detaje si duhet te mbrohemi.

Trufat ne eBay



Ne eBay siē e thash, trufatoret jane ne ēdo cep te faqes. Duhet te beni kujdes nga shitesit qe kane negativ feedback! Feedback eshte nje lloj "cilesie" qe ka shitesi i vendosur nga ata qe kan bler tek ky shites.
Feedback negativ duhet evitur por KUJDES dhe feedback 100% pozitiv! Shume shites kryejne shitje te vogla me disa euro midis llogarive te tyre per te patur nje feedback pozitiv, pra duhet te shikoni ēfare ky shites ka vene ne shitje me pare dhe ēfare ka shitur!
Mund te ndodhi qe eshte dhe nje shites i ri ku nuk ka feedback!?! Ne kete rast duhet te shikoni ēmimin! Nese ēmimi eshte shuuuume me i ulet se nga ēmund te gjendet ne treg apo faqet e tjera, mund ta lini ate objet pa blere! Ka shume mundesi qe mund te jete nje trufe!

Shembull: Nese nje iPhone 4s kushton 600 Euro, dhe ju e gjeni me 300 apo 350 Euro, nuk ju lind ndonje ndryshim? apo e mendoni si "Ofert"!!! Besoj se nuk do nje pergjigje!

Per te mbyllur trufat ne ebay, ju rekomandoj te blini nga shites qe kane nje logo powerseller, dhe te shikoni komentet e blereseve te tjere. Dhe gjithashtu nese paguani me Paypal, eBay ka nje sistem mbrojtes nese nuk ju vjen malli.


Trufat ne faqe me Oferta



Keto rekomandime i kam per femrat! Ne internet gjenden miliarda faqe qe shesin produkte te ndryshme! Disa prej ketyre jane faqe serioze, disa disi serioze dhe te tjerat jane komplet trufa!
Perpara se te blini nga nje faqe interneti .com, gjeja e pare qe duhet te shikoni eshte nese perdor nje protokoll sigurie. Adresa ne internet duhet te filloj me: https:// - kjo vlen per fazen kur beni pagesen, qe siguron trasmetimin e te dhenave te sigurta.

Por perpara se te shkoni tek pagesa duhet te ndaloni me pare tek disa faktore te tjere.
  1. Ēmimi? - Si eshte ēmimi me tregun sa % ulje ka?
    Siē e thash dhe ne shembullin e eBay siper me telefonin iPhone, vlen e njejta gje dhe per fustanet, produktet e bukuris, veshjet, elektronika, apo objekte te tjera.
    Ēmimi nuk duhet te ket shume diferenc nga ai qe gjendet ne dyqan. Jane mijera faqe kineze, qe shesin per 50-100 Euro fustane qe arrijne shifren 500Euro, dhe kjo besoj se mund tju bej te dyshoni.
  2. Shikoni Komentet e te tjereve!
    Nuk mjafton vetem ēmimi. Duhet te beni kerkime te pyesni neper forume, persona te tjere qe kane blere tek ajo faqe. Nese malli i ka ardhur apo jo! Nese i ka ardhur malli porositur apo tjeter, nese ka ardhur i demtuar. Kohet te dergimit jane te pranueshme?? Pra pyesni!
  3. Pagesa!
    Nese eshte e mundur, paguani ne dorezimin e malli! Perndryshe krijoni nje llogari ne paypal, dhe evitoni te vendosni Karten e Kreditit, ose hapni nje kart krediti te rikarikueshme! Punon tamam si skedat e telefonit te rikarikushem! Ne momentin e blerjes, hidhni leket ne kart.


Trufat ne faqet me lajmerime



Trufatoret nuk mungojne dhe ketu! Ka faqe te tjera si eBay por me te vogla si pershembull faqet e shitjeve te makinave te perdorura! Eshte plot me trufator, pra beni kujdes!
Nje shites ka vene ne shitje nje Mercedes Benz me ēmim teper interesant! Ju e kontaktoni dhe ai thote qe makina eshte e dispunueshme, ju dergon foto te makines, dhe ju kerkon ne nje menyre gjeniale nje paradhenie te bllokoj makinen. Ju paguani paradhenien, prisni 1 jave, 2 jave, 1 muaj por makina nuk duhet gjekundi!
Keshu pa kuptuar keni rene preh e nje trufe!

KUJDES, kini parasysh keto gjera:
  1. Evitoni Paradheniet
  2. Kujdes me ēmimin
  3. Mundesisht shkembimi mallit dorazi


Ēfare duhet te keni parasysh tjeter per blerjet ne Internet

Gjithmon duhet te tregoni te zgjuar qofte se paguani diēka 3-5 euro apo 400-500 Euro. Hajduteve mund ti interesojne vetem te dhenat tuaja bankare.

Kini parasysh qe disa shtete, kane nje dogane per tu paguar nese blini nga shtete te huaja nga ku jetoni (nuk e di si funksionon ne Shqiperi, por dogana duhet paguar dhe pse skam eksperienca me korrier shqiptar, nese ndokush ka bler mund te na e keshilloj)
Plus ēmimit real te mallit duhet paguar dhe Dogana, qe mund te varior nga 10% ne 20% te vleres se mallit.

Mos harroni shpenzimet e dergimit te mallit!
Keto shpenzime nuk jane ne vleren reale te malli, por shtohen gjate momentit te pageses. Vini re kete detaj.


Shpresoj te ju kem ndihmuar sadopak me keto keshilla mbi blerjet online!
Nese keni sygjerime apo verejtje mund ti shqyrtojme tek kjo teme!

Al Capone - Trufat Online