Revista ekonomike amerikane “Forbes”, ka hartuar listėn e kėtyre vendeve mė misterioze. Vendi qė e fiton kėtė klasifikim tė pazakontė ėshtė kėshtjella Bran, nė Brasov tė Rumanisė. Legjenda tregon se nė kėtė vend ka jetuar Vladi i pėrgjakshėm, qė nxiti Bram Stokerin nė vitet 1800 tė shkruante romanin “Dracula”. Vlad ishte njė princ i tmerrshėm, qė i vriste armiqtė dhe tradhtarėt e dyshuar tė tij me mėnyra pak ortodokse. Sot, kėshtjella ėshtė kthyer nė njė muze, por sipas revistės “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kėshtjellės atė mister qė e rrethonte prej kohėsh: “Nėse ecėn nė dhomat e kėsaj kėshtjelle, shkruan revista, mund tė rishohėsh gjyqet kundėr shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet nė litar, qė Vlad urdhėroi nga kėto mure”.


KULLA E LONDRĖS


Nė vend tė dytė renditet Kulla e Londrės. E ngritur nė vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo pėrshkruhet si njė vend shpirtrash: njėra prej kėtyre historive rrėfen se edhe sot natėn fantazma e Anna Bolenės, gruas sė dytė tė Henrikut VIII qė u vra brenda kėtyre mureve, shėtit nė dhomat e kullės me kokėn e prerė nė duar, nė kėrkim tė bashkėshortit tė saj tradhtar, qė e vrau vetėm sepse donte tė martohej me njė grua tjetėr. Vendi i tretė mė misterioz i botės janė katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranė qendrės sė qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parizienėve qė kanė jetuar nė shekujt e kaluar. Nė shekullin e XX-tė janė kthyer nė muze dhe janė tė shumtė vizitorėt qė thonė se, nė disa raste kanė parė fantazma, ose kanė dėgjuar britmat e njerėzve tė vdekur.


ZONA 51 NĖ NEVADA


Nė listė vjen mė pas njė vend mė modern, por qė ruan njė sharm tė jashtėzakonshėm: zona 51 nė Nevada. Ky territor i Shteteve tė Bashkuara ėshtė njė zonė “top-secret”, ku askush, pėrveē anėtarėve tė ushtrisė amerikane nuk mund tė hyjė. Sipas legjendės, pikėrisht kėtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtėtokėsorėt, qė i janė mbajtur tė fshehta opinionit publik pėr arsye tė ndryshme.
Mes tė tjerave, sipas njė prej teorive mė tė famshme konspirative tė ufologėve, nė vitin 1947, pas shpėrthimit tė njė rakete hapėsinore tė ufove nė Rosėell, nė Nju Meksiko, pjesėt e mbetura tė raketės dhe tė ekuipazhit janė transportuar pikėrisht nė zonėn 51. Nė vend tė pestė, mes zonave mė tė mistershme ėshtė Ėestchester County, nė shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Ėashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Holloė”; thuhet se nė kėto territore ende endet njė kavalier gjatė natės, duke kėrkuar kokėn e humbur nė luftime. Ēdo vit nga data 26 deri mė 28 tetor, kėtu ka njė eveniment aktrimi, ku aktorėt rikrijojnė sėrish kėtė histori tė mistershme.


MONTEKRISTOJA AUSTRALIAN


I gjashti nė listė ėshtė liqeni Inverness nė Skoci, i njohur pėr praninė e pėrbindėshit Loch Ness. Shfaqja e parė e kėtij pėrbindėshi daton nė shekullin e 6-tė para Krishtit. Por, edhe sot ka shumė turistė qė tregojnė se kanė parė shenja tė pranisė sė tij nė liqen. Klasifikimin e vendeve mė misterioze e mbyll Montecristo Homestead nė qytetin Junee, nė Australi: sipas legjendės, nė kėtė vend ndodhen fantazmat e dhjetė personave qė dikur jetonin e mė pas vdiqėn kėtu. Mes tyre ėshtė dhe fantazma e vajzės sė pronarit tė shtėpisė, Christopher William Crawley, ajo e njė kameriereje shtatzėnė qė u hodh nga ballkoni dhe e njė kopshtari.